Jump to Navigation

Çokollata e shpejton pulsin

Megjithëse në shumicën e studimeve të fundit janë zbuluar shumë efekte pozitive të konsumimit të çokollatës, një studim i ri amerikan ka sjellë disa lajme të këqija. Sipas këtij studimi, nëse konsumohen për gjashtë javë rresht nga 37 gram çokollatë të zezë në ditë, do të vijë deri të shpejtimi i të rrahurave të zemrës në minutë. Përveç efektit negativ në shpejtimin e pulsit, do të ketë efekt negativ edhe në shtypjen e gjakut dhe në variablat tjerë hematologjikë. Sidoqoftë, këto janë rezultate të cilat vijnë nga një studim i vetëm dhe nuk ka nevojë të krijohet panik. Për t’u vërtetuar kjo nevojiten edhe shumë studime shtesë


Main menu 2