Jump to Navigation

Ndikimi i ndërsjellët në mes të te ushqyerit dhe rreziku nga kanceri

Studime të shumta kanë treguar, se ka ushqime dhe mënyra të sjelljes, të cilat e shtojnë apo zvogëlojnë rrezikun e sëmurjes nga kanceri.
Perimet, pemët dhe materiet përbërëse (fije ushqyese/materie balancë) kanë ndikim mbrojtës. Mbipesha, alkooli dhe mishi e rrisin rrezikun e sëmurjes nga kanceri.
Në vitet e kaluara janë bërë shumë studime dhe analiza, që të nxirret në pah se ciIat mënyra sjelljeje e rrisin rrezikun e sëmurjes nga kanceri dhe cilat e zvogëlojnë atë. Shumëçka është ende e paqartë dhe hulumtuesit (shkenctaret) vazhdimisht duhet ta pranojnë, se ata gjatë studimeve të tyre rrënjësore, voluminoze dhe të shtrenjta, njërin apo tjetrin faktor e kanë vlerësuar gabimisht. Prandaj duhet dalluar ne mes të: fakteve bindëse atyre që kanë gjasa dhe atyre që janë të mundshme.

Ky vështrim mbi të gjitha tregon se: perimet, pemët,materiet përbërëse (fije ushqyese/materiet balancë) dhe lëvizja ushtrojnë një efekt pozitiv.
Materiet përmbajtëse të këtyre artikujve ushqimorë mund ta forcojnë dhe mbrojnë trupin tonë në mënyra të ndryshme. Këto të ashtuquajtura materie bimore bioaktive dhe sekondare ndikojnë dhe njëkohësisht parandalojnë, prandaj një ushqim i shëndoshë duhet të jetë i pasur me to.
Një ndikimnegativ në shëndetin tonë kanë: mbipesha, konsumimi i mishit dhe alkoolit

Mbipesha mund të paraqitet në forma të ndryshme:
> sasia e konsumimit të artikujve ushqimorë është e madhe.
> konsumohen artikuj ushqimorë, që përmbajnë një shtresë të madhe të energjisë si p.sh. prodhimet e  pasura me yndyrë.
> trupi bënë lëvizje të pakta kështu që nuk mund ta përpunoi energjinë e marrë. Energjia e tepërt në trup deponohet në qendra dhjamore.



Main menu 2