Jump to Navigation

Lëndimet e Krahërorit

Organet vitale siç janë zemra, mushkëritë dhe enët e mëdha të gjakut janë të vendosura në hapësirën e krahërorit.Brinjët kanë funksion mbrojtës ngase bëjnë mbrojtjen e këtyre organeve të vendosura në hapësirën e kafazit të krahërorit.Kur trauma e involvon kafazin e krahërorit, nuk dëmtohen vetëm brinjët por edhe organet të cilat janë të lokalizuara nën brinjë.
. Ndihma e parë te lëndimet e kafazit të krahërorit është mjaft e vështirë për tu dhënë dhe për tu menagjuar.Ndihma mjekësore duhet të arrijë shpejt në kohën sa më të shkurtër që të jetë e mundur .

Sipas mekanizmit të krijimit dallojmë :
• Lëndimet e mbyllura apo topitëse, të cilat janë të shkaktuara si pasojë e veprimit të forcës mbi kafazin e krahërorit.Lëndimet më të vogla shkaktojnë vetëm konfuzionin e indeve të buta apo pjesës kockore të toraksit.Tek veprimi i forcave më të mëdha, mund të dëmtohen edhe organet intratorakale dhe atë më së shpeshti mushkëritë dhe zemra ndërsa rradhë mund të ndodh edhe ruptura e aortës torakale, bronkut dhe laceracioni i ezofagut .
• Lëndimet e hapura apo penetrante, janë ato të cilat kalojnë nëpër murin torakal dhe pleurën parietale ndërsa shpesh i prekin edhe organet intratorakale.Këto janë zakonisht plagë shpuese me thikë apo mjete të tjera të mprehta.Gjatë kësaj mund të vie deri te lëndimi i mushkërive, zemrës, enëve të mëdha të gjakut, ezofagut dhe trahesë.Tek lëndimet e rënda të kafazit të krahërorit më me rëndësi është që të mbahet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes dhe të sigurohet frymëmarrja.
Indikacionet për torakotomi urgjente janë :

Lëndimet e zemrës,
Tamponada e perikardit,
Lëndimet e rënda të enëve të mëdha të gjakut,
Gjakderdhjet e shpejta dhe të vazhdueshme,
Ruptura e diafragmës,
Ruptura e diafragmës, trakesë apo bronkeve,
Largimi i thikës e cila ndodhet në regjionin e zemrës dhe enëve të mëdha të gjakut,
Aritmia e e vazhdueshme e miokardit si pasojë e trupit të huaj në miokard,

FRAKTURA E BRINJËVE
Tek lëndimet topitëse më së shpeshti thyhen brinjët e mesme dhe të poshtme në vijën e mesme aksillare.Tek lëndimet penetrante lokalizimi i frakturave varet nga vendi i këtyre lëndimeve .
Pasqyra klinike
1. Lajmërohet dhembja gjatë frymëmarrjes, kollitjes dhe teshitjes në anën e lënduar .
2. Ekziston ndjeshmëria e fortë e dhembjes, në anën e lënduar, në palpacion dhe gjatë shtypjes në sternum .
Ndihma e parë, vendose viktimën në pozitë gjysmë të ulur, duke lejuar që viktima që të anojë kah ana e lënduar.Kjo do ti ndihmojë atijë gjatë frymëmarrjes .
Komplikimet,
1. Kafazi i krahërorit jostabil, i përcjellur me frymëmarrje paradoksale,
2. Pneumaotoraksi,
3. Emfizema subkutane,
4. Hemotoraksi,
5. Ruptura e diafragmës,
6. Atelektaza dhe pnumonia,

KAFAZI I KRAHËRORIT JOSTABIL
Karakterizohet me frymëmarrje paradoksale që do të thotë se gjatë inspirimit pjesa jostabile e murit ngrehet brenda ndërsa në ekspirium shkon kah jashtë.
Dallojmë tri tipe të toraksit jostabil :
1. Tipi anësor apo lateral, tre apo më tepër brinjë fqinjë janë të thyer në dy vende,
2. Tipi i përparëm apo anterior, fraktura sternale,
3. Tipi posterior apo i pasëm, thyerja paravertebrale apo e dyanshme e brinjëve
Më së shpeshti haset tipi lateral përderisa tipi i përparëm apo i pasëm ndodh më rrallë .
Ndihma e parë, nëpër murin jostabil torakal vendosen disa shtresa të gazës dhe fortë ngjiten me leukoplast.
Gjatë ardhjes në spital bëhet trakeostomia, intubacioni dhe ventilimi mekanik .

FRAKTURA E STERNUMIT
Çfarëdo traume e fortë e pjesës së përparme të toraksit ( më së shpeshti goditja e kafazit në timon ) shkakton frakturë të sternumit.Gjatë këtyre lëndimeve mund të krijohet fraktura e izoluar e sternumit apo fraktura e sternumit së bashku me frakturën e disa brinjëve.Fraktura e sternumit më së shpeshti është e lokalizuar në trupin e sternumit apo në kalimin në manumbrium sterni.
Vendi i lëndimit është shumë i dhembshëm .
Mjekimi, konzervativ ndërsa tek dislokimi i fragmenteve është e nevojshme reponimi operativ dhe fiksimi .

KOMPRESIONI I TORAKSIT APO ASFIKSIONI TRAUMATIK
Krijohet si pasojë e veprimit të shtypjes së fortë dhe të papritur në kafazin e krahërorit dhe pjesën e sipërme të abdomenit.Gjatë kësaj vjen deri te mbyllja reflektore e epiglotisit me krijimin e e shtypjes pozitive intrapleurale.Si pasojë e kësaj vjen deri tek ngecja në venën kava superior .
Pasqyra klinike, cianoza e kokës, qafës dhe gjysmës së sipërme të toraksit, gjakderdhje petehiale nënlëkurore dhe subkonjuktivale .
Mjekimi, menjëherë të lirohet toraksi dhe të largohen të gjithë faktorët që e vështirsojnë frymëmarrjen.Mjekim i veçantë nuk është i nevojshëm.



Main menu 2