Jump to Navigation

Mërdhierja

Mërdhirja është të ftohuritn e përgjithshëm të trupit. Në temperaturën e trupit më të ulët se 25 C, shkaktohet vdekja. Mërdhirja në krahasim me të ngrirat mund të shkaktohet edhe atëherë kur temperatura është më e lartë se pika e ngrirjes sepse nxehtësia më shumë humb se sa krijohet. Prandaj mërdhirja shkaktohet nëse personi pushon ose flen në vend të ftohtë dhe të lagur, e sidomos nëse fizikisht është i dërmuar ( krijohet nxehtësi më pak ) ose i dehur ( humb nxehtësi më shumë ).
Shenjat e mërdhirjes , janë ndjenja e të ftohtit dhe e dridhjes së trupit në fillim e më vonë viktima fillon të ndjejë lodhje, të jetë indiferent dhe ta marrë gjumi. Nganjëherë para se ta humbë vetëdijen , ka halucinacione.
Trupi ftohet gjithnjë e më tepër, kurse frymëmarrja dhe puna e zemrës ngadalsohet mjaft deri sa të pushojnë fare.
Në qoftëse se egziston ndalja e frymëmarrjes dhe e punës së zemrës, ndihma e parë konsiston në reanimimin kardiopulmonar . Frymëmarrjen artificiale mund ta bëjmë edhe kur frymëmarrja është e ngadalësuar . Personin e mërdhirë duhet ta fusim në lokal të nxehtë , kurse pjesët e qafës dhe të trupit të tij duhet tia nxejmë menjëherë me kompresa të nxehta ose me termofor .temperatura e të cilave nuk guxon të kalojë 40 C . Nëse i sëmuri ka qenë pa vetëdije dhe iu është kthyer vetëdija duhet ti japim edhe lëngje të nxehta dhe ta dërgojmë në institutin shëndetësor .
Mërdhirja mund të pengohet me veshëmbathje të nxehtë , duke iu shmangur aksioneve të mundimshme , kur është ftohtë ,duke mos pirë alkool . Në qoftëse dimrit flejmë në natyrë duhet të flejmë afër personit tjetër ose pranë kafshëve ( qenit, kalit, në mes dhenve etj. ). Të gjitha veprimet me të cilat kursehet energjia dhe nxehtësia janë të dobishme që të pengohet mërdhirja . Po ashtu ka rëndësi të merret ushqim me kalori të madhe (çokolladë etj.).


Main menu 2