Jump to Navigation

Problemet me zëmer

Ndërprerja e punës se zemrës shenon ndërprerjen e menjëhershme të papritur të punës së zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Ndërprerja e punës së zemrës është situata më dramatiken në jetë.


Shkaqet që e ndërprejnë punën e zemrës janë:
-infarkti i miokardit-embolia akute e mushkërive, stenoza (ngushtimi i aortës, anomalitë e lindura të zemres, sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, përdorimi i dozave të mëdha të barnave, krypërat e kaliumit, procedurat diagnostike, ataqet e rrymës elektrike, reaksionet anafilaktike sidomos gjatë ordinimit të penicilinës, gjakëderdhjet e mëdha etj.
Ndërprerja e punës së zemrës më së shpeshti shkaktohet te anoskit akute (ngulfatja me trupa të huaj, varja, shtypja e krahërorit, fundosja në ujë) dhe hiposkisë së miokardit (zvoglimit të oksigjenit në muskulin e zemrës).


Shenjat e ndërprerjes së punës së zemrës janë:
-humbja e vetëdijes, mungesa e pulsit në arteriet carotidea, ndryshimi i ngjyrës së lekurës në të zbehtë, ndërprerja e frymëmarrjes, zgjerimi i bebëzave të syrit.
Dallohen dy forma të ndërprerjes së aktivitetit të zemrës- i pari është ndërprerja totale e e punës së zemrës dhe e dyta kontrakcionet e pakoordinuara të muskulit të zemrës.
Ndërprerja e punës së zemrës para syve të shpëtimtarit, të sëmurin shpejt e ve në pozitën praptazi (në shpinë) ia ngritë qafën me dorë dhe koka i hedhet prapa për ta penguar kthyrjen e gjuhës prapa për të mos iu zenë frymarrja. Menjëherë i ngriten gjymtyrët e poshtme deri në pozitën vertikale duke ia mbajtë rreth 5-10 sekonda deri sa të mundësohet kthimi i gjakut venozë në zemër. Me anën e brendshme të grushtit në mënyrë ritmike e godit shpejtë dhe fortë në mes të dërrasës së krahrorit në distancë 20-25 cm.
Kështu goditja ritmike ndërpren fibrilimin e në rast të asistolisë e ngacmon zemrën në aksion. Goditjet bëhen në cdo minut.
Nëse pas disa goditjeve nuk ka sukses atëhere kalohet në masazhin e jashtëm të zemrës.


Masazha e jashtme ose indirekte e zemrës bazohet në argumentin që zemra është e vendosurë në krahëror, në mes të boshtit kurrizor dhe prekordiumit (dërrasës së krahërorit). Shtypja në pjesën e fundit të dërrasës së kraharorit përcillet në zemër ashtu që mekanikisht pumpohet gjaku nga zemra në enët e mëdha të gjakut. Kjo metodë e mundëson që të ushqehet truri që është organi më i ndjeshëm në mungesë të oksigjenit. Mu për këtë masazha e zemrës duhet sa më shpejtë të fillojë në kohë prej 3-6 minutash nga nderprerja e punës së zemrës.
Teknika e masazhës së zemrës zbatohet në të njejtën kohë me frymëmarrjen artificiale.
I sëmuari vehet në mbëhtetëse të fortë.



Main menu 2