Jump to Navigation

Metoda tjera kontraceptive

Norplant - Norplanti është një kontraceptiv hormonal me efekt të zgjatur, por qe nuk gjendet ne Shqiperi. Ai ndikon në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore dhe atyre tiroide, metabolizmin e yndyrnave dhe proteinave dhe nivelet e sheqerit në gjak ashtu si dhe kontraceptivët orale (Tableta kontraceptive).

Depo-Provera dhe Kontraceptivët e Tjerë të Injektueshëm - Depo-metroksiprogesteron acetati (DPMA) e njohur ndryshe si Depo-Provera, Depo, ose "gjilpëra" u aprovua nga AUB-ja në vitin 1992 për përdorim në SHBA* si një kontraceptiv hormonal vetëm-progestin. Administrohet në formën e një injektimi të thellë intramuskular të 150 mg çdo tre muaj, por efekti mbrojtës i saj është 14 javë. Përpara vitit 1992, DMPA ekzistonte në treg për përdorime të tjera (si trajtimi i kancerit uterin). DMPA-ja prodhohet dhe shpërndahet nga Upjohn Company, gjendet në më shumë se 90 vende dhe përdoret nga 30 milion gra në mbarë botën. DMPA funksionon duke ndaluar ovulimin. Gjithashtu shkakton trashje të rrjedhjes cervikale duke krijuar një pengesë për spermën. Në vitin e parë të përdorimit ka një raport dështimi 0,3%.
Që të përdorni DMPA-në për kontrollin e lindjes duhet të bëni injeksionin e parë brenda javës së parë pas fillimit të periodës; ajo fillon mbrojtjen nga shtatzënia menjëherë.
Nëse doni të vazhdoni me DMPA-në për kontrollin e lindjes duhet të bëni një injeksion çdo tre muaj.
Dispozitivi Intrauterin (DIU) - DI janë aparate të vegjël që vendosen brenda mitrës. Shumica përmbajnë bakër ose progesteron. Një ose dy fije janë zakonisht të lidhura pas DIU. Kur DIU është vendosur në vendin e duhur, fijet varen poshtë drejt vaginës së sipërme. DIU janë të formave dhe përmasave të ndryshme.

Sterilizimi - Sterilizimi është një metodë e përhershme* e kontrollit të lindjes i mundshëm si për gratë ashtu dhe për burrat. Tubat fallopianë të grave mund të priten/bllokohen në mënyrë që veza dhe sperma të mos bashkohen. Kjo quhet lidhje tubash. Në meshkuj, vasdeferens- i mund të pritet dhe/ bllokohet në mënyrë që sperma të mos bashkohet me lëngun seminal. Kjo quhet vazektomi. Tashmë, sterilizimi është metoda e kontrollit të lindjes më e përhapur në botë. Për disa gra mundësia për tu sterilizuar është një përmbushje e dëshirës për të shmangur shtatzëninë përgjithmonë. Disa mund të kenë bërë fëmijë ndërsa të tjera nuk duan fare fëmijë. Asnjë grua nuk duhet t'i nënshtrohet histerektomisë me shpresën se proçedura mund të kthehet.

Jo-Metodat
Shpërlarja e brendshme (Lavazhi)  -
Disa gra bëjnë shpërlarje me ujë ose solucione të tjera menjëherë pas aktit në përpjekje për të hequr spermën nga vagina dhe për të penguar hyrjen e spermës në uterus. Lavazhi është metoda më pak efikase nga të gjitha. Forca e derdhjes e hedh spermën përmes hapjes së cerviksit. Një pjesë arrin uterusin përpara se ju të arrini banjon, dhe lavazhi me hedhjen e ujit me presion në vaginë shtyn një pjesë të spermës brenda uterusit ndërkohë që shpërlan të tjerat. Lavazhi e vë përgjegjësine e kontrollit të lindjes mbi gruan që duhet të vrapojë në banjo. Mos e përdorni!

Shmangia e Orgazmës nga Gruaja  - Disa mendojnë që të mbetet shtatzënë gruaja duhet të arrijë orgazmën. Kjo nuk është e vërtetë. Një nga dallimet kryesore midis gruas dhe burrit është që burri duhet të arrijë ereksionin dhe derdhjen për të shkaktuar shtatzëninë, kurse gruaja mund mbetet shtatzënë pa ndonjë eksitim seksual.



Main menu 2