Jump to Navigation

Tabletat kontraceptive vetëm-progestin

Këto Tableta kontraceptive përmbajnë doza të vogla të të njëjtit progestin që përdoret në Tabletat kontraceptive të kombinuara. Micronor-i dhe NorQ-D kanë secila 0.35 miligram norethindron ndërsa Ovrette- i ka 0.075 miligram norgestreli. Ato nuk përmbajne estrogjen. Merren një në ditë çdo ditë në të njëjtën kohë duke filluar ditën e parë të periodës e pa ndalim deri kur t'ju vijnë menstruacionet që mund të mos jenë të rregullta.

Efikasiteti
Raporti më i ulët i pritshëm i shtatzënisë është 1-1.25%, më e lartë sesa ai i Tabletës kontraceptive të kombinuar. Raporti tipik i dështimit është 5.0%. Raporti i shtatzënisë mund të jetë më i vogël për gratë që kalojnë nga Tabletat kontraceptive të kombinuara në Tabletën vetëm-progestin sesa për gratë që nuk kanë përdorur Tableta kontraceptive të kombinuara.

Efektet e Mundshme
Ankesa më e zakonshme e grave që përdorin Tabletën vetëm-progestin është gjakosje e parregullt: njollosje midis periodave dhe perioda shumë të parregullta (në sasi dhe kohezgjatje); një tjetër është shqetësimi në gjinjtë. Gjithashtu ekziston një rrezik më i madh për shtatzëni jashte mitre dhe kisteve të vezoreve.



Main menu 2