Jump to Navigation

Pilulat kontraceptive të Kontrollit të Lindjes

Pavarësisht se shitja pa recetë e bën më të lehtë sigurimin e kontraceptivëve, veçanërisht për gratë e reja, autorët e këtij libri mendojnë se tani për tani ajo nuk duhet lëshuar pa recetë. Nuk dihet me siguri nëse Tableta kontraceptive dhe veçanërisht lëshimi i saj pa recetë mund të ketë më shumë pasoja negative sesa pozitive. Së pari, dhënia pa recetë e Tabletës kontraceptive eliminon kontrollin klinik i cili mund të indentifikojë faktorët që mund ta bëjnë Tabletën të dëmshme për shëndetin. Së dyti, si pasojë e vizitave më të pakta tek mjeku, identifikimi dhe parandalimi i sëmundjeve mund të pakësohet. Gjatë vizitës së gruas për marrjen e kontraceptivëve mjekët identifikojnë shpeshherë STS-t dhe probleme të tjera mjekësore që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Së treti, takimi sy në- sy midis mjekut dhe gruas për zgjedhjen e Tabletës kontraceptive do të ndodhte rrallë nëse ajo do të ishte e mundur pa recetë. Së katërti, shitja pa recetë mund të pakësojë aftësinë e gruas për të përballuar koston fin anciare të blerjes që zakonisht mbulohet nga sigurimi shëndetësor kur ajo lëshohet me recetë.

Si Funksionojnë
Tableta kontraceptive e kombinuar e kontrollit të lindjes parandalon shtatzëninë kryesisht duke frenuar zhvillimin e vezës. Gjatë periodës suaj niveli i ulët i estrogjenit shkakton në mënyrë indirekte çlirimin e hormonit folikulo-stimulues nga gjendra hipofizare, hormon ky që është i nevojshëm për rritjen dhe pjekjen e vezës në njërën prej vezoreve tuaja. Tableta kontraceptive ju jep aq estrogjen sintetik (etinylestradiol ose mestranol) në nivele të mjaftueshme për të ndaluar çlirimin e HFS. Në këtë mënyrë gjatë muajit që merrni Tabletën ovaret tuaja nuk janë aktive dhe nuk prodhojnë vezën që mund të bashkohet me spermën, njësoj siç ndodh kur gruaja pushon së ovuluari si pasojë e shtatzënisë.

Efikasiteti
Tabletat kontraceptive të kombinuara kanë një raport shtatzënie të pritshëm rreth 0.1% por raporti tipik është 5%. Shtatzënia mund të ndodhë nëse harroni një ose disa doza veçanërisht në fillim ose në fund të 21 ditëve aktive; nëse nuk përdorni një metodë mbështetëse kontrolli të lindjeve shtatë ditët e para kur filloni një pako; nëse harroni një ose disa doza, nëse merrni antibiotikë si rifampicina*, antikonvulsantë, ose medikamente të tjera; nëse keni të vjella ose diarre, dhe ndonjëherë kur ndryshoni nga njëra lloj kokrre tek një tjetër. (Në këto kushte, përdorni një metodë mbështetëse të kontrollit të lindjes për gjithë ciklin për të parandaluar shtatzëninë).

Kthyeshmëria
Nëse doni të mbesni shtatzënë, ndërprisni marrjen e Tabletave kontraceptive pasi e mbaroni pakon. Shumë gra bëhen fertile brenda një kohë të shkurtër. Disa muaj mund të jenë të nevojshëm për rikthimin e funksionimit normal të vezoreve dhe periodat e para pa Tableta kontraceptive mund të vonohen 1-2 javë ose mund të mos ju vijnë. Nëse përpara se të fillonit Tabletën keni patur perioda të parregullta, veçanërisht kur ishit adoleshente, ju mund të keni perioda të parregullta një vit ose më shumë pasi ndaloni Tabletën.

Siguria
Informac ioni është i shumtë si për efektet pozitive dhe ato negative të Tabletës siç demonstrohet dhe nga faqet në vazhdim. Në shumicën e rasteve të dëmtimeve ose vdekjeve të lidhura me Tabletën, gratë nuk kanë qenë të egzaminuara me kujdes nga mjeku, kanë marrë doza më të larta seç duhet, nuk janë kontrolluar në mënyrë të rregullt përgjatë kohës që kanë marrë Tabletën, ose nuk janë paralajmëruar që ato kishin rrezikshmëri më të lartë. Disa i injoruan sinjalet paralajmëruese dhe kërkuan ndihmë tepër vonë.

Për sa Kohë ta Marrim Pilulën
Tabletën për sa kohë të doni. Megjithatë, nëse merrni Tabletën për disa vite me rradhë jeni në një farë mënyre pjesë e një eksperimenti mbi efektet afatgjata të marrjes hormonale të përditshme mbi gratë e shëndetshme. Studiuesit nuk kanë rënë dakort mbi gjatësinë kohore të marrjes së Tabletës por janë dakort që gratë pas moshës 40 vjeç kanë një risk më të lartë vdekjeje për shkak të Tabletës nëse kanë edhe një faktor tjetër rreziku.

Sinjalet paralajmëruese
Raportoni tek mjeku probleme që vazhdojnë më shumë se dy-tre cikle. Simptoma të rrezikshme janë: dhimbje e fortë ose enjtje e këmbëve (kofshët ose kwrcinjtë), dhimbje e fortë koke, marrje mendsh, dobësi, mpirje, shikim i paqartë (humbje shikimi), vështirësi në të folur, dhimbje gjoksi, kollë, marrje fryme ose dhimbje barku. Këto duhen raportuar menjëherë sepse mund të jenë shenja të një krize zemre, goditje cerebrale ose tumor të mëlçisë, dhe duhet të ndërprisni Tabletën.

Kush nuk duhet të përdorë Pilulën në mënyrë absolute
Tableta kontraceptive është e rrezikshme për gra që kanë këto situata patologjike*: • Çdo sëmundje ose situatë që shoqërohet me mpiksje të tepëruar të gjakut. Variçe, tromboflebit (tromboza në vena kryesisht në këmbë), emboli pulmonare (tromb që ka arritur deri në mushkëri, zakonisht nga këmba)
• Goditje cerebrale, sëmundje zemre, sëmundje të arterieve koronare.
• Hepatit ose sëmundje të tjera të mëlçisë. Duke qëne se mëlçia metabolizon asteroidet seksuale (progesteronin dhe estrogjenin), gratë me sëmundje mëlçie nuk duhet të përdorin Tabletën derisa të jenë kuruar. Përdorni një metodë alternative kontracepsioni sepse shtatzënia mund të jetë e vështirë për mëlçinë.
• Përdorueset e duhanit. Gratë që pijnë më shumë së 20 cigare në ditë dhe që janë mbi 35 vjet kanë një rrezik shmëri më të lartë statistikore për goditje cerebrale, krizë zemre, probleme të tjera të mpiksjes së gjakut kur përdorin Tabletën.
• Janë 6 javë pas lindjes dhe japin gji. Estrogjeni në Tabletat kontraceptive të kombinuara mund të thajë qumështin e nënës, veçanërisht nëse ai merret pak kohë pas lindjes së fëmijës ose mund të pakësojë sasinë e proteinave, yndyrnave dhe kalçiumit në qumësht.
Qumështi mund të marrë sasi estrogjeni. Për momentin ky është një subjekt i diskutueshëm sepse asnjë nuk i njeh pasojat e kësaj substance në fëmijët.
• Shtatzënia ka mbaruar para 3 javësh. Rreziku për tromboemboli është më i rritur në këtë periudhë.
• Tumor ose kancer i mëlçisë, kancer i gjirit (ose histori e mëparshme kanceri të gjirit)ose i organeve riprodhuese, shtatzëni, kolestazë gjatë shtatzënisë, migrenë me simptoma neurologjike të përqëndruara ("migrena klasike"), hipertension i moderuar/i rëndë (tensioni i gjakut 160/100 ose më shumë), diabet më ndërlikime vaskulare, përdorim i Tabletës për më shumë së 20 vjet, palëvizshmëri e gjatë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërlikimet dhe Efektet negative
Tableta kontraceptive hyn në gjak, kalon nëpër trup dhe vepron në shumë inde dhe organe ashtu si dhe estrogjeni dhe progesteroni natyral. Megjithatë hormonet e Tabletës janë sintetike dhe kanë efekte më të egzagjeruara në disa gra. Megjithëse AUB e bën të detyrueshme fletën e shoqërimit me kutinë e medikamentit, personeli mjekësor duhet të diskutojë me në rreziqet e Tabletës. Për fat të keq edhe vetë ata nuk i dinë gjithmonë ose nuk kanë kohë. Gjithashtu ata shpeshherë mendojnë që efektet janë psikosomatike dhe duke na i treguar kanë frikë se influencojnë perceptimet tona. Ky mentalitet është ofendues dhe i rrezikshëm. Kuptoni mirë rreziqet përpara se të përdorni Tabletën.
Shumë prej nesh ndjejnë pak ose asnjë efekt negativ me përdorimin e Tabletës. Disa të tjera kanë simptoma të ngjashme më shtatzëninë e tre muajve të parë dhe më pas nuk ndiejnë më gjë. Gjithashtu disa gra mundohen të ambientohen me efektet e lehta për arsye të lehtësisë dhe efikasitetit të Tabletës. Nëse doni ta përdorni provojeni për disa muaj për të parë se si përgjigjet trupi juaj.
Pilula kontraceptive dhe Sëmundjet Kardiovaskulare Kriza e Zemrës dhe Goditja (Infarkti)
Sëmundjet kardiovaskulare (krizat e zemrës, goditja, embolizmi pulmonar, dhe probleme të tjera të trombozës) janë përgjegjëse për ndërlikimet më serioze dhe vdekjet që lidhen me Tabletën. Studime të shumta deshmojnë se rreziqet janë të ulëta për gratë që marrin Tableta kontraceptive me do za të vogla, që nuk pinë duhan dhe që janë nën 40 vjeç. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare nuk varet nga kohëzgjatja e përdorimit të Tabletës dhe zhduket me ndërprerjen e përdorimit. Për Tabletat kontraceptive të gjeneratës së tretë ekziston një polemike; disa studime dëshmojnë për një rritje të rrezikshmërisë për tromboza jo-fatale në gratë që i përdorin. Pilula kontraceptive dhe Tensioni i lartë i gjakut Më pak se 5% e grave që përdorin Pilulën paraqesin probleme hipertensioni dhe kështu janë në rrezik më të madh për kriza zemre dhe infarkte. Incidenca e tensionit të lartë është më e madhe për gra më të mëdha në moshë dhe rritet me kohëzgjatjen e përdorimit. Gratë që paraqesin hipertension duhet të ndërpresin marrjen e Tabletës; pas disa javësh tensioni duhet të kthehet në normë.
Gratë me hipertension të lartë ose të moderuar nuk duhet të përdorin Tabletën; ato me hipertension të lehtë këshillohen nga mjeku të përdorin një metodë tjetër të kontrollit të lindjes. Pilula kontraceptive dhe kanceri Marrëdhënia midis Tabletës dhe kancerit cervikal nuk është e qartë por shumë studime sugjerojnë që një lidhje ekziston. Për këtë arsye rekomandohet që përdorueset e Tabletës të bëjnë analizën e qelizave të cerviksit çdo vit (analiza e Papa- Nikolait). Studiuesit nuk kanë rënë dakort mbi lidhjen midis Tabletës dhe kancerit të gjirit. Shumë studime dëshmojnë që gratë që përdorin Tabletën nuk kanë më shumë gjasa për të zhvilluar kancere të gjirit sesa gratë e tjera. Disa studime të fundit tregojnë që gratë që fillojnë përdorimi e Tabletës para moshës 25 vjeç dhe e vazhdojnë për më shumë se 4 vjet kanë një rrezik më të rritur për zhvillimin e kancerit të gjirit para moshës 35 vjeç. Tableta kontraceptive pakëson rrezikun për zhvillimin e kancerit të endometrit dhe kancerit të ovareve për të paktën 10 vjet pas ndërprerjes së përdorimit. Shumica e këtyre stydimeve u referohen Tabletave kontraceptive me dozë të lartë, por edhe Tabletat kontraceptive me dozë të ulët duket se mbrojnë nga këto kancere. Megjithëse studime të hershme gjetën një lidhje midis Tabletës dhe kancerit të lëkurës (melanomës), studime të kohëve të fundit nuk gjetën evidencë për një lidhje të tillë.

Pilula kontraceptive dhe Fëmijët
Përdorimi i Tabletës kur jemi ose 3 muaj para mbetjes shtatzënë, nuk duket se rezulton në rritjen e rrezikshmërisë për probleme të zemrës, shkurtime të gjymtyrëve, ose probleme të tjera të lindura për fëmijët. Mos përdorni Tabletat kontraceptive të kombinuara kur ushqeni me gji. Ngrënia e Tabletave kontraceptive nga fëmijët mund t'ju shkaktojë të përzjera. Nuk dihet dëmi që kjo shkakton. Telefononi mjekun ose shkoni në spital nëse fëmija gëlltit disa Tableta kontraceptive.Sëmundjet kardiovaskulare (krizat e zemrës, goditja, embolizmi pulmonar, dhe probleme të tjera të trombozës) janë përgjegjëse për ndërlikimet më serioze dhe vdekjet që lidhen me Tabletën. Studime të shumta deshmojnë se rreziqet janë të ulëta për gratë që marrin Tableta kontraceptive me doza të vogla, që nuk pinë duhan dhe që janë nën 40 vjeç. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare nuk varet nga kohëzgjatja e përdorimit të Tabletës dhe zhduket me ndërprerjen e përdorimit. Për Tabletat kontraceptive të gjeneratës së tretë ekziston një polemike; disa studime dëshmojnë për një rritje të rrezikshmërisë për tromboza  jo-fatale në gratë që i përdorin.

Pilula kontraceptive dhe Tensioni i lartë i gjakut
Më pak se 5% e grave që përdorin Pilulën paraqesin probleme hipertensioni dhe kështu janë në rrezik më të madh për kriza zemre dhe infarkte. Incidenca e tensionit të lartë është më e madhe për gra më të mëdha në moshë dhe rritet me kohëzgjatjen e përdorimit. Gratë që paraqesin hipertension duhet të ndërpresin marrjen e Tabletës; pas disa javësh tensioni duhet të kthehet në normë. Gratë me hipertension të lartë ose të moderuar nuk duhet të përdorin Tabletën; ato me hipertension të lehtë këshillohen nga mjeku të përdorin një metodë tjetër të kontrollit të lindjes.

Pilula kontraceptive dhe kanceri
Marrëdhënia midis Tabletës dhe kancerit cervikal nuk është e qartë por shumë studime sugjerojnë që një lidhje ekziston. Për këtë arsye rekomandohet që përdorueset e Tabletës të bëjnë analizën e qelizave të cerviksit çdo vit (analiza e Papa- Nikolait). Studiuesit nuk kanë rënë dakort mbi lidhjen midis Tabletës dhe kancerit të gjirit. Shumë studime dëshmojnë që gratë që përdorin Tabletën nuk kanë më shumë gjasa për të zhvilluar kancere të gjirit sesa gratë e tjera. Disa studime të fundit tregojnë që gratë që fillojnë përdorimi e Tabletës para moshës 25 vjeç dhe e vazhdojnë për më shumë se 4 vjet kanë një rrezik më të rritur për zhvillimin e kancerit të gjirit para moshës 35 vjeç.
Tableta kontraceptive pakëson rrezikun për zhvillimin e kancerit të endometrit dhe kancerit të ovareve për të paktën 10 vjet pas ndërprerjes së përdorimit. Shumica e këtyre stydimeve u referohen Tabletave kontraceptive me dozë të lartë, por edhe Tabletat kontraceptive me dozë të ulët duket se mbrojnë nga këto kancere. Megjithëse studime të hershme gjetën një lidhje midis Tabletës dhe kancerit të lëkurës (melanomës), studime të kohëve të fundit nuk gjetën evidencë për një lidhje të tillë.

Pilula kontraceptive dhe Fëmijët Tuaj
Përdorimi i Tabletës kur jemi ose 3 muaj para mbetjes shtatzënë, nuk duket se rezulton në rritjen e rrezikshmërisë për probleme të zemrës, shkurtime të gjymtyrëve, ose probleme të tjera të lindura për fëmijët. Mos përdorni Tabletat kontraceptive të kombinuara kur ushqeni me gji. Ngrënia e Tabletave kontraceptive nga fëmijët mund t'ju shkaktojë të përzjera. Nuk dihet dëmi që kjo shkakton. Telefononi mjekun ose shkoni në spital nëse fëmija gëlltit disa Tableta kontraceptive.

Efekte të Tjera
1. E përzjera ose e Vjella
2. Ndryshimet në Gji
3. Ndryshimet në Rrjedhjen Menstruale
4. Gjakrrjedhja
5. Dhimbjet e Kokës
6. Depresioni
7. Ndryshimet në Intensitetin e Dëshirës Seksuale dhe Përgjigjes
8. Infeksionet Urinare
9. Vaginiti dhe sekrecionet vaginale
10. Displazia Cervikale
11. Probleme të lëkurës
12. Inflamacion i mishit të dhëmbëve
13. Astma dhe Epilepsia
14. Ndërveprimet me Medikamentet e Tjera
15. Mëlçia dhe Sëmundja e Fshikës së Temthit
16. Infeksionet Virale

Efektet e dobishme
Përveç mbrojtjes nga shtatzënia, Tableta kontraceptive ka shumë efekte te tjera të dobishme. Femrat që e përdorin kanë periudha më të shkurtra - më pak gjak dhe dhimbje. Tensioni pre- menstrual është më i vogël. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është më pak e mundshme si pasojë e menstruacioneve më të pakta. Gjëndrat beninje në gji janë më të pakta dhe për disa gra akneja pakësohet. Tableta kontraceptive ju mbron nga kanceret e endometrit dhe ato të vezoreve, disa lloje SIP dhe shtatzënive jashtë mitre. Tableta kontraceptive mund t'ju mbrojë nga artriti reumatoid, cisted ovariale (Tabletat kontraceptive me nivel të lartë estrogjeni japin mbrojtje por efekti i Tabletave kontraceptive me nivel të ulët estrogjeni nuk dihet me siguri). Efekti mbi densitetin e kockës mbetet i diskutueshëm por tre studime të kohëve të fundit sugjerojnë që përdoruesit e Tabletës mund të kenë densitet më të lartë të mineraleve në kockë. Ushqimi dhe Pilula kontraceptive Tableta kontraceptive ndryshon kërkesat ushqimore të grave që e përdorin gjë që mund të kontribojë në efektet negative dhe ndërlikimet e shoqëruara me të. Tableta kontraceptive shoqërohet me një nevojë më të lartë për vitaminat C, B2 (riboflavinë), B12 dhe veçanërisht B6 (pyridoksinë) dhe acidin folik (folat ose folacin). Adoleshentet, gratë e varfra që vuajnë për mungesë të ushqimeve, gratë që kanë kaluar së afërmi një sëmundje të rëndë ose ndërhyrje kirurgjikale, gratë që sapo kanë lindur dhe gratë që kanë marrë Tableta kontraceptive me nivel mesatar estrogjeni për dy ose më shumë vjet, kanë rrezikshmëri më të lartë për mangësitë ushqimore. Duke qënë se ndryshimet metabolike ndodhin në muajt parë pas fillimit të Tabletës kontraceptive, bëni mirë të bëni një kontroll fizik dhe analiza gjaku pas gjatë muajsh përdorimi dhe në qoftë se dyshoni se vuani nga një mangësi e caktuar. Studimet dëshmojnë që Tableta kontraceptive mund të keqësojë tolerancën për glukozën. Kjo do të thotë që Tableta kontraceptive dëmton metabolizmin e karbohidrateve duke shkaktuar shtimin në peshë dhe/ose nivele të larta glukoze dhe insuline (ndryshojnë që nga pak të rritura deri në nivele diabeti). Këto ndryshime ndodhin më rrallë me Tabletat kontraceptive të dozave të ulëta.
Kur përdorni Tabletën mundohuni të hani nje ushqim të balancuar:
1. Hani ushqime të dobishme, veçanërisht ato që përmbajnë karbohidrate komplekse.
2. Reduktoni marrjen e sheqernave.
3. Merrni vitamina, veçanërisht vitaminën B-kompleks (por më pak se 25-50 miligram vitaminë B6 në ditë), vitaminën C (më pak se 1000 miligram në ditë) dhe acid folik.
Vazhdoni kështu edhe pas ndërprerjes së Tabletës, veçanërisht nëse doni të mbeteni shtatzënë. Mesatarisht një numër më i madh grash që mbetën shtatzënë brenda katër muajve pas ndërprerjes së Tabletës, zhvilluan mangësi të vitaminës B6 dhe acidit folik.

Metabolizmi i Ujit dhe Pesha
Tableta kontraceptive ndryshon metabolizmin e ujit. Estrogjeni mund të shkaktojë rritje në peshë duke shkaktuar rritje të indeve të gjoksit, vitheve, dhe kofshëve. Si estrogjeni dhe progesteroni mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit, një problem i përkohshëm (dhe zakonisht ciklik) që fillon në muajt e parë si pasojë e rritjes së niveleve të natriumit.
Mund të vini re enjtje të kyçeve, dhimbje të gjinjve, shqetësim me lentet, ose nje shtim peshe prej 5 paundesh. Mbajtja e ujit mund të pakësohet nëse merrni Tableta kontraceptive me nivele më të ulëta progestini ose estrogjeni, ose duke ulur sasinë e kripës që përdorni. (Diuretikët janë të rrezikshëm, prandaj ndërprisni përdorimin e Tabletës nëse metodat e mësipërme nuk funksionojnë) Tabletat kontraceptive vetëm-progestin (Ortho-Novum, Norlestrin, Ovral) mund t'ju shtojnë oreksin dhe të shkaktojnë rritje të përhershme në peshë si pasojë e grumbullimit të proteinave në inde. Nëse doni të shtoni në peshë kjo është e dobishme. Depresioni që mund të shkaktohet nga Tableta kontraceptive gjithashtu mund t'ju rrisë oreksin dhe të shkaktojë shtim në peshë.

Ku ta Gjejmë Pilulën
Në SHBA, Tableta kontraceptive nuk mund të merret pa recetë nga mjeku. Mos merrni Tableta hua nga shoqet. Kontrolli fizik i plotë nuk është i nevojshëm për marrjen e Tabletës. Megjithatë, siç e kemi përmendur, Tableta kontraceptive mund të jetë shumë e rrezikshme për disa situata fizike prandaj është në interesin tuaj t'i nënshtroheni një kontrolli të kujdesshëm mjekësor para se të filloni përdorimin. Sigurohuni që mjeku t'ju matë tensionin dhe t'ju bëjë një egzaminim të pelvisit, të gjoksit, dhe të qelizave të cerviksit. Ai ose ajo duhet të informohet për problemet tuaja shëndetësore, si kanceri i gjirit, tromboza, diabeti, migrena si dhe për medikamentet që ju merrni. Nëse keni lindur midis viteve 1945-1970 duhet te informoheni nëse nëna juaj ka marrë DES gjatë shtatzënisë. Nëse po, atëherë duhet te bëni një kolposkopi sepse mund të keni adenoza, një gjendje që mund të rëndohet nga Tableta kontraceptive ( shih seksionin mbi DES në kapitullin 24, Disa Praktika Mjekësore, Probleme dhe Procedura). Shumë njerëz japin dhe marrin Tableta kontraceptive me nxitim; sigurohuni që jeni kontrolluar për secilën nga kundraindikimet. Kur përdorni Tabletën duhet të kontrolloheni çdo vit tek mjeku.

Si ta Përdorim Tabletën
Tabletat kontraceptive të kombinuara shiten zakonisht në paketa 28-she dhe ndonjëherë në paketa 21-she. Paketat 28-she ju japin 21 Tableta kontraceptive hormonale dhe më pas 7 placebo (pa medikament) me ngjyrë tjeër. Duhet të merrni një kokërr në ditë pa ndërprerje midis paketave. Menstruacionet do t'ju vijnë në periudhën kur merrni Tabletat me ngjyrë tjetër. Tableta kontraceptive 28-ditore është mirë për ju nëse mendoni se e keni të vështirë të mbani mend ditët po dhe jo për Tabletën 21-ditore. Me Tabletën 21-ditore, merrni nga një kokërr për 21 ditë rresht dhe pastaj ndaloni për 7 ditë rresht, periudhë gjatë të cilës duhet të keni menstruacionet. Këto dy metoda nuk ndryshojnë në lidhje me efektet mbi trupin tuaj. Dita e fillimit të Tabletës mund të zgjidhet sipas dëshirës.
Nëse e filloni Tabletën të Dielën e parë pas fillimit të menstruacioneve, atëherë duhet të përdorni një metodë mbështetëse për kontrollin e lindjes për javën e parë të përdorimit të Tabletës. Nëse e filloni Tabletën ditën e parë të menstruacioneve, përdorimi i një metode mbështetëse nuk është i nevojshëm. Tableta duhet marrë çdo ditë në të njëjtën kohë. Nëse ndjeni nauze atëherë merreni Tabletën me ushqim ose pas tij, përpara se të fleni. Një plan i sigurt është si vijon: Pijeni Tabletën para gjumit dhe në mëngjes kontrolloni që e keni marrë Tabletën një natë më përpara. Mbani një pako me vete në rast se ju duhet të flini larg shtëpisë ose humbisni pakon që po përdorni. Lexojini instruksionet me kujdes.
Nëse jeni duke marrë antibiotikë për një infeksion akut, ose nëse sëmureni me të vjella ose diarre, bëni mirë të përdorni një metodë tjetër për kontrollin e lindjes deri në fund të ciklit.

Përgjegjësia
Tabletat kontraceptive janë kryesisht përgjegjësia e gruas.
Ju vizitoheni tek mjeku, bëni kontrollin mjekësor, ndjeni efektet, dhe merrni parasysh rreziqet. Rëndësi ka që të kuptoni plotësisht si rreziqet ashtu dhe përfitimet dhe që ta përdorni Tabletën në mënyrë korrekte. Një ndihmë e madhe është përfshirja e partnerit tuaj sa më shumë që të jetë e mundur për t'ju kujtuar, duke përdorur kondomë për të parandaluar sëmundjet e transmetueshme seksualisht dhe duke përdorur kondomë ose një metodë tjetër mbështetëse nëse harroni një ose më shumë Tableta kontraceptive.



Main menu 2