Jump to Navigation

Shmangia e Shtatzanisë Nëpërmjet Mbikqyrjes së Fertilitetit

Për të parandaluar shtatzëninë këto metoda mund të përdoren në dy mënyra:
1. Planifikimi familjar natyral (PFN). Kjo do të thotë lënien për më vonë të çdo kontakti vaginë-penis kur jeni fertile. Intimiteti mund të shprehet me mënyra që nuk lejojnë kontaktin e spermës me rrjedhjen fertile cervikale në buzët e vaginës ose në cerviks. PFN është një metodë e pranueshme për ata që nuk duan të përdorin mënyra artificiale kontracepsioni për arsye fetare, mjekësore, ose filozofike. Rekomandohet zakonisht nga organizata të Kishës Katolike.


2. Metoda e Informimit për Fertilitetin (MIF). Gjatë periudhës fertile të ciklit tuaj, MIF-i ju jep mundësinë e shtyrjes së kontaktit vaginë-penis për më vonë, mundësinë e përdorimit të metodave penguese të kontracepsionit, ose shprehjen e intimitetit në mënyra jo-seksuale. Kjo mënyrë jo-fetare i informon përdoruesit e kontraceptivëve për ditët kur një metodë mund të rezultojë në shtatzëni, në mënyrë që përdorimi i kontraceptivëve të bëhet më më kujdes në këto ditë. Gratë mund të pakësojnë përdorimin e penguesve sepse me anë të MIF-it mund të përcaktojnë 2/3 e ciklit kur zakonisht janë jofertile.
Megjithëse xheli dhe shkuma mund të fshehin treguesit e fertilitetit (për disa orë) shumë gra kombinojnë metodën penguese me MIF, veçanërisht kur burri përdor prezervativ. Çdo akt seksual në ditë fertile të ciklit tuaj ka shans më të madh që të rezultojë në shtatzëni. Nëse përdoret siç duhet, mbikqyrja e fertilitetit është po aq efikase sa dhe prezervativi mashkullor dhe më efikas sesa diafragma në parandalimin e shtatzënisë.



Main menu 2