Jump to Navigation

Spermicidet e tjerë vaginal: Shkumuesit Supostet, Cipa, Tabletat

Tre lloje të tjera të spermicideve vaginale shkumues janë supostet, cipa kontraceptive dhe tabletat. Suposted spermicidale dhe tabletat ( Encare, Oval, Intercept, Koromex Inserts, Prevent, Semicid) dhe cipat vaginale kontraceptive (CVK) mund të përdoren edhe vetëm por ne rekomandojmë përdorimin së bashku me një prezervativ. Suposti ose tableta duhen përdorur 10 deri 30 minuta përpara kontaktit vaginë-penis. Pasi t'i hiqni nga ambalazhi futini brenda në vaginë me drejtim për nga shpina në mënyrë që t'i vendosni në ose afër cerviksit.

Për përdorimin e CVK -së duart duhet t'i keni të thata. 15 minuta përpara kontaktit vaginë-penis merrni vetëm një copë me gishta dhe futeni në vaginë në ose afër cerviksit. Efekti i supostit, tabletës, ose cipës zgjat më pak se një orë. Për çdo akt të njëpasnjëshëm seksual ju duhet të fusni një tabletë ose supost tjetër. Këta depozitorë shkrijnë brenda vaginës prandaj nuk është e nevojshme të hiqen pas aktit. Supostet, tableta dhe cipa konsiderohen po aq efikase sa dhe spermicidet. Supostet dhe tabletat nuk shpërbëhen aq mirë sa shkuma dhe kremi brenda vaginës. Në çdo drejtim tjetër avantazhet dhe disavantazhet e tyre janë të njëjta me ato të kremrave dhe xheleve.



Main menu 2