Jump to Navigation

Spermicidet vaginale: Shkuma

Përshkrimi Shkuma është krem i bardhë i mbyshur me ajër si shkuma e rrojës dhe përmban nonoxynol-9 i cili shkatërron spermën. Shkuma depozitohet në të dalë të hyrjes së cerviksit në majë të vaginës dhe më pas shpërndahet brenda në vaginë duke mbuluar komplet hapjen e cerviksit nga ku pengon hyrjen brenda të spermës. Gjithashtu, shkuma paralizon spermatozoidet.

Efikasiteti
Raporti më i ulët i pritshëm i dështimit kur shkuma përdoret vetëm dhe në mënyrë korrekte është 6%, por raporti tipik i dështimit është 26%. Ne rekomandojmë përdorimin e shkumës së bashku me prezervativët. Kur përdoren së bashku përpara çdo akti seksual efikasiteti i tyre arrin gati 100%. Shkuma është gjithashtu shumë efektive kur përdoret si metodë plotësuese gjatë javes së parë të përdorimit të kokrrës kontraceptive për herë të parë. Probleme me efikasitetin shkaktohen nga përdorimi i më pak shkume seç duhet, kur kutia është pothuajse bosh, kur nuk tundet mirë, kur aplikatori nuk futet mirë, ose kur futet pasi kontakti vaginëpenis ka filluar.

Si ta përdorim shkumën
Futeni jo më shumë se 30 minuta përpara kontaktit vaginë-penis. Kur shkuma është në kuti teneqeje, tundeni rreth 20 herë përpara përdorimit. Sa më shumë flluska të krijohen në shkumë aq më mirë pengohet sperma. Gjithashtu, spermicidi shkon drejt fundit të kutisë prandaj duhet përzierë mirë. Vendosni aplikatorin në majë të kutisë. Kur aplikatori vendoset pjerrtasi (Delfen), ose kur shtypet poshtë (Emko dhe Koromex), presioni shkakton hapjen e valvulës dhe shkuma mbush aplikatorin duke shtyrë lart pompën. Disa marka shkume shiten si aplikator të parambushur. Shtrihuni, përdorni dorën për të hapur buzët e vaginës, fusni aplikatorin 3-4 inç brenda dhe shtyni pompën. Më pas hiqni aplikatorin ( pa tërhequr pompën që mund të rezultojë në thithjen brenda në aplikator të shkumës). Përdorni një mbushje aplikatori me Emko, Emko Pre- fil, ose Because ose dy mbushje aplikatori me Delfen ose Kromex. Nëse nuk keni përdorur ndonjëherë tampon provojeni disa herë futje-nxjerrjen e aplikatorit. Do të vini re që vagina nuk qëndron drejt por pjerrtas drejt shpinës. Qëllimi juaj është që të depozitoni shkumën tek hyrja e cerviksit. Lajeni aplikatorin me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë) e sapun pas përdorimit. Larja e menjëhershme nuk është e nevojshme. Para çdo akti të metejshëm seksual ose kontakti vaginëpenis fusni akoma më shumë shkumë brenda. Lëreni shkumën brenda për 6-8 orë.
Nëse doni të laheni, duhet të prisni. Nëse shkuma rrjedh dhe ju bezdis, përdorni piceta në të brendshmet tuaja. Përdorni shk umën bashkë me prezervativin për siguri më të lartë. Efektet Negative
Shkuma mund të irritojë organet genitale duke shkaktuar dhimbje, kruarje, dhe ndjenjën e nxehjes. Efekte të tjera negative janë të njëjta me ato të kremrave dhe xheleve.

Përgjegjësia
Përgjegjësia është e gruas por edhe burri mund të ndihmojë në futjen e shkumës.



Main menu 2