Jump to Navigation

Spermicidet Vaginale: Xhelet dhe Kremërat

Kremi ose xheli spermicid është i krijuar për përdorim me diafragmën ose gishtëzën cevikale (mund të përdoret dhe me prezervativët për një mbrojtje më të madhe). Raporti i pritshëm më i ulët i dështimit kur spermicidet përdoren vetëm (xhel, krem, shkumë, apo suposte vaginale) është 6% kurse raporti tipik i dështimit është 26%. Këto të dhëna bazohen në studime të kohëve të fundit që janë kryesisht mbi shkumën dhe supostet.


Bashkëpërdorimi i spermicideve me prezervativët rezulton në një mbrojtje më të mirë si ndaj shtatzënisë ashtu dhe ndaj disa STS - ve. Kremi ose xheli shiten në tubeta më aplikatorë plastike. Xhelet janë të tejdukshëm, kurse kremrat janë të bardhë. Mund të gjenden pa recetë në të gjitha farmacitë. Kremi ose xheli depozitohet menjëherë jashtë hyrjes për në cerviks në majë të vaginës. Në SHBA nonoxynol-9, një detergent që shkatërron spermën, është përbërësi aktiv në shumicën e kremërave, xheleve, shkumave, dhe suposteve vaginale.

Si t'i Përdorim Xhelet dhe Kremërat
Për përdorim me diafragmë ose gishtëz shih seksionet e mëparshme. Për përdorim me prezervativë: Sa më afër aktit seksual ose kontaktit vaginë me penis që të jetë e mundur (më pak se 15 minuta përpara), ju ose partneri juaj duhet të mbushni aplikatorin, ta fusni në vaginë dhe të shtyni pompën. Përdorni një pompë tjetër plot për çdo akt seksual të mëtejshëm. Lëreni xhelin ose kremin brenda për gjashtë deri në tetë orë. Nëse doni të bëni shpërlarje të brendshme duhet të prisni.

Efekte të Mundshme Negative
Spermicidet vaginale mund të rrisin rrezikun e infeksioneve urinare dhe mykotike. Roli i spermicideve në mbrojtjen ndaj HIV-it është polemik. Vetëm spermicidet nuk mbrojnë nga HIV- i. Spermicidët pakësojnë lehtësisht rrezikun e infeksionit nga gonorrea dhe klamidia dhe kështu mund të ulin mundësinë e infektimit me HIV. Megjithatë përbërësi aktiv në spermicide (nonoxynol-9) mund të irritojë vaginën, veçanërisht kur këta përdoren shpesh. Studime mbi profesionistet e seksit komercial tregojnë që përdorimi i shpeshtë dhe i zgjatur i nonoxynol-9-ës e rëndon akoma më shumë dëmin. Ky dëmtim i vaginës mund të rrisë mundësinë e infektimit me HIV (shih kapitujt 14, Sëmundjet që Transmetohen Seksualisht, dhe 15, HIV, AIDS dhe Gratë.) Studime të shumta tregojnë se, në kundërshtim me raportimet e mëparëshme, nuk ka asnjë lidhje midis përdorimit të spermicideve dhe anomalive të lindura.



Main menu 2