Jump to Navigation

Gishtëza Cervikale

Përshkrimi Buza e kavitetit Prentif është e vetmja gishtëz cervikale përdorimi i së cilës është aprovuar në SHBA. Prentif-i është prej gome në formën e një gishtëze me një bordurë në fund dhe qëndron mbi cerviksin ashtu si një gishtëz qëndron mbi gishtin. Është rreth 11 inç e gjatë dhe mbulon pothuajse gjithë cerviksin. Duke qenë se cervikset kanë përmasa të ndryshme edhe Prentif-i gjendet në katër madhësi, nga 22 milimetra deri në 31 milimetra në diametër. Lloje të tjera gishtëzash që nuk janë aprovuar nga AUB-ja përfshijnë gishtëzën Dumas dhe gishtëzën Vimule. Informacioni që vijon është vetëm për gishtëzën Prentif. Ashtu si metodat e tjera penguese gishtëza mban spermën jashtë mitrës.
Gishtëza është dizenjuar që të krijojë një mbyllje gati hermetike të hapjes cervikale. Thithja ose tensioni sipërfaqësor e ngjit gishtëzën me cerviksin dhe sperma nuk mund të kalojë anash gishtëzës siç mund të bëjë me diafragmën. Spermicidet shkatërrojnë spermën si dhe forcojnë ngjitjen e gishtëzës me cerviksin.

Efikasiteti
Për gratë që nuk kanë lindur fëmijë gishtëza është po aq efektive sa dhe diafragma. Raporti më i ulët i pritshëm i dështimit është 9% por ai tipik është 20%. Për gratë që kanë lindur fëmijë gishtëza është më pak efikase. Për gratë që kanë lindur fëmijë dhe që përdorin gishtëzën në mënyrë korrekte dhe të qëndrueshme, raporti i pritshëm i dështimit është 26% kurse ai tipik është 40%. Një farë përqindjeje e dështimeve është pasojë e lëvizjes së gishtëzës gjatë përplasjes së penisit me cerviksin.

Si ta Përdorim Gishtëzën
Shumica e personelit mjekësor rekomandon vendosjen e xhe lit ose kremit spermicid brenda gishtëzës deri tek 1/3 e saj. Nëse përdorni më shumë seç duhet mund të dëmtoni efektin thithës. Spermicidi duhet vendosur brenda gishtëzës por jo mbi bordurë. Gjithashtu është e rekomanduar futja e gishtëzës të paktën 30 minuta përpara aktit seksual ose kontaktit vaginë-penis për të lejuar krijimin e efektit thithës. Për të qenë më të sigurta shumë gra fusin përsëri krem ose xhel në vaginë përpara aktit seksual nëse gishtëza ka qenë brenda për disa orë. Gishtëza duhet të qëndrojë brenda të paktën gjashtë orë pas aktit seksual. Shpërlarja e brendshme nuk është e nevojshme dhe nuk duhet bërë asnjëherë kur gishtëza është brenda sepse kjo mund të hollojë xhelin ose kremin. Mjekët kanë opinione të ndryshme në lidhje me heqjen e gis htëzës. Disa prej tyre mendojnë që gishtëza mund të mbahet për 72 orë rresht (3 ditë) ose më gjatë por sipas rregullave të vendosura nga AUB ajo nuk duhet mbajtur më shumë së 48 orë (2 ditë) sepse nuk dihet me saktësi nëse përdorimi për një kohë të gjatë ndikon në raportin e dështimit ose në sindromën e shokut toksik*. Shumë gra e heqin gishtëzën çdo ditë ose çdo dy ditë në mënyrë që të lejojnë rrjedhjen e lirë të sekrecioneve cervikale gjë që mund të parandalojë infeksione dhe sindromën e shokut toksik. Gjatë menseve, ndërrojeni gishtëzën shpesh ose mos e përdorni fare në mënyrë që të pakësoni rrezikun e sindromës së shokut toksik dhe sepse rrjedha menstruale ndalon efektin thithës. Gishtëza mund të marrë erë gjë që mund të parandalohet nëse gishtëza lihet në një gotë me ujë të përzierë me një lugë çaji uthull ose lëng limoni për 20 minuta. Përpara përdorimit gishtëza duhet të shpëlahet mirë dhe të thahet. Për 1-2 muajt e parë të përdorimit të gishtëzës, kontrollojeni çdo herë përpara aktit seksual dhe përdorni më shumë spermicid ose i kërkoni partnerit tuaj që të përdorë një prezervativ për mbrojtje më të mirë. Përplasja e penisit me cerviksin, në varësi të këndit të penetrimit dhe anatomisë suaj mund të shkaktojë zhvendosjen e gishtëzës, veçanërisht kur ajo nuk është e madhësisë së duhur. Në këto raste mund t'ju duhet të përdorni një gishtëz të një madhësie tjetër ose diafragmën.

Kush nuk Duhet të Përdorë Gishtëzën Cervikale
Shumë gra, duke përfshirë dhe ato që nuk mund të përdorin diafragmën, mund të përdorin gishtëzën cervikale por ato ekzistueset mund të mos u bëjnë të gjitha grave. Nëse keni erozione apo çarje cervikale nuk duhet të përdorni gishtëzën sepse kjo mund të pengojë rrjedhën e lirë të sekrecioneve cervikale që mund të shkaktojë irritime. Nëse keni kaluar sindromën e shokut toksik mos e përdorni gishtëzën. Disa gra kanë një vaginë të gjatë dhe si pasojë nuk mund të arrijnë ta vendosin gishtëzën. Përdorimi i një aplikatori për futjen/nxjerrjen e diafragmës (i ngjashëm më një shtizë) mund t'ju nd ihmojë. I kërkoni mjekut t'ju shkruajë një recetë nëse kjo duhet dhe më pas blijeni në farmaci.



Main menu 2