Jump to Navigation

Preservativi Mashkullor

Me përjashtim të tërheqjes, prezervativi është i vetmi mjet me funksion të përkohshëm për kontrollin e lindjes që mashkulli mund të përdorë. Gjithashtu është e vetmja metodë penguese për të cilën mbrojtja nga transmetimi i HIV- it gjatë kontaktit vaginal apo anal është e dokumentuar. Duke qenë se mund të blihet pa recetë në dyqane e farmaci, madje edhe duke e porositur me postë, vizita tek mjeku nuk është e nevojshme. Mbi të gjitha mund të blihet shumë lehtë edhe nga gratë.

Efikasiteti
Prezervativi i një cilësie të mirë ka një përqindje dështimi 3% kur përdoret siç duhet por përqindja tipike e dështimit është 14%. Disa prezervative ("prezervative spermicidalë" ose " prezervative të lubrifikuara me spermicide") përmbajnë spermicid. Ne sugjerojmë kombinimin korrekt të prezervativit me shkumën, kremin, ose xhelin spemicidal brenda vaginës për një mbrojtje afër 100%. Përdorimi i prezervativëve së bashku më diafragmën ose gishtëzën cervikale ju jep më shumë mbrojtje gjatë periudhës së ovulimit.

Kthyeshmëria
Tërësisht i kthyeshëm. Nëse doni të mbeteni shtatzënë thjesht ndaloni përdorimin e tij. Burri ose gruaja shpërvesh prezervativin mbi penisin e fortë përpara kontaktit vaginëpenis dhe aktit seksual. Përpara derdhjes, nga penisi i burrit mund të rrjedhin pak pika lëngu. Ky lëng para-derdhjes nuk përmban spermë por mund të transmetojë HIV-in. Lini vend bosh në fund të prezervativit për spermën: një hapësire ½ inç, pa ajër brenda, midis penisit dhe prezervativit duhet për të penguar çarjen e prezervativit nga derdhja që vjen me forcë. Futja e ajrit në fund të prezervativit gjithashtu mund të shkaktojë çarje. Pasi vendosjes së prezervativit kontrolloni për çarje ose vrima të vogla veçanërisht rreth majës. Prezervativët e lubrifikuar minimizojnë rrezikun e çarjes por mund të rrëshqasin nga penisi dhe duhet të përdoren me kujdes. Prezervativët me madhësinë e përshtatshme për një burrë jo vetëm që rrisin ndjeshmërinë por edhe rrëshqasin më pak. Disa gra dhe burra kanë raportuar dhe që disa prezervativë me ngjyrë lënë njolla dhe shkaktojnë ndjesi djegieje dhe irritime. Prezervativët me aromë mund të shkaktojnë irritime gjithashtu. Nëqoftëse nuk përdorni prezervativë të lubrifikuar, atëherë përdorni një lubrifikues me bazë ujore për të penguar çarjen, ose shkumë, krem, xhel, por asnjëherë vazelinë, vajra masazhuese, krem duarsh ose krem për nxirje nga dielli ose vaj për bebe të cilat mund të gërryejnë gomën. Pështyma është një mundësi por kjo mund të shtojë shanset e infeksioneve mykotike. Lubrifikantët duhen aplikuar pasi prezervativi të vendoset në penis. Njëri prej jush duhet të mbajë unazën kur largoheni nga tjetri pasi penisi pas derdhjes bëhet i butë gjë që mund të rezultojë në rrëshqitjen e prezervativit dhe futjen e spermës brenda vaginës. Në rast aksidenti, fusni krem, xhel ose shkumë brenda vaginës sa më shpejt të jetë e mundur. Mos bëni shpërlarje të vaginës.

Përgjegjësia
Prezervativi përdoret nga burri. Eksperienca është më e këndshme kur të dy partnerët marrin pjesë në vënien e prezervativit. Për një çift që kryen marrëdhënie seksuale më shumë se ndonjëherë, prezervativët janë një metodë e mirë për të ndarë përgjegjësinë e kontrollit të lindjes. Dhe në një marrëdhënie të shkurtër kur nuk dini se kur do të kryeni aktin seksual, prezervativët janë shumë të volitshëm. Mos prisni që burri të ketë një prezervativ në xhep - ju mund të zhgënjeheni. Në qoftë se nuk e dini me siguri që ai ka prezervativ me vete është më mirë të keni disa edhe pse për shumë prej nesh është e vështirë që të nxjerrim një prezervativ e t'i kërkojmë burrit ta përdori.



Main menu 2