Jump to Navigation

Prezervativi femëror

Përshkrimi Prezervativi femëror është një këllëf i gjerë elastik dhe i butë prej poliuretani, i mbyllur nga njëra anë (ana që mbulon hapjen e ceviksit). Një unazë elastike poliuretani rrethon fundet e të dy ska jeve, njëra skajin e mbyllur dhe tjetra skajin e hapur të jashtëm (që mbetet jashtë vaginës pas futjes). Pasi ka zënë vend, këllëfi mbulon muret vaginale duke krijuar një kanal të izoluar për penisin. Unaza në skajin e mbyllur futet në vaginë si diafragma dhe më pas funksionon si spirancëduke e mbajtur këllëfin në vendin e vet.
Unaza jashtë vaginës shton efektin mbrojtës të prezervativit femëror duke krijuar një ndarje midis buzëve të vaginës dhe bazës së penisit si dhe duke e mbajtur prezervativin në vend. Ashtu si edhe prezervativi mashkullor, ai është me një përdorim. Prezervativi femëror nuk përmban spermicide dhe është i para-lubrifikuar. Nuk e ka të nevojshme vendosjen mbi cerviks.

Efikasiteti
Prezervativi femëror Reality u projektua me qëllim mbrojtjen e gruas si nga shtatzënia ashtu dhe nga STS. Si kontraceptiv ka një përqindje dështimi 5% kur përdoret në mënyrë korrekte e të qëndrueshme, njësoj si diafragma dhe gishëza cervikale. Përqindja tipike e dështimit është 21%. Përdorimi korrekt dhe i qëndrueshëm i prezervativit femëror na mbron më shumë nga STS, duke përfshirë dhe HIV-in, sesa diafragma ose gishtëza.

Kthyeshmëria
Tërësisht i kthyeshëm. Nëse doni të mbeteni shtatzënë, thjesht ndaloni përdorimin e tij. Futeni prezervativin përpara kontaktit vaginë-penis. Shtypni unazën e brendshme dhe futeni preservativin femëror deri pak më sipër se kocka pubike në mënyrë që unaza e brendshme të mbulojë cerviksin. Kontrollojeni me gishta për tu siguruar që këllëfi nuk është i përdredhur në mënyrë që hyrja e penisit brenda në vaginë të jetë e lehtë.



Main menu 2