Jump to Navigation

Zgjedhja e Metodës së Kontrollit të Lindjes

Metodat e kontrollit të lindjes dallojnë në mbrojtjen që secila prej tyre jep ndaj SST-e (p.sh. gonorrea, herpesi, klamidia, dhe HIV- i) dhe ndaj sëmundjes inflamatore të pelvisit (SIP). Në përgjithësi, metodat penguese, veçanërisht prezervativët, sigurojnë një mbrojtje të mirë ndaj shumicës së infeksioneve të organeve riprodhuese. Keni parasysh që përdorimi jokorrekt ose i gabuar pakëson mbrojtjen që jepet nga metoda penguese.
Kokrra kontraceptive jep një farë mbrojtjeje kundër PID; mund të rrisë rrezikun e klamidias ndërsa efektet e saj mbi STS nuk dihen më siguri. Dispozitivi intrauterin nuk mbron nga STS-t . Për gratë që rrezikojnë të infektohen me STS, përdorimi i diapozitivit intrauterin rrit shansin për të zhvilluar PID.

Shumë prej nesh që përdorin ose që kanë përdorur metoda të kontrollit të lindjes zgjedhin diafragmën, gishtëzën cervikale, ose shkumën dhe prezervativin sepse janë efikase në parandalimin e shtatzënisë, sepse janë të sigurtë, dhe sepse na mbrojnë disi nga STS-ë dhe SIP. Mënyra më e sigurt për të kontrolluar fertilitetin tonë është nëpërmjet metodave penguese të kontracepsionit, si dhe nëpermjet abortit si një mundësi e fundit. Nëqoftëse aborti është një mundësi e papranueshme për arsye morale apo fetare, atëherë siguria e këtyre metodave - që në praktikë janë më pak efikase sesa kontraceptivët hormonalë (Kokrra kontraceptive, Norplanti, Depo-Provera) dhe dispozitivi intrauterin - pakësohet si pasojë e rreziqeve që shtatzënia dhe lindja e fëmijës mund të sjellë. Sigurisht që problemet shëndetësore që shoqërojnë shtazëninë dhe lindjen e fëmjës ndryshojnë shumë nga njëra grua në tjetrën dhe varen nga gjendja e përgjithshme e shëndetit, mundësisë së marrjes së kujdesit përpara dhe pas lindjes, dhe faktorët socialë si burimet financiare dhe shkollimi. Ne besojmë se një përdorim më i gjerë i metodave penguese duhet inkurajuar sepse ato ofrojnë mbrojtje nga STS dhe në rastin e prezervativit edhe nga HIV- i. Ne duhet të ndryshojmë opinionet dhe paragjykimet që na kanë ndaluar përdorimin e këtyre metodave në të kaluarën. Edhe kur gratë përdorin dispozitivë intrauterin dhe metoda hormonale, metodat penguese janë "shoqëruese" të rëndësishme që ndihmojnë parandalimin e STS -ve.



Main menu 2