Jump to Navigation

Si ndodh shtatzënia?

Shtatzënia kërkon një vezë të shëndetshme, spermë të shëndetshme dhe rrjedhje cervikale favorizuese. Që metoda e kontrollit të lindjes të funksionojë, procesi i mbarsjes duhet të ndalet në një pikë të mundshme. Gjatë aktit seksual, sperma derdhet nga penisi i burrit brenda vaginës së gruas. Në prani të disa konditave të rrjedhjeve cervikale, një pjesë e spermës fillon të lëvizë, e drejtuar nga rrjedhjet cervikale, për në hapjen cervikale drejt mitrës së femrës dhe brenda tubave fallopianë. Nëse sperma takon një vezë në një të tretën e jashtme të tubit fallopian, atëhere një spermatozoid mund të bashkohet më vezën.
Proçesi i bashkimit të një veze me një spermë quhet mbarsje (konceptim) ose fertilizim.


Vezës së fertilizuar i duhen disa ditë për të zbritur përgjatë tubit fallopian në mitër, ku pas një ditë e gjysëm deri në dy ditë, ve ndoset në cipën e brendshme të mitrës dhe zhvillohet për nëntë muajt e ardhshëm. Gjithashtu është e mundur që sperma të depozitohet në sipërfaqen ose brenda buzëve të vaginës gjatë derdhjes së spermës edhe pa aktin seksual.


Në qoftë se rrjedhja cervikale është e pranishme, sperma mund të hyjë brenda vagjinës dhe të ndjekë të njëjtën rrugë për tu bashkuar me vezën. (Kjo është e mundur edhe nëse femra ka një himen të paprekur dhe nuk ka kryer kurrë aktin seksual!) Veza lë vezoret (ovulim) afërsisht dy jave përpara fillimit të ciklit menstruald. Veza mund të fertiliziohet vetëm brenda 12 deri 14 orëve.Gruaja mund të mbetet shtatzënë deri pesë ditë përpara ovulimit në qoftë se rrjedhja cervikale e favorshme është e pranishme. Megjithëse rrallë, mbarsja mund të ndodhë edhe kur gruaja kryen aktin seksual gjatë menseve në qoftë se rrjedhja cervicale fillon gjatë ciklit menstrual, veçanërisht nëse ajo ka një cikël më të shkurtër se zakonisht.

Sperma
Sperma prodhohet në testet e burrit ("topat"). Stimulimi seksual shkakton lëvizjen e gjakut në indin erektil brenda penisit gjë që rezulton në fortësimin dhe zmadhimin penisit. (Pikat e lëngut që dalin nga penisi pak kohë pas forcimit nuk përmbajnë spermë, por shumë njerëz besojnë të kundërtën). Në qoftë së stimulimi vazhdon, burri arrin në orgazëm. Me fillimin e orgazmës, sperma kalon nëpërmjet tubave të spermës mbi fshiken e urinës dhe brenda gjendrës së prostatës deri në ureter nga ku del jashtë saj me anë të tkurrjeve ritmike që shkaktojnë shumë kënaqësi tek një burrë. Kjo quhet derdhje (ose ejakulim).


Afër 300-500 milion spermatozoide (qeliza të spermës) dalin nga një derdhje. Ky numër i madh nevojitet në mënyrë që të garantojë mbarsjen; edhe në kushte të favorshme vetëm 200 spermatozoide arrijnë vezën. Sperma lëviz shpejt dhe në varësi të rrjedhjeve cervikale mund të arrijë vezën brenda 30 minutave. Pa ndihmë, sperma nuk mund të mbijetojë në ambientin acid të vaginës. Në mungesë të rrjedhjeve cervikale që e mbrojnë dhe ushqejnë spermën, ato shkatërrohen për 30 minutave deri në 4 orë. Në praninë e rrjedhjeve cervikale (përgjatë ose pas menstruacionit) sperma mund të mbijetojë në trupin e femrës për 3-5 ditë.



Main menu 2