Jump to Navigation

Femrat dhe kontrolli i lindjeve

Shtimi i pranisë dhe efikasitetit të metodave të kontrollit të lindjes mund të inkurajojë miqtë, bashkëshortët, ose të dashurit të kërkojnë aktin seksual sa herë që kanë dëshirë. Ne duhet të jemi të vendosura për dëshirat tona. Mbrojtja nga shtatzënia nuk do të thotë që u dashka të kryejmë aktin seksua l në çdo çast. Shumë prej nesh i rezistojnë përdorimit të kontrollit të lindjes. Kjo ndodh shpeshherë për arsye sociale e politike, si edukata e pakët seksuale, qëndrimet e dyfishta në lidhje me seksin, ose pabarazitë midis femrave dhe meshkujve.

Për shembull:
• Kemi turp ose jemi konfuze për seksualitetin tonë.
• Nuk mund të pranojmë që kemi kryer ose po kryejmë aktin seksual, sepse na duket (ose dikush na ka thënë) që është gabim.
• Kemi ide romantike, jo realiste për seksin: Seksi duhet të jetë spontan e plot pasion dhe kontrolli i lindjes na duket i paramenduar, klinik dhe me telashe.
• Hezitojmë të "shqetësojmë" partnerin. Kjo frikë e mërzitjes së tij është një tregues i pabarazisë dhe mungesës së kontrollit në marrëdhënien tuaj.
• Mendojmë "Nuk mund të më ndodhë mua. Nuk do mbetem shtatzënë.
• Hezitojmë të takojmë mjekun, të cili mund të qëllojë që është i zënë, i largët, madje dhe i ashpër. Kur jemi të reja dhe të pamartuara kemi frikën e moralit dhe mosaprovimit.
Mund të kemi frikë se mos ndoshta mjeku u tregon prindërve.
• Nuk jemi koshiente për pakënaqësinë me metodën që përdorim dhe fillojmë ta përdorim pa kujdes.
• Ndonjeherë tentojmë të mbetemi shtatzënë për t'i treguar vetes që jemi fertile ose për të rregulluar një marrëdhënie të dobësuar, ose duam një fëmijë në mënyrë që të kemi dikë për t'u kujdesur.

Ç'mund të bëjmë?
Duke folur hapur dhe duke krahasuar njohuritë dhe eksperiencat tona mund të udhëzojmë njëra-tjetrën për metodat dhe mjekët e mirë. Kur një punonjës i shërbimit shëndetësor nuk tregon kujdesin e duhur, ne mund t'i japim kurajo njëra-tjetrës për të kërkuar kujdesin që meritojmë. Duke biseduar më njëra-tjetrën do të mund të përballemi më lehtë me pengesat që hasim në përdorimin e kontrollit të lindjes. Gjithashtu, mund të fillojmë edhe procesin e gjatë por shumë të vlefshëm të komunikimit me partnerin për kontrollin e lindjes duke i inkurajuar ata ta ndajnë këtë përgjegjësi me ne.



Main menu 2