Jump to Navigation

Meshkujt dhe Kontrolli i lindjeve

Shumë prej nesh nuk e bisedojnë me partnerin kontrollin e lindjes. Mund të jetë që kemi marrëdhënie seksuale me një njeri që sapo kemi takuar, ose që nuk e njohim shumë mirë dhe e kemi të vështirë të bisedojmë për këtë temë, ose mundet që të jemi në një marrëdhënie në të cilën komunikimi është problem. Megjithatë, ka shumë mënyra sipas të cilave mashkulli mund të ndajë përgjegjësinë e kontrollit të lindjes. Kur një metodë e saktë nuk disponohet në atë moment, një partner i mirë është i gatshëm të eksplorojë mënyra të tjera të bërjes së dashurisë pa aktin seksual.

Ai mund të përdorë prezervativë dhe jo vetëm kur ia kërkojmë ne, mund të na ndihmojë në pagesën e mjekut dhe të medikamenteve, të na kujtojë të marrim kokrrat kontraceptive çdo ditë, të na ndihmojë në vendosjen e diafragmës ose shkumës, dhe të kontrollojë nëse mjetet që përdorim janë në të mbaruar. Ai mund t'i nënshtrohet një vazektomie në qoftë se dëshirojmë një marrëdhënie të gjatë e pa fëmijë, ose nëse nuk duam fëmijë të tjerë. Një burrë që më të vertete e ndan me ne përgjegjësinë për të parandaluar shtatzëninë mund të fitojë respektin tonë. Jo vetëm që ne jemi më të kënaqura me marrëdhënien tonë por edhe përdorim metodat e kontrollit të lindjes më mirë.



Main menu 2