Jump to Navigation

Anatomia seksuale

Për ne ka rëndësi të familjarizohemi me pamjen dhe funksionin e organeve tona seksuale, siç jemi të familjarizuara me pjesët e tjera të trupit.
Ne mund të ndihmojmë për të pakësuar rrezikun e shumë problemeve të shëndetit të gruas - si kanceri i gjirit, depresioni dhe sëmundjet e transmetuara seksualisht - në qoftë se ne arrijmë të kuptojmë mënyrën se s i punon sistemi ynë riprodhues, si bashkëvepron ai me funksionet e tjera të trupit dhe, nga ana tjetër, si influencohet ai nga mënyra jonë e jetesës, mjedisi dhe mirëqenia në përgjithësi. Ne, gjithashtu, mund të shohim brenda mureve tona vaginale dhe qafës së mitrës, duke përdorur një pasqyrë, një llambë dore dhe një spekulumd plastik të pastër, që mund ta fusim brenda vagines dhe butësisht ta hapim atë. Ne zbulojmë që vagina është shumë e pastër dhe që një prekje normale si ajo e vetegzaminimit nuk është e dhimbshme apo e parehatshme. Ne mund të kryejmë vetegzaminime vetëm apo me të tjerë, një herë apo shumë herë. Me praktikë ne mund të kuptojmë se si muret e vagines dhe qafa e mitres ndryshojnë me ciklin menstrual, me shtatzëninë apo me menopauzën, si dhe të mësojmë që të dallojmë infeksionet vaginale të llojeve të ndryshme. Është dashur kohë për disa prej nesh që të mposhtinvetë-pengesat në lidhje me observimin apo prekjen e gjenitaleve tona.


Përshkrimet e mëposhtëme do të jenë shumë më të qarta nëse ju do të shikoni veten tuaj me një pasqyrë, ndërsa lexoni tekstin dhe shihni diagramat. Duhet të vendosni gjithë peshën e trupit mbi shputat e këmbëve, me gjunjët e përthyer në drejtimin që afron vithet me tokën dhe keni një pasqyrë dorë. Në qoftë se s'ndiheni rehat në këtë pozicion, uluni buzë një karrikeje. Sigurohuni që të keni shumë dritë, kohë dhe të mos iu bezdisë kush, që të ndiheni të qeta. Po të doni të shikoni më shumë, mund të përdorni një spekulum.Së pari, ju do të shikoni vulvën, ose gjenitalet e jashtme. Vulva përfshin të gjitha organet seksuale dhe riprodhuese që ju mund të shikoni në bazën e trupit tuaj.


Shumë shpesh ne ngatërrojmë vaginën - që është vetëm një pjesë - me të gjithë zonën. Karakteristika më e dallueshme tek një grua e rritur janë qimet e pubisit, mbirja e të cilave është një nga shenjat e hershme të pubertetit. Pas menopauzes qimet rrallohen. Ato rriten mbi një ind të butë dhjamor që quhetmons (gjithashtu edhe mons veneris, mali i Venusit, ose mons pubis). Zona mons shtrihet mbi simfizën pubike. Kjo është bashkimi i kockave pubike të cilat janë pjesë e kockave të pelvisit ose të legenit. Ju nuk mund ta ndjeni me dorë se ku bashkohen kockat, ndërsa mund të ndjeni kockat nën lëkurën e butë të jashtme. Ndërsa hapni këmbët, ju mund të shikoni në pasqyrë që qimet vazhdojnë midis këmbëve ndoshta deri rreth anusit tuaj. Anusi është hapja e jashtme e rektumit (fundi i zorrës së trashë). Ju mund ta ndieni që zona që mbulohet me qime midis këmbëve tuaja është gjithashtu dhjamore si mons. Kjo zonë dhjamore formon pala që quhen buzët e jashtme (labia major), të cilat mund të jenë të shprehura më shumë ose më pak në gra të ndryshme. Tek disa lëkura e buzëve të jashtme është më e errët. Buzët e jashtme rrethojnë dy pala të brendshme lëkure, të cilat nuk kanë qime. Këto janë buzët e brendshme (labia minor). Ato janë të ndjeshme ndaj prekjes. Me stimulimseksual ato fryhen dhe mund të marrin ngjyrë më të errët. Zona midis buzëve të brendshme dhe anusit quhet perineum. Ndërsa hapni butësisht buzët e brendshme, ju mund të shikoni që ato mbrojnë një zonë delikate midis tyre. Kjo zonë është vestibula. Shikojeni më nga afër.


Duke filluar nga përpara menjëhere poshtë zonës së monsit ju do të shikoni që buzët e brendëshme bashkohen për të formuar një mbështjellëse të butë lëkure ose kapuç që lidhet me glans ose majë n e klitorisit. Butësisht ngrijeni majën e kapuçit që të shikoni glansin. Kjo është pika më e ndjeshme e gjithë zonës gjenitale. Ajo përbëhet nga indi erektal që fryhet gjatë stimulimit seksual. Lëreni kapuçin që të rrëshqasë përsëri mbi glans. Duke u zgjeruar nga kapuçi deri tek simfiza pubike ju tani mund të ndjeni një si kordon të fortë, të levizshëm, si prej gome direkt nën lëkurë. Nganjëherë gjatë prekjes sjell stimulim seksual. Ky është trupi i klitorisit. Ai lidhet me kockën nëpërmjet një ligamenti varës. Ju nuk mund ta ndjeni këtë ligament apo disa nga organet e tjera të përshkruara, por të gjitha ato janë të rëndësishme për eksitimin seksual dhe orgazmën. Në pikën në të cilën ju nuk mund të vazhdoni të prekni trupin e klitorisit, ai ndahet në dy pjesë, duke u degëzuar me një kënd të gjerë në dy drejtime për të formuar ato që quhen crura (në njëjës crus), dy spirancat anësore të indit erektal që i bashkangjiten kockave të pelvisit. Krurat e klitorit jane rreth tre inç të gjata. Duke filluar nga ka dy grumbullime të indit erektal të quajtur bulba (rrënjë) të vestibulit. Këto së bashku me gjithë klitorisin dhe me një sistem venash lidhëse e muskujsh që përshkojnë pelvisin, forcohen dhe mbushen me gjak (kongjestioni i pelvisit) gjatë ereksionit seksual. Disa kongjestione të pelvisit, që japin një ndjenjë plotësie, ose rëndese në zonën e pelvisit, mund të ndodhin gjatë ciklit menstrual, pak përpara se t' ju vijnë menstruacionet. Që të dyja krurat e klitorisit dhe bulbi i vestibulit janë të mbështjella me ind muskulor. Ky muskul ndihmon në krijimin e shtypjes dhe trashjes gjatë ereksionit dhe kontraktohet gjatë orgazmës duke luajtur një rol të rëndësishëm në spazmat e pavullnetshme që ndjehen në ato momente. I gjithë klitorisi dhe bulbat vestibulare janë të vetmet organe në trup funksioni i vetëm i të cilave është ndjeshmëria seksuale dhe ereksioni.

Organet riprodhuese që ju s'mund t'i shikoni
Një uterus jo shtatzanë ka përafërsisht përmasat e një grushti. Muret e tij të trasha janë të përbëra nga disa prej muskujve më të fuqishëm të trupit. Ai është i lokalizuar prapa fshikëzës së urinës që ndodhet nën murin abdominal dhe përpara rektumit që është i vendosur pranë shtyllës kurrizore. Muret e uterusit zakonisht takohen me njëritjetrin përveç rastit kur shtyhen nga një fetus në rritje apo nga ndonjë rritje indore jo normale.
Maja e uterusit quhet fundus. Duke u nisur nga pjesa e sipërme e uterusit, në të dyja anët e tij, zgjaten jashtë dhe prapa dy tubat fallopiane (ose oviducts që do të thotë "tubat e vezeve"). Ato janë rreth katër inç të gjatë dhe duken si brirët dashit të kthyera mbrapsht. Hapja që realizon lidhjen e pjesës së brendshme të uterusit me tubat fallopiane është e vogël sa një gjilpërë e hollë. Fundi tjetër i tubit mbaron me një bordurë në formën e një hinke me zgjatime ose fimbrie.


Pjesa e gjerë e hinkës mbështillet rreth vezores por nuk është e lidhur me të. Ajombahet në vendin e saj nga indet lidhëse. Vezoret janë organe me përmasa dhe formën e bajameve me lëvozhgë, që lokalizohen afërsisht poshtë uterusit në të dyja anët e tij. Ato janë të vendosura në lartësinë katër deri në pesë inç poshtë belit tuaj. Ato mbahen në vendin e tyr e nëpërmjet indeve lidhëse dhe janë të mbrojtura nga një masë dhjamore rrethuese.


Vezoret kanë funksion të dyfishtë: prodhimin e vezëve dhe të hormoneve seksuale femërore (estrogjenit, progesteronit dhe shumë hormoneve të tjera, prej të cilëve ne njohim vetëm disa prej funksioneve), si edhe hormonet mashkullore si testosteroni, i cili luan rol në dëshirën seksuale gjatë gjithë jetës së gruas. Hapësira e vogël midis vezores dhe fundit të tubit fallopian bën që veza e lëshuar nga vezorja të plluskojë e lirë. Fundi i tubit fallopian (bordura me zgjatimet në formën e gishtave) përfshin gjerësinë e sipërfaqes së vezores dhe shtyn vezën në tub pas ovulimit. Në raste të rralla, kur veza nuk hyn në tub, mund të fertilizohet jashtë tubit duke sjellë si përfundim një shtatzani abdominale (jashtë mitrës) shumë të rrezikshme për gruan.

Gjinjtë tanë
Kur shohim gjinjtë në pasqyrë, vëmë re se ata mund të mos jenë me përmasa dhe formë të njëjtë. Nganjëherë i djathti është më i vogël se i majti - ndryshim që vihet re në mënyrë të veçantë pas pubertetit. Në qoftë se vëzhgojmë formën e gjirit tonë me kalimin e kohës gjithashtu do të vëmë re që ata tentojnë të zbresin me kalimin e viteve ndërsa lëkura jonë bëhet më pak elastike dhe gjendrat tona të qumështit zvogëlohen. Kjo ndodh edhe më shpejt pas menopauzës, kur gjendrat e qumështit nuk marrin më stimulim për t'u rritur. Meqënëse gj iri është receptor për hormonet seksuale që prodhohen prej vezoreve, shumë nga ne vënë re ndryshime të konsiderueshme gjatë ciklit menstrual, që manifestohen me fryrje dhe fortësi më të madhe tamam përpara menstruacioneve (gjakrrjedhjes). Kjo fryrje mund të shkaktojë dhimbje tek disa gra, që mund të ndjehet deri tek sqetulla, në atë pjesë të gjirit që quhet "bishti". Gjithashtu, gjatë shtatzanisë dhe dhënies gji, gjinjtë mund të zmadhohen në mënyrë të konsiderueshme. Ekzaminimi i gjinjve tanë në mënyrë të rregullt mund të na ndihmojë të dallojmë (njohim) veçoritë tona karakteristike, si dhe të dallojmë ndonjë gjë të pa zakontë. Në mes të gjirit ne vëmë re një rreth me lëkurë më të errët. Kjo ngjyrë mund të jetë nga rozë e zbehtë deri në pothuajse e zezë. Gjatë shtatzënisë kjo zonë mund të zmadhohet dhe te gratë me lëkurë të çelët, ajo mund të bëhet më e errët. Nganjëherë ndryshimet mbeten për gjithë jetën. Kjo lëkurë më e errët është e përbërë nga areola dhe thithi. Areola mund të ketë kokrra të vogla nëpër të. Këto janë gjendra vajore apo sebacious -e, të cilat sekretojnë lubrifikant që mbron thithin gjatë dhënies gji. Shpesh rreth areolave tona mund të rriten qime sasia e të cilave mund të rritet me kalimin e kohës ose me përdorimin e preparateve kontraceptive të kontrollit të lindjeve. Thithi ynë mund të jetë i dalë jashtë, të qëndrojë në pozicion normal ose të futet brenda. Të gjitha këto konfiguracione janë normale. Nervat hyjne në thith afër fundit të areolës. Të vetmet muskuj në gjirin tonë janë direkt në n thith dhe areolë. Në përgjigje të të ftohtit, prekjes ose ereksionit seksual, areola mund të shtrëngohet dhe thithat të bëhen më të ngritur.



Main menu 2