Jump to Navigation

MAOI Antidepresantet

Për ç’farë përdoren antidepresantët MAOI (agjentë frenues monoamine-oksidasë)?
Monoamine Oxidase Inhibitors (Agjentët Frenues Monoaminë Oksidasë) (MAOIs) janë një grup ilaçesh që përdoren për të trajtuar njerëzit me depresion. Ilaçet përdoren shpesh për të trajuar më shumë se një sëmundje, kështu që nëse nuk jeni të sigurtë se pse ju është dhënë një MAOI, duhet t’a diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Shembuj të MAOI-ve janë phenelzine (fenelzina) dhe tranylcypromine (tranilcipromina). Ilaçi juaj gjithashtu mund të ketë një emër tregtar ose emër të llojit. Ky është emri që prodhuesi u jep ilaçeve, për shembull Nardil® është një emër i llojit për phenelzine (fenelzinë).

Cilat janë përfitimet e marrjes së MAOI-të?
Njerëzit me depresion mund të ndjehen të mërzitur, jo të lumtur dhe të mjerë pjesën më të madhe të kohës dhe kjo zakonisht përzihet në jetën e tyre të përditshme. Kjo ndjenjë depresioni është më keq sesa periudha të shkurtra të mungesës së lumturisë që njerëzit mund të përjetojnë herë pas here.
Shqetësimi, nervozizmi dhe lodhja janë të zakonshme, si dhe vështirësia në të fjetur dhe mungesa e oreksit. Njerëzit me depresion gjithashtu mund të ndjehen të pashpresë dhe të pamjaftueshëm dhe mund t’a kenë të vështirë të shijojnë jetën. Ata gjithashtu mund të kenë mendime për të dëmtuar vetveten ose për të kryer vetëvrasje. MAOI-të mund të ndihmojë në trajtimin e këtyre simptomave tek njerëzit që nuk ndihen mirë dhe gjithashtu mund të ndihmojë që njerëzit të ndihen mirë për një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj ato mund të ndihmojnë që njerëzit të reagojnë më mirë, në mënyrë që ata t’a shijojnë jetën dhe të jenë në gjendje të trajtojnë çdo problem që mund të kenë.

Sa shpejt bëjnë efekt MAOI-të?
MAOI-të bëjnë efekt gjatë një periudhe prej disa javësh. Disa simptoma mund të fillojnë të përmirësohen përpara të tjerave, por mund të duhen deri në katër javë përpara sesa ato të kenë ndikimin e tyre të plotë. Jo të gjithë përfitojnë nga MAOI-të, por shumica e njerëzve përfitojnë. Nëse nuk ndjeni ndonjë përfitim pas katër deri në gjashtë javë, duhet t'a diskutoni këtë me mjekun ose punonjësin tuaj të kujdesit shëndetësor. Ndonjëherë, mendimet e vetëvrasjes ose dëmtimit të vetvetes mund të shtohen gjatë javëve të para të trajtimit derisa ilaçi juaj të bëjë efekt të plotë. Nëse ju ndodh kjo, thuajini menjeherë mjekut tuaj ose shkoni në spitalin më të afërt.

Cilat janë dozat e zakonshme të MAOI-të dhe si duhet t’i marr ata?
Referojuni broshurës së prodhuesit të informacionit për pacientin për MAOI që ju janë dhënë. Mos e ndryshoni dozën tuaj të ilaçit pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj, pasi ajo mund të ndikojë në reagimin tuaj ndaj ilaçit ose mund të jetë e dëmshme.

Ç’farë duhet të bëj nëse nuk marr një dozë?
Do të keni rezultate më të larta nga ilaçi juaj kur t’a merrni atë siç duhet dhe rregullisht. Nëse nuk keni marrë ose keni harruar të merrni një dozë në kohën e zakonshme, por kujtoheni për këtë brenda një ose dy orësh, atëherë merreni menjëherë sapo të kujtoheni. Nëse është një kohë më e gjatë sesa kjo mos e merrni dozen që harruat ose kërkoni këshilla nga mjeku ose farmacisti juaj. Merreni dozën tjetër në kohën e zakonshme. Nëse nuk merrni disa doza ju mund të përjetoni simptomat e 'ndërprerjes’ (shihni më poshtë). Asnjeherë mos merrni ilaçe shtesë në kohën e dozës tjetër. Nëse e keni të vështirë të mbani mend marrjen e ilaçeve diskutojeni këtë me farmacistin tuaj ose punonjësin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Për sa kohë duhet t’i marr MAOI-të?
Mjeku juaj do të diskutojë me ju kohëzgjatjen e trajtimit, që do të ndryshojë në varësi të llojit të semundjes që keni. Mund të jetë disa muaj ose më gjatë. MAOI-të zakonisht merren për të paktën gjashtë muaj përpara sesa të filloni të ndjeheni më mirë. Marrja e ilaçeve rregullisht mund të parandalojë që ju të përkeqësoheni përsëri. Mjeku juaj duhet të rishikojë rregullisht ilaçet tuaja për t’u siguruar se nuk i merrni ilaçet për më gjatë sesa është e nevojshme. Nëse ndaloni së mari MAOI-të papritur, mund të keni simptoma të papëlqyeshme të quajtura ‘ndërprerje’ ose ‘heqje dorë’. Këto janë zakonisht të lehta dhe zhduken vetë, por ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme. MAOI-të nuk krijojnë varësi.

Cilat janë efektet anësore të MAOI-të?
Si me të gjitha ilaçet, ekziston një rrezik i efekteve të padëshirueshme (efekte anësore). Disa mund të ndodhin menjëherë pas fillimit të trajtimit, kështu që mund t’i përjetoni këto përpara sesa të ndjeheni mirë. Shumica janë të përkohëshme dhe duhet të zhduken pas disa ditësh ose disa javësh. Jo të gjithë do të kenë efekte anësore dhe shumë njerëz i përjetojnë ato në nivele të ndryshme. Nëse mendoni se keni efekte anësore që janë duke ju shkaktuar shqetësim, diskutojeni këtë me mjekun, farmacistin, infermieren ose punonjësin tuaj të kujdesit shëndetësor. Tabela në faqen e mëpasshme rendit disa prej efekteve anësore kryesorë të njohur të MAOI-ve.

Po në lidhje me drogat e ‘rrugës’?
Drogat e ‘rrugës’ (për shembull, kanabisi, ekstazi, spid, heroina dhe kokaina) nuk duhet të merren me antidepresantët MAOI. Marrja e spid, kokainës ose ekstazisë me MAOI-të mund të rezultojë në rritje të mëdha të tensionit të gjakut, gjë që mund të jetë fatale. Shumë pak informacion ekziston në lidhje me marrjen e MAOI-të me droga të tjera të ‘rrugës’ dhe kështu që efekti dhe parrezikshmëria e bërjes së kësaj nuk dihet. Eshtë më mirë që të mos merrni ndonjë drogë të ‘rrugës’ ndërsa merrni MAOI-të. Ju mund të keni nevojë që të merrni këshilla dhe mbështetje për t’ju ndihmuar që t’a bëni këtë.

Po në lidhje me ilaçet e tjera?
Nëse merrni ndonjë ilaç tjetër ose barëra si mjete shërimi, përfshirë ndonjë që u është dhënë me recetë ose e keni blerë së fundi, është e rëndësishme që të kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj se ato janë të parrezikshme me MAOI-të. Ju gjithashtu duhet të keni kujdes të veçantë me disa ilaçe që janë të disponueshme ‘pa recetë’. Për shembull, mos merrni ilaçe për kollën dhe të ftohtin që përmbajnë pseudoepherine (pseudoefedrinë) dhe/ose dextromethorpan (dekstrometorfan) pasi kjo mund të rezultojë në një reaksion të rëndë dhe potencialisht të dëmshëm.

Kur duhet të jem i kujdesshëm?
Zakonisht është e parrezikshme të merrni MAOI-të rregullisht, siç ju janë dhënë nga mjeku juaj, por ata nuk janë të përshtatshëm për të gjithë. Nëse ndonjë prej situatave të mëposhtme zbatohet për ju, duhet t’i tregoni menjëherë mjekut tuaj:
1 Nëse jeni alergjik ndaj MAOI-të (nëse e keni patur një më parë dhe u është shfaqur ndonjë puçërr, kruarje, ënjtje të gojës ose fytit);
2 Nëse jeni duke marrë ose së fundi keni marrë një lloj tjetër antidepresanti, St. John’s Wort ose ‘triptans’ të tillë si sumatriptan (sumatriptan), që përdoret për të trajtuar migrenën;
3 Nëse jeni duke marrë ose së fundi keni marrë ilaçe të tilla si cimetidine (cimetidinë), morphine (morfinë), pethidine (petidinë), fentanyl (fentanil), diuretics (diuretikë) (tableta uji) ose ilaçe për sëmundjen e Parkinsonit;
4 Nëse së fundi keni patur një anestezi të përgjithshme ose keni planifikuar një operacion
(përfshirë dentar) në të ardhmen e afërt;
5 Nëse jeni me epilepsi (ose keni patur një krizë në të kaluarën), diabet, hipertiroidizëm, probleme të zemrës, vuani nga sëmundje të veshkës, tiroides ose mëlçisë ose keni patur një goditje në zemër;
6 Nëse keni porfiria ose fekromokitoma (një tumor i gjendrës së adrenalinës);
7 Nëse jeni në terapi elektro-konvulsive (ECT);
8 Nëse keni episode të manisë (sjellje ose mendime të tepërt aktive);
9 Nëse jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar të bëheni shtatzënë; ose
10 Nëse jeni duke ushqyer me gji.

Po në lidhje me ushqimin dhe alkoolin?
MAOI-të mund të reagojnë me një substance të quajtur tyramine (tiraminë), e cila gjendet në disa ushqime/pije për të shkaktuar një reaksion, i cili mund t’u japë një tension jashtëzakonisht të lartë të gjakut. Serioziteti i reaksionit varet nga sasia e tyramine (tiraminës) që hani. Një simptomë e hershme paralajmëruese mund të jetë një dhembje koke pulsuese ose të ndjerit nxehtë dhe skuqje. Nëse ju ndodh kjo, thuajini menjeherë mjekut tuaj ose shkoni në spitalin më të afërt. Shmangi ushqimet/pijet që përmbajnë tyramine (tiraminë), të cilët përfshijnë: Djathë, mëlçi me dhjamë, mëlçi, kos, cironka turshi, lëvozhga të gjëra mashurkash, maja dhe esenca mishi (të tilla si Marmite®, Oxo®, Bovril®), produkte të fermentuar të sojës (që gjenden në disa ushqime kineze), alkool (shihni këshillën më poshtë) dhe birrë jo-alkoolike. Eshtë e rëndësishmë që të hani ushqime të freskëta dhe të shmangni ushqime bajate ose ‘drejt prishjes,’ veçanërisht mish, peshk, shpendë shtëpiakë dhe nënprodukte mishi. Mishi i kafshëve të egra duhet të shmanget. Nëse trajtimi juaj me MAOI përfundon, do të duhet të vazhdoni dietën e posatçme për të paktën dy javë pas dozës tuaj të fundit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të përmbajtjes së tyramine (tiraminës) në pijet e ndryshme alkoolike të disponueshme, kështu që pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për më shumë informacion në lidhje me një pije alkoolike të caktuar. Pijet alkoolike që duhet të shmangni patjetër përfshijnë: Kianti, birrat dhe verërat e bëra në shtëpi, birrat e vërteta dhe verën e kuqe. Pijet alkoolike që janë të sigurta përfshijnë: xhin, vodka dhe pijet e tjera të qarta. Pirja e alkoolit mund të shkaktojë marramendje dhe nuk rekomandohet që të pini alkool me ndonjë antidepresant. Pasi të jeni mësuar me marrjen e ilaçit dhe të njihni se cila pije alkoolike është e sigurtë për t’u marrë me MAOI-të, mund të jeni në gjendje të pini me raste dhe në sasi të vogla. Eshtë mirë të jeni të kujdesshëm sepse alkooli ndikon tek njerëzit në mënyra të ndryshme, veçanërisht kur marrin ilaçe.

Postural Hipotension
Një ulje e tensionit të gjakut kur uleni ose ngriheni në këmbë. Ajo mund t’ju bëjë të ndjeheni të fikët ose marramendje.
Përpiquni të uleni ose të ngriheni në këmbë ngadalë. Nëse keni marramendje, mos ngisni makinën. Diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme nëse kjo nuk ndalet.

Marramendje
Ndjenja e trullosjes ose të fikët.
Mos u ngrini në këmbë shumë shpejt. Përpiquni të shtriheni kur ndjeni marrje mendsh. Mos ngisni makinën. Nëse kjo vazhdon pas dy javësh diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme.
Tharje e gojës Mungesë e pështymës në gojë. Gllënjka të rregulta uji, sheqerka të ziera pa sheqer, përtypja e çamçakëzit ose qitrove shpesh do të ndihmojë. Nëse kjo vazhdon ose bëhet problem, diskutoni me mjekun tuaj në takimin tuaj të ardhshëm.
Kapsllëk Vështirësi gjatë shkruarjes në banjë ose daljes jashtë.
Sigurohuni që të pini shumë lëngje. Hani më shume fibra, për shembull krunde, fruta dhe perime dhe bëni ushtrime të rregullta.
Nëse kjo nuk ndihmon, diskutoni me mjekun ose farmacistin tuaj gjatë ditëve të ardhshme.
Përgjumësi Ndjenja përgjumësh ose i ngathët. Mos ngisni makinën ose mos përdorni makineri. Kjo është  më e zakonshme në fillim të trajtimit. Nëse e merrni ilaçin tuaj një here në ditë, mund të ndihmojë nëse e merrni atë në kohën e gjumit. Nëse kjo vazhdon për më shumë se dy javë diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme.
Të përzierë Ndjeheni i sëmurë. Përpiquni të merrni dozën tuaj me ose pas ushqimit. Kjo është më e zakonshme në fillim të trajtimit dhe nëse kjo vazhdon pas dy javësh diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme.
Dhembje koke Koka ju dhemb. Nëse dhembja nuk është e madhe, përdorni një ilaç të lehtë kundër dhembjes si paracetamol (paracetamol). Nëse nuk ndihmon, diskutoni me mjekun tuaj në takimin tuaj të ardhshëm. Shihni gjithashtu këshillën me tyramine (tiraminën) tek ‘Po në lidhje me ushqimin dhe alkoolin?’
Oedema Krijimi i lëngjeve të tepërta në trup, kryesisht në gjunjë ose këmbë.
Nëse ka fryrje të vazhdueshme të këmbës, kontaktoni mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme.

Mosfunksionim seksual
Ndryshim i energjisë seksuale ose aftësisë seksuale, për shembull mungesë orgazme, ereksion jonormal dhe derdhje.
Diskutoni me mjekun tuaj në takimin tuaj të ardhshëm.

Të parit me mjegull
Gjërat duket të mjegullta dhe nuk mund të fokusoheni siç duhet.
Mos ngisni makinën. Diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme nëse kjo nuk pushon ose përkeqësohet.

Puçrra dhe prurit
Puçrra të kuqe në lëkurë dhe krruarje.
Nëse puçrrat janë të shumta ose nuk zhduken, kontaktoni mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme.

Djersitje e tepërt
Djersë shumë më tepër se normalisht, veçanërisht natën Diskutoni me mjekun tuaj gjatë ditëve të ardhshme nëse kjo bëhet problem. Shihni gjithashtu këshillën me tyramine (tiraminën) tek ‘Po në lidhje me ushqimin dhe alkoolin?’

Ju lutemi referojuni broshurës së prodhuesit të informacionit për pacientin që shoqëron ilaçin tuaj për më shumë informacion dhe listën e plotë të efekteve anësore dhe përkujdesjes. Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me ilaçet tuaja ose nëse jeni të shqetësuar në lidhje me ndonjë gjë që mendoni se mund të jetë një efekt anësor, pyesni mjekun, farmacistin ose infermieren tuaj.
Kjo broshurë ju jep disa informacione në lidhje me këtë ilaç. Ajo nuk zëvendëson ekspertizën ose gjykimin e një mjeku, farmacisti ose punonjësi tjetër të kujdesit shëndetësor. Ajo nuk është broshurë e prodhuesit të informacionit për pacientin dhe nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim për, ose miratim i informacionit të prodhuesit ose këshillë në lidhje me ndonjë ilaç të cilit i referohet në këtë broshurë. Ju mund të gjeni më shumë informacion në broshura ose libra të tjerë ose në internet.



Main menu 2