Jump to Navigation

Rezonanca Magnetike e Gjirit

Është metoda e fundit joinvazive në imazherinë e gjirit që përdoret për diagnostikimin e një sërë patologjive në rastet kur ekografia apo mamografia ngelen të pamjaftueshme , për depistimin e grave me risk të lartë dhe të moderuar, si dhe në vlerësimin para dhe pas ndërhyrjeve të kancerit të gjirit.

RM arrin të detektojë kancerin e gjirit që në fazat e para kur nuk është i dukshëm me mamografi apo eko prandaj rekomandohet si metodë depistimi për gratë me rrezik të mesëm dhe të lartë për kancerin e gjirit RM e gjirit rekomandohet sidomos në vlerësimin para ndërhyrjes kirurgjikale të kancerit të gjirit pasi përcakton me saktësi lokalizimin, dimensionet e tumorit, vatra të tjera kanceroze në të njëjtin gji apo në gjirin tjetër duke i dhënë informacion shumë të vlefshëm kirurgut për të planifikuar llojin e proçedurës kirurgjikale që duhet të ndiqet.

RM është aprovuar si metoda më e mirë për ndjekjen pas ndërhyrjes të pacientëve me kancer të gjirit pasi diagnostikon me saktësi tumorin residual (të mbetur nëse ka) si dhe frekurencat e mundshme.
RM është metoda e preferuar për vlerësimin e gjinjve të fortë dhe implanteve të gjirit ku mamografia ngelet e pamjaftueshme, është e sigurt për të gjitha moshat dhe për gratë shtatzëna pasi nuk përmban rrezatim.
Këtu vlen të përmëndet se me gjithë përdorimin e gjerë të aparaturave të Rezonancës Magnetike sot, RM e gjirit është një ekzaminim shumë specifik që kërkon aparatura dhe programe të posaçme me teknologji moderne dhe vlerësimin e një radiologu specialist për të arritur rezultate optimale. Shoqata Amerikane e Kancerit për diagnostimin e hershëm të kancerit të gjirit rekomandon:

- Gratë në moshën 40 vjeç dhe sipër duhet të bëjnë kontroll mamografik vjetor. Studimet e fundit tregojnë se kontrolli vjetor mamografik po rrit gjithnjë e më shumë diagnostikimin e kancerit të gjirit në fazat e para kur është plotësisht i kurueshëm.
Megjithatë mamografia ka kufijtë e saj sepse jo çdo kancer është i diagnostikueshëm me mamografi.
RM kohët e fundit është kthyer në një metodë diagnostikuese shumë premtuese për detektimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit të gjirit rekomandon:
- Gratë me risk të lartë (>20%) për kancerin e gjirit duhet të kryejnë cdo vit Rezonancë Magnetike të gjirit krahas mamografisë. Ky grup përfshin:
• Gratë me histori të kancerit të gjirit në familje (nëna, motra apo vajza)
• Gratë që kanë marrë radioterapi të kraharorit në moshat 10-30 (psh për trajtimin e limfomës)
• Gratë me gen pozitiv të kancerit të gjirit, BRCA1 apo 2
• Gratë me sindroma në familje si Li-Fraumeni, sindroma Cowdwn etj

- Gratë me risk të moderuar duhet të konsiderojnë gjithashtu depistimin vjetor me RM krahas mamografisë.
Këto përfshijnë:
• Gratë me histori kanceri në fazat e hershme si DCIS, LCIS, apo të diagnostikuara me patologji prekancerogjenë si hipërplazi atipike duktale apo lobulare.
• Gratë me gjinj të fortë me përmbajte të theksuar fibroglandulare që vështirësojnë vlerësimin mamografik.



Main menu 2