Jump to Navigation

Ekografia e Gjirit

Është një metodë dinamike për vlerësimin e gjirit mbi bazën e ultratingujve që përfton pamje reale dhe që përdoret për vlerësimin e një sërë patologjive të gjirit të diagnostikuara nga mjeku apo vetë pacienti gjatë ekzaminimit fizik të gjirit si dhe për të sqaruar një sërë patologjish të detektuara në mamografi.
Kjo metodë është e përshtatshme për të gjitha moshat pasi nuk përmban rrezatim.

Ekografia ndihmon në diferencimin e lezionit nëse është solid apo kistik (me përmbajtje të lëngët) si dhe beninj (i parrezikshëm) apo malinj (kanceroz) dhe përdoret gjithashtu edhe si ndihmëse në biopsinë e gjirit.
Ekografia e gjirit në rutinë nuk përdoret për depistimin e kancerit të gjirit. Ajo më tepër gjen përdorim në vlerësimin e problemeve të gjirit të diagnostikuara në ekzaminim fizik apo në mamografi. Por rekomandohet për depistim vetëm në moshat e reja apo me gjinj të forte (me përmbajtje kryesisht fibroglandulare) si dhe në gratë shtatzëna.

Megjithëse një metodë e thjeshtë dhe joinvazive, ekografia e gjirit është një ekzaminim subjektiv që varet shumë nga eksperienca e radiologut dhe është më pak sensitive se Rezonanca Magnetike në diagnostikimin dhe diferencimin e sëmundjeve.



Main menu 2