Jump to Navigation

Çrregullimet e ankthit

Crregullimet e ankthit jane prishje relativisht te zgjatura te rrjedhes normale te jetes,te karakterizuara nga akthi.Ankthi zakonisht perkufizohetsi nje ndjenje jo e theksuar frike dhe pasigurie.Ankthi mund te quhet si nje frike ndaj kerkesave qe i behen nje individi,kur ai me saktesi nuk e di cjane keto kerkesa.Ketu do te shqyrtojme kater lloje te crregullimit te ankthit:

1-Crregullimin e Panikut dhe Agorafobine
2-Fobite e thjeshta dhe ato Socjale
3-Crregullimin e Opsesjonit te papermbajtur
4-Crregullimin e Ankthit te pergjithshem

Crregullimin e Panikut dhe Agorafobine
Crregullimi i panikut identifikohet nga shfaqja e krizave te panikut qe jane periudha te caktuara te ankthit te theksua, qe karakterizohen nga marrja e frymes, marrje mendsh, keputje, dridhje, djersitje, perzierje per te vjelle, mpirje, afsh te nxehte ose ethe te ftohte ose nga frika e vdekjes. Krizat e panikut mund te zgjasin disa minuta deri ne nje ore ose me teper. Ato jane te papritura dhe nuk shkaktohen nga situata ankth-shkaktuese. Zakonisht crregullimet e panikut shfaqjen tek te rinjte e te dy sekseve.Krizat e panikut mund te perseriten disa here ne jave,nganjehere cdo dite. (Prishja e nje marredhenie te rendesishme shoqerore mund te jete premise per nje crregullim paniku).
Agorafobia ndodh kur personi ka frike nga vende dhe situata prej te cilave e ka te veshtire ose i vjen zor te largohet, vecanerisht kur shfaq simptoma qe e bejne te paafte te veproje.(ai ka frike te ndodhet jashte shtepise,apo mes turmave)Per shkak kesaj ndjenje te theksuar personi mundohet ti kufizoje daljet, e udhetimet.Agorafobia eshte tipike tek te rinjte dhe me shpesh midis femrave sesa meshkujve.Kerkimet e fundit tregojne se agorafobia dhe crregullimet e panikut ndeshen shpesh se bashku dhe mund te kene nje baze te perbashket gjenetike.

Fobite Sociale dhe ato te Thjeshta
Fobite jane ndjenja te tepruara dhe akute frike per situata ose objekte te vecanta,kjo frike nuk ka baza reale bindese. Njerezit mund te zhvillojne fobira per nje numer te madh gjerash pafund. Frika kthehet ne nje fobi kur, pa ndonje arsye, ajo na nderhyn dhe krijon shqetesim ne jeten e perditshme. Ajo mund ta perngoje nje individ ne shum gjera.Kur personat me fobira ndeshen me objektet qe u shkaktojne atyre fobira,ato provojne ne menyre tipike panik,te perziera dhe me ankth akut.Nga ana tjeter,fobirat kane avantazhin se u japin shkak personave me ankth, qe te shmangin ankthin dhe objektet specifike.Keshtu ata mund te kontrollojne ankthin.Fobite nuk zhvillohen kot,por mesohen ne saje te ngacmuesve specifike.

DSM-III-R i klasifikon fobirat be tre kategori te pergjithshme:
1-Agorafobia (e pershkruar me lart)
2-Fobia Sociale
3-Fobia e Thjeshte

Fobite Sociale jane frika dhe shqetesime te tepruara irracionale qe ngjasin kur bashkeveprojne me njerez te tjere.(ketu futen frika e sjelljes ngulmuese,frika e kritikes,si dhe te folurit publik) Fobite Sociale shpesh fillojne ne adoleshence dhe mund te jene teper ngacmues.Ky crregullim ndeshet me shume tek meshkujt se sa tek femrat.
Fobia e Thjeshte shpreh nje frike te tepruar e te paarsyeshme ndaj nje ngacmimi te vecante.Fobite e vecanta,apo te thjeshta jane ato qe kane te bejne me qente,gjarperinjte,insektet,gjakun,hapesira te mbyllura e lartesite.Fobite e thjeshta nuk perfshijne friken nga situatat siciale(fobite sociale) as friken e krizes se panikut(crregullimin e panikut), apo agorafobine.

Crregullimi Obsesiv-Kompulsiv
Nje lloj relativisht i rendomte crregullimi ankthi eshte crregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili mund te shfaqet ne forma te ndryshm. Personat me ankth kane mendime te perseritura(obsesjone) ose shtytje te vashdueshme per tu marre me veprime te perseritura pa kuptim, te cilat jane te pakontrollueshme, irracionale dhe te bezdisshme. Keto obsesione ose kompulsione krijojne brengosje dhe shqetesime te ndjeshmene funksjonim normalte individit dhe i shpenzojne shume kohe. (si larja e duarve cdo gjysme) Ne te gjithe kemi mendime dhe manierizma qe i kryejme thuajse ne menyre atomatike.Kurse tek personi obsesiv kompulsiv,keto mendime dhe veprime behen aq zoteruese sa e pengojne ate ne jete.
Mendimet obsesive shpesh kane te bejne me friken e te qenit i paafte per te kontrolluar impulset(shperthimet). Personi mund te fantazoje here pas here sikur vret dike apo ben veprime te turpshme,shanset per ti realizuar keto ne te vertete jane zero,por te fantazuarit vazhdon ne menyre te pavullnetshme.
Veprimet kompulsive jane po aq shqetesuese per personin qe i ben ato.Ne to mund te permendim veprime rutine e te parendesishme sikurse eshte te kontrolluarit e dyerve tre here,per t"u siguruar qe ato jane te mbyllura etjer.  .  .Perseri cdo perpjekje per ta ndaluar kete sjellje con ne nje ankth te menjehershem.Personat obsesive kompulsive nuk eshte veshtire te trajtohen, sepse kjo gjendje nuk paraqet vecse nje forme te lehte te keqpershtatjes.
Sipas modelit psikoanalitik, ankthi dhe faji per nje problem mund ta pushtoje njeriun.Atehere ai mendon se duke bere dicka tjeter, kjo ja heq mendjen nga ky problem.Dhe keshtu fillon cikli sa here ndjen ankth fillon edhe sjellja e perseritur.
Dollerd dhe Miller thone se, sjelljet tona te papermbajtura mund ta kene burimin tek sjelljet tona te shperblyera ne femijeri.( P.sh. per larjen e duarve,veshjen, ose rregullimin e dhomes etjer..) Si te rritur ne i ekzagjerojme keto sjellje te femijerise.Kerkimet me te fundit vene ne dukje se, ekziston nje baze biologjike per disa nga format e sjelljes obsesive kompulsive dhe se, ato ngjasin tek nje person qe ne pergjithsi eshte i paafte te perballoje si duhet kerkesat e jetes se perditshme(thene nga Turner dhe koleget)

Crregullimi i Ankthit te pergjithesuar
Individet me crregullime te ankthit te pergjithesuar jetojne ne nje gjendje ankthi te vazhdueshem.Njerezit me ankth nuk e dine perse ndjejne sikur dicka e tmerrshme do tu ndodhe:ankthi i tyre eshte i papercaktuar dhe nuk lidhet me ndonje objekt apo situate te caktuar.Personat me crregullim ankthi te pergjithesuar ndjehen te pazote dhe te pafuqishem ne perballimin e jetes dhe sfidave te saj.Njerezit me crregullime ankthi te pergjithesuar ndjehen ne veshtiresi te theksuar, kur kane te bejne me probleme qe ne te tjeret mund ti kalojme pa ndonje zor.Ata jane vazhdimisht te pasigurt dhe gjejne probleme per tu shqetesuar pa fund.Edhe kur punet u shkojne mbare, ata nuk ndjehen te qete, sepse vazhdojne te shqetsohen per problemet e se nesermes.
DSM-III-R numeron 18 simptoma, 6 nga te cilat jane te panevojshme per diagnozen e crregullimit te ankthit te pergjithesuar.Simptomat e tensjonit muskular perfshijne dridhjet, tensjonin muskular, shqetesimin dhe lodhjen. Hiperaktiviteti autonom shfaqet me simptoma te tilla si mosmbushje me fryme,rrahje e shpejte e zemres,djersitje, marrje mendsh, tharje e gojes, perzierje,te dridhura dhe urinim i shpeshte.
Simptoma te nje vigjilence te theksuar shfaqen ne formen e dyshimit te te qenit kycur brenda,me reagime te ekzagjeruara te trembjes, pagjumesi dhe nje gjendje irritimi te pergjithshem.Personi duhet ti manifestoje keto simptoma te pakten per gjashte muaj qe te diagnostikohet se vuan nga crregullimi i ankthit te pergjithesuar.
Crregullimet e ankthit perfaqesojne fundin e zbutur te spektrit te keqpershtatjes.Sado serioza qe jane ato mund te trajtohen me sukses dhe personi mund te filloje nje jete produktive. Edhe fobite shpesh trajtohen efektivisht me ane te terapise se sjelljes.



Main menu 2