Jump to Navigation

Virologjia

Viriologjia është një shkencë e cila bën pjesë në grupin e mikrobiolgjisë dhe që mirret me studimin dhe proceset e virusëve në përgjithësi si rritjen , zhvillimin dhe vdekjen e virusëve. virus ne latinisht d.m.th helm viruset qendrojne ne mes kufirit te gjalles dhe te pagjalles.
Viruset kane forma te ndryshme cilindrike dhe ovale. ato ne kushte te caktuara paraqesin veti te se gjalles, ne kushte te caktuara paraqiten si stubstance. Viruset nuk kan ndertim qelizor , por perbehen vetem nge acidi nukleinik dhe membarana proteinike.

1. Struktura e Virusit
Madhësia e viruseve luhatet nga një diameter me më pak se 100 nanometra deri në disa qindra nanometra në gjatësi, si në rastin e filovirideve (figurat 1 dhe 2). Të gjithë viruset përmbajnë gjenom të acidit nukleik (ARN ose ADN) dhe një mbulesë mbrojtëse proteinike që quhet kapsidë. Gjenoma e acidit nukleik së bashku me mbulesën mbrojtëse proteinike quhet nukleokapsidë. Ajo mund të ketë simetri ikozaedrale, helikale ose komplekse. Viruset mund të kenë edhe mbulesë. Viruset me mbulesë e marrin atë nëpërmjet të membranës së qelizës së bujtësit. Në disa raste, virusi mbin nëpërmjet plazmamembranës, por në raste të tjera ajo(mbulesa) mund të rrjedhë edhe nga  membrana të tilla si nga ato të trupit Golxhi ose bërthamës. Disa viruse mbijnë nëpërmjet të pjesëve të specializuara të membranës së plazmës të qelizës së bujtësit; p.sh., virusi Ebola lidhet me lipidet që gjenden me shumicë në sfingomielinë, kolesterol dhe proteinat.

Poksviruset bëjnë përjashtim për faktin se ata fshehin veten në membranën e qelizës së bujtësit duke përdorur një mekanizëm që është i ndryshëm nga procesi i zakonshëm i mbirjes që perdoret nga virusët e tjerë. Virusët me mbulesë nuk e kanë të nevojshme që të shkatërrojnë qelizën e tyre bujtëse në momentin e çlirimit, pasi ata mund të dalin jashtë qelizës me një proces që jo doemos është letal për qelizën- ndërsa disa virusë mund të vendosin infeksione perzistente. Viruset me mbulesë, si rregull, janë infektiv vetëm në rast se mbulesa nuk është e dëmtuar (pasi proteinat ngjitëse virale të cilat njohin receptorët e qelizës janë vendosur në këtë mbulesë). Kjo do të thotë që agjentët që dëmtojnë mbulesën (p.sh. alkoolet dhe detergjentet), reduktojnë infektiviteti. Viruset nuk kan ndertim qelizor. por perbehen vetem nga acidi nukleinik dhe membrana proteinike.



Main menu 2