Jump to Navigation

Gjaku

Gjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 - 6 litra gjak.

Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocitë (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%. Eritrocitet përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një kompleks.

Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:
•Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
•Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)
•Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)

Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë:
•Furnizimin e indeve me oksigjen
•Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në gjak (psh lipidet e gjakut)
•Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik
•Funksione imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupthat
•Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim
•Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve
•Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 - 7.45)

Vetitë e gjakut
◦Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
◦pH 7,4
◦Gjaku është një suspension
◦Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra

Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.



Main menu 2