Jump to Navigation

Pankreasi

Pankreasi (greq. pan = krejt, mbarë; kreas = mish) është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) përmes Ductus pancreaticus. Pankreasi prodhon disa hormone të rëndësishme: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreocyminën etj.

Ndërtimi
Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm (shpesh 1,5 - 2cm) dhe 65 - 80 g i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Gjendet në hapsirën e stomakut.

Pankreasi është gjëndër me funksion të dyfishtë: ekzokrin dhe endokrin. Funksioni ekzokrin shihet nga ajo se një pjesë e pankreasit e krijon dhe sekreton lëngun pankreatik, i cili përmes kanaleve të ushqimit në trakt digjestiv. Në pjesën tjetër të pankresit krijohen edhe hormonet, kështu që kjo pjesë e pankreasit quhet pankreas endokrin. Këto hormone pankreasi i sekreton drejtpërdrejt në gjak. Në pankreas funksionin endokrin e kanë indet e veçanta në formë ujdhesave, të cilat quhen ujdhesat e Langerhensit. Këto ujdhesa e përbëjnë vetëm 1% të tërë masës së pankreasit. Indi i këtyre ujdhesave është i ndërtuar prej 4 llojeve të qelizave: a, b, C dhe D. Mësë shumti ka qeliza të tipit a (75%) në të cilat sintetizohet insulina, kurse në qelizat a - krijohet glukagoni. Funksioni i qelizave C dhe D nuk dihet.

Qelizat e pankreasit endokrin i sekretojnë dy hormone:
•Insulina
•Glukagoni

Sëmundjet
Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira.
Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjekët përkatës mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda siç janë sëmundja e sheqerit ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar t i nënshtrohen operacionit.

Simptomet
Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndjenë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit.

Shkaku
Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.

Sëmundjet më të shpeshta janë:
•Ndezje (pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)
•Tumoret
•Cistet
•Diabeti
•"Gurët"

Mënyrat e trajtimit të sëmundjes së pankreasit
Të sëmurët, që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët, që përdoren në formën e çajrave. Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimët mjekësore
Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmon 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët,të cilëve, nuk duhet t u jepet në doza të mëdha si te të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas. Edhe çaji i sanzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke. Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.



Main menu 2