Jump to Navigation

Indet qe Kontraktohen - Indet Muskulare

Veçoria e përbashkët për këto inde është struktura e tyre prej fijesh muskulare, të cilat janë të afta të kontraktohen dhe të bëhen më të shkurtra dhe më të trasha nën ndikimin e impulseve që vijnë nga sistemi nervor. Kjo aftësi i dallon indet muskulare nga indet e tjera. Dallohen dy tipe indesh muskulare: skeletikun, ose somatikun, i cili paraqitet në vertebratët dhe në njeriun si ind strial dhe zhvillohet nga miotomat, dhe indin e lëmuar, të brendëshëm, që zhvillohet nga mezenkima. Indi muskular i lëmuar përbëhet prej qelizash të zgjatura fuziforme me një bërthamë, që kontraktohhet pa vullnetin e individit, dhe për këtë arsye quhet edhe ind muskular i pavullnetshëm. Ai përsa i përket zhvillimit të tij ( nga mezenkima) dhe shtrirja ( në brendësitë ), bën pjesë në indet e mjedisit të brendshëm të organizmit. Indi muskular skeletik (strial), përbëhet prej fijesh, që kontraktohen (përveç muskulit të zemrës, nën influencën e vullnetit, dhe për këtë arsye quhet i vullnetëshëm.

Ai përbën muskulaturën e skeletit dhe formon atë që në popull quhet mishi. Gjatësia e fijes e tejkolon shumë trashësinë e saj; fijet mund të arinë deri në 12 cm. gjatësi. Në qoftëse do të vëzhgojmë një fije të tillë në mikroskop, atëherë do të vërejmë se fija ka një konfiguracion strial, me qënë se përbehet prej rrypash transversalë alternativë me refraktim rryme të thjeshtë dhe të dyfishtë (substanca izotrope dhe anizotrope), prej nga i vjen edhe emri indit muskular strial. Çdo fije është e rrethuar nga një membranë e hollë që quhet sorkolema dhe përbëhet prej fibrileve muskulare primare me konfiguracion transversal. Miofibrilet bashkohen njëri me tjetrin me një sasi protoplazme, e cila quhet sarkoplazëm. Në këtë të fundit (ndën sarkolemën) shtrihen bërthama të shumta në numër në formë të zgjatur. E këtillë është struktura e fijeve muskulare të muskulaturës skeletike.


Indi muskular strial i zemrës gëzon veçorotë: fijet e muskulit të zemrës kontraktohen në mënyrë të pavulnetëshme dhe kanë degëzime laterale, të cilat duke u bashkuar njëra me tjetrën, formojnë një rrjetë muskulare të pa ndërprerë – simplasti retikular.



Main menu 2