Jump to Navigation

Indet e Mjedisit te Brendeshem

Indet e mjedisit të brendshëm – lidhorë në kuptimin e gjërë të fjalës - përbëjnë pjesën kryesore të mjedidt të brendshëm të organizmit dhe nuk kanë lidhje direkte me mjedisin e jashtëm.
Gjatë kalimit të evolucionit të vertebratëve, sistemi i indeve të mjedisit të brendshëm është diferencuar në tre drejtime të ndryshme:

1- Një pjesë e indeve filloi të kryejë funksion trofik dhe mbrojtës – gjaku dhe limfa;

2- Pjesa tjetër funksionin e mbështetjes – indi lidhor, kërcor dhe kockor;

3- Në funksion kontraktiliteti – indi muskulor i lëmuar.
Për këtë arsye, të gjitha indet e mjedisit të brendshëm lindin në embriogenezë nga një burim i përbashkët që është – indi lidhor embrional, i quajtur mezenkimë.



Main menu 2