Jump to Navigation

Indet Epiteliale

Pjesa më e madhe e indeve epiteliale shtrihen në ato formacione organesh, të cilët ndodhen në kontakt të drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm, p.sh. në sipërfaqen e jashtme të lëkurës, në sipërfaqen e membranës së mukozës së traktit tretës etj. Me anën e epitelit ndodhin reaksione shkëmbimi ndërmjet organizmit dhe mjedisit të jashtëm; megjithatë, epiteli kryen edhe funksion mbrojtës (të barierës),  duke qënë si i futur në mjedisin e jashtëm, nga i cili atë e kufizon organizmi. Prej nga rrjedh edhe emri i epiteleve – inde kufitare.


Epiteli që zhvillohet nga fleta e jashtme embrionale (ektoderma), paraqet mbulesën e trupit (epiteli mbulues); - epiteli që lind nga fleta e brendëshme (endoderma), vesh nga jashtë traktin e tretjes së ushqimit dhe indin kryesor të disa gjëndrave         (epiteli glandular); - epiteli që zhvillohet nga fleta e mesme embrionale (mezoderma) mbulon membranat seroze (mezoteli); - epiteli që formohet nga mezenkima vesh nga brenda enët e gjakut, membranat e trurit dhe hapsirat sinoviale (endoteli).


Epiteli paraqitet në forma të ndryshme (të sheshtë, kubike, cilindrike) dhe shtrihet në një apo disa shtresa (prej një apo disa shtresash).
Në sipërfaqen e lirë të qelizave cilindrike të epitelit të rrugëve të frymarrjes dhe të rrugëve genitale, gjënden shumë vile (ciliume), që ndodhen në lëvizje të vazhdueshme (epiteli vibrativ). Sipas kushteve funksionale qelizat epiteliale mund t’i nënshtohen ndryshimeve të shumta. Ato mund të keratizohen (epidermis, flokët, thonjtë), të përmbajnë gëlqere (adamantina e dhëmbit), mund të degjenerohen në dhjamë (epiteli i gjëndrave të yndyrës) ose mund të përmbajnë pigmente (epiteli pigmentoz i retinës së mollzës së syrit, qimja etj.).



Main menu 2