Jump to Navigation

Indet

Indet përshkruhen me hollësi në kursin e histologjisë, por në forma të përgjithshme, paraqiten edhe si objekt studimi në anatomi, për këtë arsye këtu do të përshkruajmë karakteristikën e përgjithshme të indeve.

Indi përbën një sistem elementësh  (qeliza dhe substanca e gjallë jo qelizore), i cili është formuar historikisht, të bashkuar njëri me tjetrin në një strukturë të përbashkët, me funksion dhe zhvillim nën ndikimin e drejtë për drejtë të sistemit nervor në përbërje të organizmit të tërë që ndodhet në unitet me mjedisin e jashtëm.

Sipas mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të organizmit, në fillim lindën  indet kufizuese (epiteli) dhe indet e mjedisit të brendëshëm, karakteristikë si për bimët ashtu edhe për kafshët. Në indet e epitelit ekziston pak lënda ndërmjetëse dhe shumë qeliza, në indet mjedisit të brendshëm predominon substanca ndërmjetëse, e cila mund të ndodhet, p.sh. në gjak, karakter të lëngët.
Në organizmin e njeriut gjendet të gjitha llojet e indeve që janë që janë të vetishëm për organizmit shtazor dhe pikërisht:

1- Indet epitelial; 2- Indet e mjedisit të brendshëm ose lidhor; 3- Indet muskulorë; 4- Indi nervor.
Po përshkruajmë shkurt llojet e ndryshme të indeve.



Main menu 2