Jump to Navigation

Tresia e Organizmit

Organizmi është një i tërë i vetëm:
a) Tërësia e organizmit, domethënë integriteti i tij sigurohet: 1- nga bashkimi i të gjitha pjesëve të organizmit (i qelizave, i indeve, i organeve, i likuideve etj.) në një masë të vetme; 2- nga lidhja e të gjitha pjesëve të organizmit me anën e sistemit nervor, i cili i rregullon të gjitha proçeset e organizmit (rregullimi nervor).
Në organizmat më të thjeshtë njëqelizor, që nuk kanë ende sistem nervor, ekziston vetëm një lloj lidhjeje, lidhja humorale. Me shfaqjen e sistemit nervor lindin edhe dy lidhje të tjera që janë lidhje humorale dhe nervore, të cilat gjatë ndërlikimit të organizmit të kafshëve dhe zhvillimit të sistemit nervore, ky i fundit gjithmonë e më tepër “sundon mbi trupin” dhe ia nënshton vetes të gjithë proçeset humorale, dhe si rezultat krijohet një rregullim unik neuro-humorale, ku rolin kryesor e ka sistemi nervor.
Në këtë mënyrë tërësia e organizmit arrihet në sajë të aktivitetit të sistemit nervor i cili depërton me degëzimet nëpër tërë organet dhe indet e trupit, i cili paraqitet si material anatomik që përbën substratin e bashkimit (integritetin) të organizmit në një tërësi unike.


b) Tërësia e organizmit konsiston gjithashtu në unitetin e proçeseve vegetative (bimore) dhe shtazore (animale) të organizmit. Para I.V. Pavllovit në shkencë ekzistonte pikëpamja mbi ndarjen e plotë të proçeseve bimore, dmth. të proçeseve analogjike me to në bimët (metobalizmi, riprodhimi etj.) dhe kafshët, dmth. të proçeseve, që ndodhin vetëm te kafshët (lëvizja, aktiviteti nervor etj.). Pikëpamja e I.V. Pavllovit mbi unitetin e këtyre proçeseve e likuidoi këtë ndarje. Tërësia e organizmit konsiston edhe në unitetin e shpirtit dhe trupit, në unitetin e sferës psikike dhe somatike, trupore (soma – trupi).
Organizmi unik është i ndërtuar  nga pjesë të veçanta që janë – organet, indet dhe elementët indorë (qelizat dhe substanca e gjallë, e cila nuk ka ndërtim qelizor), të bashkuar në një të tërë të vetme. Qelizat në organizmin e njeriut, ashtu edhe në të gjitha kafshët shumëqelizore, ekzistojnë në përbërje indesh.



Main menu 2