Jump to Navigation

Organizmi

Me qënë se objekti i studimit të anatomisë është organizmi, atëherë po përshkruajmë në fillim pamjen e përgjithshme të strukturës së tij. Organizmi paraqitet si një tërësi mekanike organesh (Morgan), indesh (Bisha) dhe qelizash (Virhov). Shkencëtari gjerman Rudolf Virhov e krahason trupin e njeriut si një shtet federativ qelizash, në të cilin territore qelizore të veçanta (federacioni i qelizave), gëzojnë jetë të vetvetishme dhe specifike.

 
Organizmi është bashkimi më i perfeksionuar i trupave proteinik, të aftë për metabolizëm me mjedisin që e rrethon atë, i aftë për t’u rritur dhe për t’u shumëzuar. Ky është një sistem që është formuar historikisht, i cili ka strukturën dhe zhvillimin e tij të veçantë. Organizmi jeton vetëm në kushtet të caktuara të mjedisit rrethues në të cilat ai është përshtatur dhe jashtë të cilëve ai nuk mund të ekzistojë. Organizmi paraqitet si një strukturë unike në raport reciprok me mjedidin rruthues, është i aftë për të ekzistuar në mënyrë të vetvetishme në këtë mjedis. Këtu qëndrojnë veçoritë primare të organizmit, “organizminiteti” i tij, që dallon e dallon atë nga çdo strukturë tjetër, të paaftë për jetë të vetvetishme. Kështu organizmi njëqelizor (p.sh. ameba) gëzon veçori për jetë të vetvetishme, kurse qeliza e cila paraqitet si një pjesë e organizmit (p.sh. leukociti), nuk nuk mund të ekzistojë jashtë organizmit dhe po të zhvendoset jashtë gjakut shkatërrohet. Përjashtim bëjnë vetëm kulturat artificiale të indeve.

 



Main menu 2