Jump to Navigation

Ablaktacioni

Nënkupton ndërprejen e laktacionit dhe gjidhënies. Vjen gradualisht për 24 ditë kur nuk ka ngacmime të gjirit me thithje. Ablaktacioni i shpejtë është i rrallë, psh kur ekziston kundërindikacion absolut për gjidhënie ose në rast të vdekjes së foshnjës dhe është shumë frustrues për nënë në aspektin fizik dhe psiqik. Ablaktacioni mund të arrihet në dy mënyra: gradualisht dhe në mënyrë të menjëhershmë.
Ablakatacioni gradual mund të arrihet në atë mënyrë që gjidhënia të jetë shumë ë shkurtër, largimi i qumështit të bëhet në masë shumë të vogël, të barten jelek shume të fortë, të kufizohet marrja e kriprave, por jo edhe e lengjeve. Nëse ablaktacioni bëhet gradualisht me zvoglim të numrit te racioneve të gjidhënies, gjatë disa javëve ose muajëve është e mjaftueshme që të zvoglohet ose të ndërpritet dhënia e qumështit. Ndërpreja gradualisht e gjidhënies bëhet duke zëvendsuar racion e pasditës, hjekur racion e drekës, të mbrëmbjes, të mëngjezit. Çdo 2 javë hjeket nga një racion.
Ablaktacioni nuk duhet bërë gjatë vaksinimit, udhëtimit dhë sëmundjes së fëmiut.
Sekretimii i vogël i qumështit mund të ndodhë edhe disa javë ose muaj pasi që femiu ta ketë ndërpre thithjen.


Main menu 2