Jump to Navigation

Probleme të peshës në fëmijët

Është e nevojshme të kontrollohet rregullisht pesha dhe gjatësia e fëmijës sepse një abnormalitet në peshën e fëmijës mund të ketë shkak për ndonjë sëmundje. Kur problemet me peshën e fëmijës stërzgjaten atëherë mund të shtohen rreziqet e problemeve shëndetësore të fëmijës në të ardhmen.

Kujdes! Dietat speciale që mund tu rekomandohen fëmijëve të veçantë ndryshojnë në krahasim me të rriturit. Një dietë e pamenduar mirë mund të shkaktojë efekte të kundërta sepse mund të veprojë negativisht në rritjen dhe zhvillimin trupor të fëmijës. Vendosja e fëmijës në dieta të veçanta të cilat do të pakësonin apo kufizonin gamën e produkteve ushqimore duhet bërë vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ja disa prej gjendjeve që lidhen me ndryshimet në peshën e fëmijës:
1. Në se fëmija ka mbipeshë në krahasim me gjatësinë atëherë kjo mund të vijë nga që fëmija konsumon ushqim më tepër nga sa e ka të nevojshme, duke e krahasuar këtë me shpenzimet që ajo bën gjatë ushtrimit të aktivitetit të përditshëm. Rrallë herë kjo mbipeshë e ka burimin në disa çrregullime hormonale apo kur fëmija kurohet me kortizonikë.
2. Në se fëmija është prej kohësh me nën peshë në krahasim me gjatësinë, ka mundësi që kjo gjë të jetë konstitucionale veçanërisht kur ngjan me prindërit e saj që mund të jenë të thatë në trup. Në se rënia e peshës së fëmijës nuk ka shumë kohë që ka ndodhur, oreksin e ka të ruajtur por ka jashtëqitje të shpeshta dhe të ujshme, në këtë rast mendohet që në disa gjendje të veçanta, zorrët e fëmijës nuk mund të thithin ashtu siç duhet disa ushqime të veçanta që përmbajnë p.sh. një lloj proteine që quhet gluten (Coeliac Disease). Këtyre fëmijëve u rekomandohet të shmangin përdorimin e grurit, thekrës, elbit. Ata duhet të përdorin vetëm orizin, misrin dhe tërshërën. Po ashtu një tjetër gjendje e ngjashme me të sipërmen dhe që shoqërohet me kriza diarreike, është paaftësia e zorrëve për të tretë laktozën që është sheqeri i natyrshëm i qumështit (Lactose Intolerance). Shmangja nga konsumimi i produkteve të qumështit mund të eliminojë problemet. Mjeku do të ju rekomandojë marrjen e kapsulave ose lëngjeve me suplement laktaze. Një tjetër shkak për rënien në peshë të fëmijës është edhe sëmundja e sheqerit (Diabetes Mellitus) që karakterizohet nga një etje e madhe dhe shpeshtimi i shkuarjes në banjë për të urinuar. Dyshimet për këtë sëmundje shtohen sidomos kur një fëmijë i tillë, prej kohësh nuk është ndjerë mirë dhe shpesh ka kaluar infeksione.



Main menu 2