Jump to Navigation

Kolla tek fëmijët

Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion i vogël në hundë ose në fyt, por në kollitje e papritur mund të shkaktohet nga gëlltitja e një trupi të huaj dhe ngecja e tij në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kollitja tek fëmijët nën moshën 6 muajsh mund të jetë shenjë e një infeksioni serioz në mushkëri nga që kolla në këto moshë është një dukuri më e rrallë në krahasim me të rriturit.

Kujdes: Në se një fëmijë që kollitet, ka frymëmarrje tepër të shpejtuar, buzët apo gjuha i marrin nuanca blu, ka një përgjumësi jo të zakonshme dhe ka një paaftësi për tu përtypur dhe për të biseduar, atëherë fëmija mund të ketë një problem serioz në frymëmarrje, prandaj në këtë rast duhet thirrur menjëherë autoambulanca. Në se gjatë kohës që pritet autoambulanca, fëmijës i ndalon frymëmarrja atëherë atij i duhet bërë frymëmarrje artificiale. Dhe në se nuk i punon pulsi atëherë frymëmarrja artificiale kombinohet me masash zemre. Për hollësitë e mëtejshme lexo Probleme të frymëmarrjes tek fëmijët.

Ja disa nga rrethanat jo normale që shkaktojnë kollën tek fëmijët:
1. Në se disa minuta më parë, kolla i fillon menjëherë në formë krizash atëherë ekziston mundësia që fëmija të ketë thithur masë ushqimore gjatë frymëmarrjes ose të ketë gëlltitur ndonjë objekt të vogël dhe ai i ka ngecur në fyt. Thirr menjëherë një autoambulancë! Ndërkohë duhet vazhduar me dhënien e ndihmës mjekësore siç është shpjeguar në Probleme të frymëmarrjes tek fëmijët.
2. Në se tek një fëmijë nën 6 muajsh, shumë minuta më parë i nis një kollë që shoqërohet me një shpeshtim jo të zakonshëm i një frymëmarrje të zhurmëshme atëherë ky fëmijë mund të ketë infeksion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes (Bronchiolitis). Kjo është një sëmundje e rëndë prandaj duhet lajmëruar urgjentisht mjeku.
3. Në se një fëmijë mbi 6 muajsh ka mos ngopje me frymë dhe temperaturë të lartë atëherë fëmija mund të ketë një infeksion të mushkërive (Pneumonia). Edhe kjo është sëmundje tepër e rëndë prandaj duhet urgjentisht ti telefonohet mjekut. Por në se fëmija ka frymëmarrje të zhurmshme dhe një kollë si e lehura e qenit atëherë fëmija mund të ketë infeksion viral që karakterizohet me ngushtim të rrugës kryesore të frymëmarrjes (trakesë) (Croup). Duhet lajmëruar menjëherë mjeku se do ti bëjë injeksione kortizonikësh. Në se fëmija vjell pas një krize të fortë kolle që i nxin fytyrën dhe i mek frymën atëherë femija juaj mund të ketë një sëmundje virale të mushkërive që quhet kolla e bardhë (Pertussis).
4. Në se një fëmije prej një kohe më se të gjatë i kullojnë hundët atëherë ajo mund të ketë infeksion alergjik i mukozës së hundës (Allergic Rhinitis) ose zmadhim të indeve limfatike që ndodhen në pjesën e prapme të zgavrës së hundës që shërbejnë si barrierë mbrojtëse ndaj infeksionit (Enlarged Adenoids). Por në se ky kullim hundësh nuk ka veçse pak kohë që i ka filluar dhe shoqërohet me ose pa ngritje të temperaturës atëherë ajo mund të ketë ndonjë sëmundje virale si p.sh. të ftohtin e zakonshëm (Common Cold) ose gripin (Influenza). Në këtë rast ndiq këshillat paraprake për uljen e temperaturës. Për të qetësuar kollën mund të aplikosh thithjen e avullit të ujit që valon me kokën e mbuluar me peshqir. Në se nuk përmirësohet brenda dy ditësh atëherë duhet ta konsultoni me mjekun tuaj.
5. Në se një fëmijë ka kriza të mos ngopjes së përkohshme me frymë që shoqërohen me nxjerrjen e frymës me gërhitje apo me fishkëllima, me kollitje natën, me kollitje pas bërjes së një ushtrimi fizik dhe me kollitje kur del jashtë në ambient të ftohtë atëherë mund të mendohet se fëmija ka astmë (Asthma Bronchialis). Për hollësi të mëtejshme rreth kësaj sëmundje lexo Probleme të frymëmarrjes tek fëmijët.
5. Në se në shtëpinë e fëmijës, pihet duhan ose në se vetë fëmija e ka mësuar pirjen e duhanit atëherë kolla e tij e ka origjinën nga tymi i duhanit. Të mos lejoni që në shtëpinë e fëmijës të pihet duhani. Në se dyshoni që fëmija juaj pin duhan atëherë duhet ta inkurajoni atë që ta ndalojë pirjen e duhanit.



Main menu 2