Jump to Navigation

Probleme të frymëmarrjes tek fëmijët

Në problemet e frymëmarrjes përfshihen frymëmarrjet e zhurmshme, të shpejtuara dhe mos ngopja me frymë. Tek fëmijët, mos mbushja me frymë mund të mos jetë e natyrshme nga që mundësitë shprehëse i kanë më të pakta në krahasim me të rriturrit. Fëmija me vështirësi të mëdha frymëmarrj, ka nevojë urgjente të trajtohet në spital. Sidomos rastet kur problemet e frymëmarrjes acarohen në mënyrë të papritur meritojnë në vëmendje të menjëhershme. Shifra maksimale e shpeshtësisë së frymëmarrjes për çdo minutë, për moshën nën 2 muajsh është 60, për moshën 2-11 muajsh është 50, për moshën 1-5 vjeç është 40 dhe për moshën mbi 5 vjeç është 30.

Kujdes: Në se përveç frymëmarrjes tepër të shpejtuar, fëmija ka edhe ndonjërën prej shenjave të mëposhtme si buzët apo gjuhën që marrin nuanca blu, përgjumësi jo të zakonshme dhe paaftësi për tu përtypur dhe për të biseduar, atëherë fëmija mund të ketë një problem serioz në frymëmarrje prandaj në këtë rast duhet thirrur menjëherë autoambulanca dhe në se gjatë kohës që pritet autoambulanca i ndalon frymëmarrja, bëji frymëmarrje artificiale.
A. Viktima në pozicion shtrirë i kthyer me shpinë; ngrihet pak mjekra e viktimës.
B. Ndihmësi anash kokës së viktimës.
C. Ndihmësi me dy gishtat e njërës dorë mbyll flegrat e hundës dhe me dorën tjetër tërheq lehtë mjekrën për të hapur gojën.
D. Me puthitje të plotë të buzëve, ndihmësi fut ajrin e mushkërive të tij brenda një kohe 1.5 sekondash.
E. E lëshon viktimën dhe merr frymë vetë.
F. Përsëri i fut frymë.
Përllogaritet që për të rriturit procesi i dhënies së një fryme të zgjasë 6 sekonda dhe del që mund të bëhen 10 dhënie fryme në minutë. Pulsi matet në rrëzë të gushës dhe shtypja që ushtrojnë dy gishtat e dorës bëhet përkundrejt muskulaturës. Ndërsa për bebet çdo herë futen njëra pas tjetrës dy gjysma fryrje brenda 1.5 sekondash; çdo dhënie fryme zgjat 3 sekonda dhe bëhen kështu 20 dhënie fryme për minutë. Pulsi matet në mesin e anës së brendshme të krahut.
Në se nuk i punon pulsi atëherë kjo kombinohet me masash zemre.
A. Ndihmësi rin në gjunjë anash kafazit të gjoksit të viktimës.
B. Me krahët drejtë dhe duke u vendosur me shpatullat përballë gjoksit të viktimës dhe me duar e lidhura njëra mbi tjetrën me anë të gishtave që vendosen midis njëra tjetrës, thembra e dorës së majtë vendoset tek kocka në mes të gjoksit. Për të rriturit, forca e shtypjes e ul gjoksin 4-5 cm. Bëj 15 shtypje për 10 sekonda pastaj jep 2 frymëdhënie. Bëj 4 cikle të tillë pastaj kontrollo pulsin. Ndërsa për bebet shtypja e gjoksit bëhet me thembrën e dorës së djathtë. Ulja e gjoksit pas shtypjes të jetë 2.5-4cm. Pas 5 shtypjes që bëhen për 3 sekonda jepet një frymëdhënie (koha është e barabartë me aq sa duhet për të numëruar nga 1-5). Ciklet e tillë mund të zgjasin 1 minutë pastaj kontrollo pulsin.
Ja disa prej rrethanave që shkaktojnë probleme me frymëmarrjen:
1. Në se problemi me frymëmarrjen filloi menjëherë pas disa minutash atëherë ekziston mundësia që fëmija të ketë thithur masë ushqimore gjatë frymëmarrjes ose të ketë gëlltitur ndonjë objekt të vogël dhe ai i ka ngecur në fyt.
Thirr menjëherë një autoambulancë! Ndërkohë duhet vazhduar me dhënien e ndihmës mjekësore si më poshtë vijon:
-Në se fëmija është në moshë të rritur atëherë ajo duhet inkurajuar për tu kollitur për të nxjerrë objektin. Qëndro prapa fëmijë dhe përkule atë përpara në gjysmë pozicion duke e mbajtur me anë të duarve të lidhura që vendosen në barkun e saj. Po me ato duar mund ti shtypësh lehtë ritmikisht 5 herë zonën e lukthit të barkut. Ndërkohë mund ti japësh nja pesë shuplaka në shpinë (në zonën midis dy shpatullave).
-Në se fëmija është në moshën 0-1vjeç, lëre të kollitet dhe në se nuk shikohet përmirësim atëherë vendose me kokë poshtë dhe me pëllëmbët e duarve të vendosura, njëra në shpinë (në zonën midis shpatullave) dhe tjetra në pjesën e sipërme të barkut mund ti bëhet me radhë 5 herë shuplakosje të lehtë e shpinës dhe 5 herë shtypje të lehtë ritmike e zonës së lukthit. Fëmija nuk duhet shkundur dhe mund të tentohet nxjerrja e objektit vetëm në se duket qartazi.
2. Në se tek një fëmijë nën 6 muajsh, problemet me frymëmarrjen nisen pas më shumë minutash atëherë ky fëmijë mund të ketë infeksion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes (Bronchiolitis). Në se një fëmijë mbi 6 muajsh ka mos ngopje me frymë dhe temperaturë të lartë atëherë fëmija mund të ketë një infeksion të mushkërive (Pneumonia). Por në se fëmija ka frymëmarrje të zhurmshme dhe kollë si e lehura e qenit atëherë fëmija mund të ketë infeksion viral dhe ngushtim të rrugës kryesore të frymëmarrjes (trakesë) (Croup). Duhet lajmëruar menjëherë mjeku se do ti bëjë injeksione kortizonikësh.
3. Krizat e mos ngopjes së përkohshme me frymë që shoqërohen me nxjerrjen e frymës me gërhitje apo me fishkëllima, me kollitje natën, me kollitje pas bërjes së një ushtrimi fizik dhe me kollitje kur del jashtë në ambient të ftohtë, mund të konsiderohen astmë (Asthma Bronchialis). Zakonisht fëmijët me astmë zhvillojnë jetë aktive por krizat e rënda astmatike kërkojnë ndihmë të shpejtë mjekësore sepse nganjëherë ato kërcënojnë jetën. Me që fëmijët e vegjël nuk mund të instruktohen që të thithin ilaçet në formë aerosoli, për ata adaptohen aparate të veçanta që janë të pajisura me maska që mbulojnë hundën dhe gojën dhe që lejojnë fëmijën që krahas marrjes frymë lirisht të thithë edhe ilaçin në formë aerosoli.
Ja disa nga masat që duhen marrë për të pakësuar shfaqjet e krizave astmatike:
-Mos lejoni që në shtëpi të pihet duhan.
-Mos mbani në shtëpi kafshë shtëpiake dhe zogj.
-Merrni rregullisht pluhurat e shtëpisë me copa të lagështa dhe me fshesë korrent dhe mundësisht kur fëmija të mos jetë në shtëpi.
-Mos përdorni veshje apo shtroje që janë prej gëzofi dhe që tërheqin shumë pluhurin.
-Veçanërisht kur lulet dhe bari lëshojnë polenin, mbani dyer e dritare të mbyllura.
-Mos përdor produkte që kanë erë të fortë si ilaçe kundra tejës, deodorantë dhe parfume.



Main menu 2