Jump to Navigation

Ethet tek fëmijët

Në se fëmija juaj nuk paraqitet mirë duhet së pari ti matni temperaturën sepse një temperaturë e lartë mund të ketë nevojën e një trajtimi urgjent. Në se një fëmije me ethe i humbet vetëdija atëherë duhet thirrur urgjentisht autoambulanca. Temperatura e lartë në një fëmijë nën 6 muajsh flet për një problem serioz, vetëm po qe se brenda një periudhe dy ditore nuk ka bërë ndonjë vaksinë.

Sidoqoftë në të gjitha rastet duhet të ndiqen disa këshilla paraprake që bëjnë të mundur zbritjen e temperaturës:
-Çdokush që është me temperaturë duhet të pijë sasi të mjaftueshme lëngjesh të freskëta.
-Bëjini kompresa me peceta të njomura me ujë të vakët në ballë, krahë, këmbë.
Fëmija mund të freskohet edhe duke i mbledhur trupin me çarçaf të njomur me ujë të vakët për disa çaste ose duke e larë në govatë me ujë të vakët për 4-5 minuta dhe duke ja fërkuar lehtas trupin për ti hequr djersën dhe pastaj menjëherë duke ja tharë trupin me çarçaf të thatë.
-Ti ndërrohet ajri i rëndomtë i ambientit të dhomës ku rri fëmija nëpërmjet një ventilatori.
-Veçanërisht, fëmijët e vegjël me temperaturë kërkojnë një mbikëqyrje të veçantë sepse ato janë të predispozuar për të pasur dridhje trupi (Convulsions) e cila është një gjendje shumë serioze.
-Fëmijëve më të mëdhenj se 3 muaj dhe më të vegjël se 12 vjeç, tu jepet për të pirë lëngje që përmbajnë paracethamol. (Jo Aspirinë).

Kujdes: Thirrni autoambulancën në se një fëmijë me temperaturë ka edhe ndonjërën prej shenjave të mëposhtme:
1. Frymëmarrje të shpejtuar;
2. Dhimbje të fortë koke;
3. Frikë nga drita;
4. Ka mbi 6 orë që refuzon të pijë.
Ja disa nga arsyet që shkaktojnë rritjen e temperaturës tek fëmijët:
1. Në se fëmija ka shpërthime puçrash atëherë ju duhet të lexoni temën me Nr. 21.
2. Në se fëmija ka dhimbje të fortë të kokës, përgjumësi, acarim në vetvete ose pështjellim, frikë nga shkëlqimi i dritës, dhimbje të qafës kur ja përkul kokën përpara atëherë ajo mund të ketë infeksion të cipës që mbështjell trurin dhe palcën e kurrizit (Meningitis in children). Thirrni urgjentisht  autoambulancën!
3. Në se fëmija ngurron të lëvizë njërin krah apo njërën këmbë atëherë ajo mund të ketë një infeksion qelbësues të kockës ose të gjurit (Osteomyelitis, Septic Arthritis).
4. Në se fëmija ka një frymëmarrje të shpejtuar fëmija mund të ketë një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes ose të mushkërive (Pneumonia).
5. Në se fëmija ka frymëmarrje të zhurmshme atëherë fëmija mund të ketë infeksion viral dhe ngushtim të rrugës kryesore të frymëmarrjes (trakesë) (Croup). Duhet lajmëruar menjëherë mjeku se do ti bëjë injeksione kortizonikësh.
6. Në se fëmija përpiqet të tregojë se ka probleme apo dhimbje në njërin vesh atëherë ajo mund të ketë  ndonjë infeksion në veshin e mesëm (Acute Otitis Media in children).
7. Në se fëmija ka kollë dhe rrjedhje hundësh ajo mund të ketë ndonjë sëmundje virale si të ftohtin e zakonshëm (Common Cold) ose gripin (Influenza). Në këtë rast ndiq këshillat paraprake për uljen e temperaturës. Në se nuk përmirësohet brenda dy ditësh atëherë duhet ta konsultoni me mjekun tuaj.
8. Në se fëmijës i dhemb fyti atëherë ajo mund të ketë infeksion të bajameve (Tonsillitis). \9. Në se fëmija ka siklet kur urinon atëherë ajo mund të ketë infeksion të rrugëve urinare (Urinary Tract Infection).
10. Në se fëmija ka bark me ose pa të vjella atëherë ajo mund të ketë infeksion të zorrëve (Gastroenteritis). Në se fëmija është nën 6 muajsh duhet ti telefononi menjëherë mjekut tuaj dhe në se fëmija është më i madh atëherë ndiq këshillat paraprake që përshkruhen në Jeni kaps? dhe në se fëmija nuk përmirësohet brenda 24 orësh atëherë konsultohu me mjekun tuaj.



Main menu 2