Jump to Navigation

Barku tek fëmijët

Diarrea është dalja e shpeshtë dhe e shpenguar e jashtëqitjeve të ujshme. Normalisht, fëmijët që ushqehen me gji mund të kenë jashtëqitje të shpenguara disa herë në ditë.

Kujdes! Duhet të thirrni autoambulancën në se fëmija juaj me bark, ka njërën prej këtyre shenjave:
-Përgjumje jo e zakonshme.
-Dhimbje të barkut që zgjasin më tepër se katër orë.
-Mos urinimi për më shumë se 3 orë për fëmijët nën 1 vjeç dhe për më shumë se 6 orë për fëmijët me moshë mbi 1 vjeç.
-Refuzimi i pirjes dhe i ushqyerjes për një periudhë mbi 6 orë.
-Gjak ose rrema gjaku në jashtëqitje.

Ja, disa prej arsyeve që shkaktojnë daljet diarreike tek fëmijët:
1. Në se fëmija juaj ka më pak se tre ditë që del bark dhe merr ilaçe ka mundësi ta ketë nga efektet anësore ilaçeve. Në se fëmija është nën 1 vjeç dhe përpara se ti fillojë barku, atij i keni nisur ndonjë ushqim të ri apo i keni dhënë ushqime apo lëngje shumë të sheqerosura atëherë ka mundësi ta ketë barkun nga ky ushqim i ri apo nga dieta me ushqime apo lëngje me shumë sheqer. Ndërpritjani ushqimin e ri që sapo i keni filluar apo ushqimet e sheqerosura dhe në se gjendja nuk përmirësohet brenda 24 orëve, konsultohuni me mjekun tuaj. Të vjellat e vazhdueshme të shoqëruara nga barku mund të shkaktohen edhe alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës. Ndërprerja e ushqimit me qumësht lope e përmirëson gjendjen. Në fëmijët e moshës nga 1 – 3 vjeç ndodh një diarre e vazhdueshme nga paaftësia e aparatit tretës të tyre për të tretur disa perime apo zarzavate të tilla si p.sh. karota apo bizele të cilat shihen të patretura në jashtëqitje. Kjo lloj diarreje me emrin Toodler’s Diarrhoea. Sidoqoftë ky lloj barku nuk është për tu shqetësuar në se nuk shoqërohet me rënie peshe. Në se fëmija është mbi 3 vjeç mund të ketë diarre në se është në përjetimin e një stresi, ankthi apo të një nevrikosje të tepruar. Në rast se një fëmijë që ka bark ka ndonjërën prej shenjave të tilla si dhimbje barku, temperaturë të lartë dhe të vjella atëherë fëmija mund të ketë infeksion të aparatit tretës (Gastroenteritis). Në këtë rast duhet ti telefononi menjëherë mjekut tuaj në se fëmija është nën 6 muajsh. Por në rast se fëmija është më i madh, atëherë fillimisht merrni disa masa paraprake si dhënia e lëngjeve me ujë të zierë ose që tret përmbajtjen e një pakete standarde me kripëra minerale që shitet e gatshme në farmaci, ose dhënia pak nga pak të një çaji të lehtë kinez, lëng orizi, lëng karote, lëng portokalli, paluze të hollë me niseshte. Ndër ushqimet që duhen përjashtuar është qumështi, (por jo dhënia e gjirit) shalqiri, bostani, koka kola, fanta, kafen etj. Mbaje fëmijën në vende të freskëta dhe larg diellit në mënyrë që të mos ketë humbje të mëtejshme të lëngjeve me djersitje. Në se gjendja nuk përmirësohet brenda 24 orëve atëherë konsultohu me mjekun tuaj.
2. Në se fëmija juaj ka më tepër se tre ditë që del bark, kjo mund të vijë nga mbindjeshmëria apo nga pamundësia e zorrëve për të thithur disa ushqime të veçanta që përmbajnë një lloj proteine që quhet gluten (Coeliac Disease). Këtyre fëmijëve u rekomandohet të shmangin përdorimin e grurit, thekrës, elbit. Ata duhet të përdorin vetëm orizin, misrin dhe tërshërën. Ato kriza diarreike që shoqërohen me dhimbje barku, mund të kenë shkak edhe paaftësinë e zorrëve për të tretë laktozën që është sheqeri i natyrshëm i qumështit (Lactose Intolerance). Shmangja nga konsumimi i produkteve të qumështit mund të eliminojë problemet. Mjeku do të ju rekomandojë marrjen e kapsulave ose lëngjeve me suplement laktaze. Në se daljet diarreike nisin pas ngrënies së një ushqimi të veçantë ekziston mundësia të keni një alergji ushqimore (Food Allergy) ose intolerancë ushqimore (Food Intollerance).



Main menu 2