Jump to Navigation

Të vjellat tek fëmijët

Fëmijët vjellin për shkak të shumë sëmundjeve si p.sh. nga infeksionet e veshit, nga infeksionet e rrugëve urinare dhe prej çrregullimeve të aparatit tretës. Ankthi dhe acarimi psikologjik mundet gjithashtu të shkaktojnë vjelljen. Në raste të rralla, vjellja mund të jetë e shkaktuar nga ndonjë infeksion apo dëmtim të trurit. Në se të vjellat bëhen të vazhdueshme atëherë ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Kujdes! Në se fëmija që vjell ka disa prej shenjave të mëposhtme, ju duhet të thirrni autoambulancën:
-Në se ngjyra e të vjellave është e verdhë në jeshile.
-Ka dhimbje barku qysh prej 4 orësh.
-Ka në lëkurë njolla të rrafshëta, me ngjyrë vishnje ose vjollcë, ngjyra e të cilave nuk zbehet pas shtypjes me gisht.
-Refuzojnë ushqimin apo pirjen e lëngjeve prej më se 6 orësh.
-Ka një gjendje të përgjumshme që nuk i ndodh zakonisht.
-Ka sytë e fundosur në orbita.
-Gjuhën e ka të thatë.
-Nuk urinon qysh prej 6 orësh dhe për fëmijët nën 1 vjeç qysh prej 3 orësh.
-Ngjyra e jashtëqitjes është e zezë ose me rrema gjaku.

Ja disa prej arsyeve që shkaktojnë të vjellat:
1. Në se fëmija juaj ka dëmtuar kokën (Head Injuries), këto mund të jenë të shkallëve të ndryshme nga ato të vogla deri në ato të rrezikshme për jetën.
2. Në se një fëmijë ka temperaturë të lartë, dhimbje të forta të kokës, përgjumësi jo të zakonshme, pështjellim, nuk e duron dritën, dhimbje të qafës kur ja përkul kokën poshtë para, përpëlitje trupi dhe në lëkurë ka njolla të rrafshëta, me ngjyrë vishnje ose vjollcë, ngjyra e të cilave nuk zbehet pas shtypjes me gisht, atëherë kjo mund të shkaktohet nga një infeksion të membranës që mbështjell trutë dhe palcën e kurrizit (Meningitis).
Thirr autoambulancën!
3. Në se një fëmijë nën 3 muajsh ka një gjendje të përgjithshme jo të mirë atëherë ky fëmijë kërkon një mbikëqyrje të veçantë mjekësore. Në se fëmija vjell natyrshëm pas ushqimit ose edhe pa patur lidhje me ushqimin dhe ka një gjendje të përgjithshme jo të keqe, atëherë kjo lloj vjellje nuk duhet marrë dhe aq seriozisht. Megjithatë, duhet të konsultohuni me mjekun tuaj në se fëmija nuk shton në peshë, në se preket gjendja e përgjithshme dhe në se të vjellat shpeshtohen së tepërmi. Në se fëmija ka të vjella të sforcuara në formë shatërvani pas disa ushqyerjeve atëherë ai mund të ketë ngushtim të vrimës dalëse të stomakut nëpër zorrë (Pyloric Stenosis in Infants).
4. Në se fëmija është në moshën mbi 3 muaj, ka temperaturë, dhimbje barku që acarohet së tepërmi kur i hiqet dora që e ka shtypur lehtazi barkun, këto mund të jenë shenja të një sëmundje serioze barku dhe pikërisht të infektimit të zorrës së verbër si p.sh. (Appendicitis). Në këtë rast duhet ti telefononi menjëherë mjekut tuaj. Në se fëmija vjell pas një krize të fortë kolle që i nxin fytyrën dhe i mek frymën atëherë femija juaj mund të ketë kollën e bardhë (Pertussis). Por nuk mund të përjashtohet edhe ftohja e rëndë e mushkërive (Bronchiolitis), (Pneumonia). Në se fëmija ka jashtëqitje të ujshme dhe të shpeshta atëherë ajo mund të ketë infeksion të aparatit tretës (Vomiting and Diarrhoea). Duhet ti telefononi menjëherë mjekut tuaj në se fëmija është nën moshën 6 muajsh por në se është më i madh atëherë duhet të merren disa masa paraprake duke i dhënë të pijë lëngje me ujë të zierë që tret përmbajtjen e një pakete standarde që shitet e gatshme në farmaci, ose i jipet çaj i dobët kinez, lëng orizi, lëng karrote, lëng portokalli duke përjashtuar qumështin, shalqirin, bostanin, koka kolën, fantën, kafen etj. Në se gjëndja nuk përmirësohet brenda 24 orëve atëherë konsultohu me mjekun tuaj. Në se fëmija e shpeshton lagjen e teshave ai mund të ketë infeksion të rrugëve urinare (Urinary Tract Infection). Po ashtu të vjella japin edhe sëmundje të tjera si infeksioni virusal i mëlçisë së zezë (verdhëza) (Acute Hepatitis) dhe infeksioni i veshit të mesëm (Acute Otitis Media).



Main menu 2