Jump to Navigation

Keni marrëdhënie seksuale me dhimbje?

Dhimbja ose sikleti gjatë aktivitetit seksual mund të vijë si rezultat i ankthit ose mungesës së arritjes së pikut seksual veçanërisht në se ka stres në marrëdhëniet midis partnerëve. Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga infeksioni apo nga ndonjë çrregullim që prek organet e legenit. Konsultohuni me mjekun tuaj në se dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale shpeshtohet sepse zgjatja e kësaj gjendje do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet midis partnerëve.

Ja disa prej rrethanave që shkaktojnë marrëdhënie seksuale të dhimbshme:
1. Në se keni lindur fëmijë brenda 6 javëve të fundit dhe sidomos në se keni pasur shkitje të vagjinës dhe ndjeni vetëm dhimbje në vagjinë në këtë rast ju për deri kur do ta ndjeni këtë dhimbje, duhet të shmangni aktivitetin seksual. Sidoqoftë, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj sidomos në se dhimbja vazhdon edhe pas 6 javëve të lindjes.
2. Në se keni sekrecione vagjinale jo normale duhet të lexoni Keni sekrecione vaginale anormale?
3. Një dhimbje që konstatohet gjatë futjes në vagjinë të organit seksual mund të vijë në se ju ndjeheni e stresuar apo e mërzitur nga situatat e pafavorshme që mund të jenë krijuar në ambientin e punës ose në shtëpi, nga frika e mbetjes shtatzënë, nga ndonjë eksperiencë e hidhur përdhunimi dhe fund të fundit edhe prej mënyrës se si realizohet aktiviteti seksual. Këto situata tensioni, ulin dëshirën seksuale, frenojnë dukurinë e pikut seksual, pakësojnë lëmueshmërinë e vagjinës duke e tharë mukozën e saj, shtojnë kontraktimin ngushtues të hyrjes së vagjinës (Vaginismus), gjëra që finalizojnë më së fundi një aktivitet seksual të dhimbshëm. Një situatë të njëjtë krijon edhe gjendja e mos ekuilibrit hormonal që shfaqet në periudhën e moshës midis 45-55 vjeç, moshë në të cilën zakonet bëhen të çrregullta ose zhduken fare. Ky dizekuilibër i funksioneve të organizmit dhe që njihet me emrin çrregullimet e moshës së menopauzës, vjen nga pakësimi gradual i prodhimit prej vezoreve të hormonit seksual estrogjen në një kohë kur hormoni “folikulostimulues” (nxitës i vezoreve) që prodhohet në tru nga gjëndra pituitare, përkundrazi e shton prodhimin duke qarkulluar me tepricë në gjak. Në këtë periudhë moshe, vezoret  shkojnë drejt atrofizimit dhe nuk mund të nxiten më. Në të gjitha këto raste këshillohet që para aktit seksual të lyhet hyrja e vagjinës me gjele njomëse në mënyrë që ajo të lagështohet.
4. Në se dhimbja shfaqet rastësisht gjatë aktit seksual dhe kohët e fundit zakonet janë bërë gjithmonë e më të dhimbshme mund të keni (Endometriosis). Endometriosis është ajo gjendje kur veshja e brendshme e mitrës (endometrium) ju ngjitet edhe organeve të tjera që ndodhen në brendësi të legenit si p.sh. vezore, zorrë etj. Kjo veshje e brendshme e mitrës ndërrohet një herë në muaj me anë të fenomenit të periodave. Këto perioda normalisht dalin nga vagina por në endometriozë ato gjejnë edhe rrugë të tjera për tu derdhur dhe për të invaduar organet për rreth mitrës. Endometriozat e rënda mund të çojnë në shterpësinë femërore. Një në pesë gra e vuajnë këtë sëmundje.
5. Në se dhimbja shfaqet si rezultat i pozicionimeve të veçanta që merren gjatë aktit seksual atëherë ju mund të keni qeska të ujshme për rreth ose brenda vezoreve (Ovarian Cyst). Këto dhimbje shkaktohen nga që ushtrohet presion shtypës në zonën e vezoreve sepse në këtë rast vezoret kanë rritje të dimensioneve në njërin apo në të dy krahët.



Main menu 2