Jump to Navigation

Acarimet gjenitale tek gratë

Skuqja dhe të kruarat e organeve gjenitale zakonisht shkaktohen nga produktet kimike të tualetit dhe të detergjenteve. Por, acarimi i organeve gjenitale mund të vijë edhe nga infeksioni. Në se acarimi i organeve gjenitale vazhdon gjatë atëherë ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Ja disa nga rrethanat në të cilat shfaqet acarimi i organeve gjenitale:
1. Në se keni sekrecione vaginale jo të zakonshme, ju duhet të lexoni Keni sekrecione vaginale anormale?
2. Në se keni të kruara dhe keni vënë re ndonjë ndryshim në lëkurën e zonës gjenitale në formën e pullave të kuqe brenda të cilave shpesh formohen flluska tepër të imta që prej të kruarave të vazhdueshme me kalimin e kohës dregëzojnë dhe trashin lëkurën, atëherë ju mund të keni një gjendje të veçantë të lëkurës si p.sh. ekzema (Eczema).
3. Në se kohët e fundi po përdorni për larje një lloj sapuni të ri, ose ndonjë shampo të re trupi ose ndonjë produkt tjetër tualeti në formën e pudrës etj. atëherë një acarim i tillë mund të marrë formën e infeksionit të këtyre organeve (Vulvovaginitis). Në këtë rast si këshillë paraprake është ndërprerja e përdorimit të këtyre produkteve dhe larja me ujë të thjeshtë të organeve tuaja gjenitale. Në se acarimi nuk qetësohet brenda 3-4 ditësh atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
4. Në se jeni me moshë mbi 45 vjeç dhe periodat tuaja janë të çrregullta apo kanë ndaluar fare atëherë ky acarim mund të vijë si pasojë e ndryshimeve hormonale që ndodhin në këtë moshë (Menopausal Problems). Në periudhën e moshës midis 45-55 vjeç ndodh që vezoret të pakësojnë gradualisht prodhimin e hormonit seksual estrogjen ndërsa gjëndra pituitare që ndodhet në tru dhe që normalisht me anë të prodhimit të një hormoni me emrin “folikulostimulues” bën që të nxitet prodhimi i hormonit seksual estrogjen vezorial. Në këtë periudhë moshe ky hormon folliculostimulues qarkullon i tepërt në gjak dhe nuk mund të nxisë më vezoret që në këtë periudhë shkojnë drejt atrofizimit dhe pikërisht ky dizekuilibër hormonal shkakton çrregullime të mëdha të funksioneve të organizmit të cilat njihen me emrin çrregullimet e moshës së menopauzës.
5. Në se ju është shpeshtuar urinimi më tepër se zakonisht lexo Urinoni shpesh?
6. Një shkak tjetër i acarimit të organeve gjenitale është edhe morri i organeve të poshtëme (Pubic Lice). Në se ju mendoni se keni morrin atëherë së bashku me partnerin tuaj duhet të shkoni tek mjeku juaj ose tek një klinikë e specializuar për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ata do të ju japin preparate që përmbajnë lindave ose permethrin që aplikohet tek vendi i acaruar. Pas aplikimit të parë bëhet një aplikim i dytë pas 10 ditësh. Rrobat e infektuara lahen në lavatriçe me ujë të nxehtë.



Main menu 2