Jump to Navigation

Keni sekrecione vaginale anormale?

Sekrecionet vaginale konsiderohen normale në se ato janë të ujshme dhe me një bardhësi të kthjelltë. Trashësia dhe sasia e tyre ndryshon sipas etapave të ciklit menstrual, zgjimit seksual dhe gjatë shtatzënisë. Zakonisht, sekrecionet jo normale shkaktohen nga ndonjë infeksion dhe duhet të shqyrtohen nga mjeku.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë sekrecione vaginale anormale:
1. Në se në dukje, sekrecionet janë normale por sasia e tyre është më e shtuar se herët e tjera atëherë kjo dukuri është normale në se jeni shtatzëne ose në se merrni kontraceptive me kokrra nga goja ose në se mjeku juaj ju ka vendosur kontraceptivë brenda mitrës. Në se ju jeni të shqetësuar prej tyre ose në se organet gjenitale i keni të acaruara dhe për më tepër jeni pas menopauzës atëherë ju mund të konsultoheni me doktorin tuaj sepse mund të keni edhe gërricje në qafën e mitrës (Cervical Erosion).
2. Në se sekrecionet janë të bardha dhe të trasha, ekziston mundësia që të keni infeksion mykotik të organeve gjenitale (Vaginal Thrush) sidomos në se shoqërohet me një acarim dhe kruarje të organeve gjenitale. Në se e keni për herë të parë duhet të vizitoheni tek doktori tënd i cili mund tu japë ndonjë ilaç të fortë antimykotik por në se e keni pasur edhe herë të tjera mund të marrësh ndonjë ilaç të rekomanduar nga farmacisti (ndonjë pomadë antimykotike).

Për të evituar episodet e infeksionit mykotik vaginal ndiqen këto këshilla:
-Lani organet seksuale vetëm me ujë.
Mos përdorni shpëlarje shtesë me sapune të parfumuara apo me sprai deodorantësh të ndryshëm.
-Mos përdorni kremra lubrifikantë apo nga ato që mbysin spermatozoidë, apo prezervativë që ju irritojnë.
-Evitoni peshqirët sanitarë dhe tamponë të parfumuara, ndërrohuni mundësisht sa më shpesh, duke preferuar më tepër përdorimin e peshqirëve sanitare se sa të tamponeve.
-Përkujdesuni që organet tuaja të jashtme seksuale të mbahen pastër, të thata dhe të freskëta. Mbani ndërresa të pambukta dhe të gjëra.
-Në se acarimi vjen nga stresi atëherë shmangni sa të jetë e mundur gjendjet e stresante.
3. Në se keni sekrecione të shumta shkumëzuese, me ngjyrë të verdhë si në jeshile dhe që mbajnë erë të rëndë atëherë ju mund të keni një sëmundje protozoare (Trichomoniasis) ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme si p.sh. Gonorrhoea të cilat mjekohen me antibiotikë. Po në se këto sekrecione jo të zakonshme shoqërohen me temperaturë dhe me dhimbje në fund të barkut dhe të shpinës dhe intensiteti i këtyre dhimbjeve vjen gjithnjë duke u shtuar nga perioda në periodë, atëherë ju mund të keni një infeksion të organeve riprodhuese (Pelvic Inflamatory Disease). Shumë gra zbulohen rastësisht për këtë infeksion kur ata vizitohen për mos mbetje me barrë dhe nga që për më tepër ky infeksion nuk merret seriozisht nga disa gra. Në fakt këto dy gjendje shkaktohen kryesisht nga infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe duhet që ato brenda 24 orëve të mund të vizitoheni tek ndonjë klinikë e specializuar për këto infeksione.

Masa shmangëse ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme:
-Shmangni sekset me shumë partnerë.
-Në marrëdhëniet seksuale me partnerë të rinj përdorni prezervativë ose vrasës spermatozoidesh që përmbajnë nonoxinol “9” e cila mund të ketë efekt antiviral.
-Në se përdorni lubrifikantë përdorni ato që kanë përmbajtje ujore; lubrifikantët që kanë përmbajtje vajore dëmtojnë gomën e prezervativëve.
-Shmangni ato situata seksuale brutale që mund të shkaktojnë çarje të kondomit apo dëmtime të lëkurës vaginale.
-Në se dyshoni se keni sëmundje seksualisht të transmetueshme atëherë së bashku me partnerin shkoni për konsultë tek një klinikë e specializuar dhe në se merrni mjekim, shmangni kontaktet seksuale deri kur të ju thonë se infeksioni juaj është kuruar.



Main menu 2