Jump to Navigation

Keni hemorragji anormale vaginale?

Hemorragjia vaginale konsiderohet jo normale në se shfaqet jo gjatë ciklit menstrual, gjatë shtatzënisë ose pas menopauzës. Edhe pse shpesh kjo është një dukuri e thjeshtë prapëseprapë në se keni një hemorragji vaginale jo normale, nuk duhet nënvleftësuar konsulta me mjekun tuaj.

Kujdes! Në se ju keni një hemorragji vaginale gjatë shtatzënisë atëherë duhet të kontaktoni urgjentisht me doktorin ose me maminë tuaj! Në se hemorragjia është e rëndë atëherë duhet të thirrni autoambulancën! Në këtë rast duhet përjashtuar ndonjë abort spontan (Miscarriage), ose një vendosje e poshtëme përgjatë hapjes së qafës së mitrës të placentës (Placenta Praevia) ose një shkëputje e placentës nga muri i mitrës (Placental Abruption).

Ja disa nga rrethanat kur kemi hemorragji anormale vaginale:
1. Në se jeni me më pak se 14 javë shtatzënë, ju mund të keni një kërcënim aborti (Threatened Miscarriage). Por në se keni edhe dhimbje në bark dhe në fund të shpinës atëherë ju mund të keni abort spontan (Miscarriage) ose një barrë jashtë mitre p.sh. në tubat e vezoreve (Ectopic Pregnancy). Në këto raste telefonohet urgjentisht mjeku ose mamia dhe duhet të rrini në shtrat derisa ju të merrni këshillën mjekësore!
2. Në se jeni në një moshë shtatzënie 14 – 24 javësh ju mund të keni bërë ndonjë abort spontan (Miscarriage) për shkak të hapjes aksidentale të qafës së mitrës (Cervical incompetence).
3. Në se keni një moshë shtatzënie mbi 24 javë, tek ju mund tu jetë shkëputur pjesërisht placenta nga muri i mitrës (Placental Abruption) ose mund të keni një implantim anormal të placentës përgjatë hapjes së qafës së mitrës e bërë kjo qysh në momentin e konceptimit të fëmijës (Placenta Praevia). Ky lloj implantimi mund të jetë i pjesshëm ose në të gjithë hapjen e qafës. Në këto raste telefonohet urgjentisht mjeku ose mamia dhe duhet të rrini në shtrat derisa ju të merrni këshillën mjekësore!
4. Në se nuk jeni shtatzënë dhe hemorragjia që keni i shëmbëllen një periode të zakonshme dhe jeni në një moshë të re që sapo keni filluar të kini zakone, në këtë rast kjo prishje e këtij rregulli duket fare e zakonshme në vitin e parë e diçka më tutje, të fillimit të menstruacioneve. Por në se mosha juaj është mbi 40 vjeç, kjo tregon se mund të jeni në prag të menopauzës. Në rast se ju keni pasur gjithmonë zakone të rregullta dhe rastësisht ju shfaqet një zakon jashtë radhe, kjo tregon se ju mund të keni një problem disi më serioz. Në se jeni e shqetësuar ose në se nuk vijnë zakonet rregullisht si më parë brenda 3 muajsh, ju duhet të vizitoheni tek mjeku juaj.
5. Në se nuk jeni shtatzënë dhe hemorragjia që keni është e ndryshme dhe nuk i shëmbëllen një periode të zakonshme dhe ka zgjatur më pak se 6 muaj dhe këtë hemorragji e lidhni me aktet seksuale që keni bërë tre muajt e shkuar, atëherë ju mund të kini një anormalitet në qafën e mitrës si p.sh. Cervical Dysplasia, Cervical Erosion ose Cancer of the Cervix. Por në se ju nuk e lidhni këtë hemorragji me aktet seksuale dhe gjithashtu keni edhe dhimbje në fund të barkut, këto mund të jenë shenjat e një barrë jashtë mitre p.sh. në tubat e vezoreve (Ectopic Pregnancy) ose të një aborti të pashmangshëm (Miscarriage) duke mos qenë të vetëdijeshëm për shtatzëninë tuaj. Në këto raste telefonojini menjëherë mjekut tuaj! Por në se kjo hemorragji e parregullt ka zgjatur më tepër se 6 muaj dhe për më tepër jeni pas menopauzës, atëherë kjo gjë mund të jetë disi një problem më i vogël që lokalizohet në vaginë ose në qafën e mitrës si p.sh. gërricja e qafës së mitrës (Cervical Erosion), por ndërkohë duhet të përjashtohet edhe mundësia e kancerit të mitrës (Cancer of the Uterus).



Main menu 2