Jump to Navigation

Keni hemorragji të shumtë gjatë zakoneve?

Disa gra gjatë zakoneve të tyre, humbin më1 shumë gjak se të tjerat dhe në se për disa kjo ndodhi është e zakonshme ndoshta nuk është ndonjë  gjë për tu shqetësuar. Nga një herë edhe shërbimet sanitare më efikase nuk arrijnë të ndalojnë daljen e koagulove dhe sasinë e tepruar të gjakut që zgjat më tepër se 5 ditë. Në se sasia e hemorragjisë ju shqetëson, atëherë ju mund të konsultoheni me doktorin tuaj.

Ja disa nga rrethanat që mund të shkaktojnë hemorragji të shumtë gjatë zakoneve:
1. Flitet për menorrhagia në rast se hemorragjia zakonore zgjat më tepër se 7 ditë dhe kur dalja e koagulove dhe e gjakut të tepërt nuk arrin të kontrollohet edhe pse i ndërrojmë shpesh tamponët apo peshqirët sanitare. Një ndër 20 gra dhe veçanërisht ato gra që i afrohen moshës së menopauzës, e vuajnë këtë gjendje. Atëherë kur kjo hemorragji zakonore zgjat dhe bëhet tepër e rëndë, gratë mund të vuajnë nga anemia prej mungesës së hekurit në trup (Iron-Deficiency Anaemia) që shprehet me marrje mendsh dhe lodhje sepse hekuri është komponenti kryesor në formimin e hemoglobinës e cila është mbartëse e oksigjenit që merret nga mushkëria. Disa menoragji mund të bëhen edhe të parregullt përgjatë kohës midis periodave (Irregular Periods).
2. Kur grave aktive seksualisht u vonohet një periodë që karakterizohet nga një hemorragji më e rëndë se periodat e mëparshme dhe ankohen për dhimbje shtrënguese në fund të barkut, ka shumë mundësi të kenë një abort të hershëm spontan (Early Miscarriage). Shumica e aborteve spontane ndodhin zakonisht në 14 javët e para të shtatzënisë por nga një herë ky lloj aborti ndodh aq herët sa që gratë nuk arrijnë të ndërgjegjësohen për shtatzëninë e tyre.
3. Periodat e dhimbshme dhe me shumicë mund të shkaktohen edhe nga përdorimi i kontraceptivëve që  vendosen në brendësi të mitrës nga mjeku.
4. Në rast se periodat e dhimbshme vijnë gjithnjë duke u shtuar në sasi dhe kohë, ju mund të keni një çrregullim gjinekologjik të tillë si Fibroids ose Endometriosis.



Main menu 2