Jump to Navigation

Keni perioda të dhimbshme?

Shumë femra ndjejnë dhimbje të lehta në formë shtërzimesh në fund të barkut gjatë zakoneve. Këto dhimbje konsiderohen normale deri atëherë kur nuk e çrregullojnë aktivitetin e përditshëm. Zakonisht këto lloj gjendjesh qetësohen nga marrja e kokrrave kundër dhimbjes. Në se gjatë zakoneve keni rregullisht dhimbje të forta atëherë ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Ja disa nga rrethanat kur periodat bëhen të dhimbshme:
1. Në rast se gjatë periodave keni dhimbje në fund të barkut por jo më të rënda se periodat e mëparshme dhe që nuk dëmtojnë aktivitetin tënd të përditshëm kjo gjendje mund të konsiderohet normale dhe mund të qetësohet duke marrë ilaçe kundër dhimbjes.
2. Në rast se periodat vijnë gjithnjë duke u shtuar në sasi dhe kohë, ju mund të keni një çrregullim gjinekologjik të tillë si Fibroids ose Endometriosis. Fibroids janë tumore jo kanceroze që rriten ngadalë në brendësi të murit muskulor të mitrës. Ata kanë dimensione sa një kokër bizele e deri sa një kokërr rrushi dhe mund të jenë të veçuar por edhe të grupuar. Kur janë të vegjël nuk krijojnë probleme por kur grupohen ato mund të shkaktojnë hemorragji të rëndë nga mitra dhe shterpësi femërore. Një ndër tre gra të bardha mund të mos lindin nga fibroidet. Endometriosis është ajo gjendje kur veshja e brendshme e mitrës (endometrium) ju ngjitet edhe organeve të tjera që ndodhen në brendësi të legenit si p.sh. vezore, zorrë etj. Kjo veshje e brendshme e mitrës ndërrohet një herë në muaj me anë të fenomenit të periodave. Këto perioda normalisht dalin nga vagina por në endometriozë ato gjejnë edhe rrugë të tjera për tu derdhur dhe për të invaduar organet për rreth mitrës. Endometriozat e rënda mund të çojnë në shterpësinë femërore. Një në pesë gra e vuajnë këtë sëmundje.
3. Dhimbjet gjatë periodave mund të shkaktohen edhe nga përdorimi i kontraceptivëve që vendosen në brendësi të mitrës nga mjeku.
4. Në rast se intensiteti i dhimbjeve vjen gjithnjë duke u shtuar nga perioda në periodë dhe në periudhën midis periodave keni dhimbje në fund të barkut dhe prapa shpine dhe sekrecione vaginale jo të zakonshme, atëhere ju mund të keni një infeksion të organeve reproduktive (Pelvic Inflamatory Disease). Shumë gra zbulohen rastësisht për këtë infeksion kur ata vizitohen se nuk ngelin shtatzëne dhe nga që për më tepër ky infeksion nuk paraqet shenja të veçanta. Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.



Main menu 2