Jump to Navigation

Keni probleme me penisin?

Dhimbja dhe pezmatimi i penisit shkaktohet më shpesh nga ndonjë infeksion urinar apo nga ndonjë infeksion i lëkurës së penisit. Ky infeksion mund të vijë edhe si rezultat i fërkimeve që ndodhin gjatë aktivitetit seksual.

Kujdes! Në rast se fara juaj është me rrema gjaku kjo gjë mund të ketë origjinën nga enët e vogla të testeve ose të tubujve të gërshetuar që depozitojnë spermën. Një dukuri e tillë e rastësishme mund të mos jetë shkak për tu shqetësuar por në se kjo gjë përsëritet atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë probleme me penisin:
1. Në se penisi ka një acarim të dhimbshëm të lafshës që mbështjell kokën e penisit, vetëm gjatë ngrehjes dhe në se nuk jeni bërë synet, atëherë ju mund të keni një ngushtim anormal të kësaj lafshe në zonën e saj të hapjes (Phymosis). Në se deri në moshën 5 vjeç nuk bëhet e mundur të tërhiqet lafsha për të dalë koka e penisit atëherë mund të nevojitet syneti (Circumcision) që bën të mundur nxjerrjen e përgjithmonshme në pah të kokës së penisit. Në se pas tërheqjes së lafshës për të nxjerrë në pah kokën,  nuk mund të rikthejmë më lafshën në atë pozicion të mëparshëm që mbulonte kokën e penisit (Paraphimosis) atëherë duhet lajmëruar menjëherë autoambulanca sepse unaza e lafshës mban të shtrënguar pjesën e prapme të kokës, duke bllokuar qarkullimin e gjakut dhe për pasojë duke shkaktuar ënjtje dhe dhimbje të padurueshme. Gjatë kohës së pritjes së autoambulancës përdorni lokalisht kompresa të ftohta.
2. Në se penisi qëndron mbi 4 orë i ngrehur dhe pa pasur ndonjë dëshirë seksuale sëmundja merr emrin Priapism. Kjo vjen si pasojë e bllokimit të qarkullimit të gjakut në penis nga disa sëmundje. I sëmuri në këtë rast duhet transportuar menjëherë në repartin e urgjencës mjekësore për të shmangur dëmtimet e pariparueshme dhe vetëm me një age e një shiringë lehtësohet gjendja.
3. Në se acarimi i dhimbshëm shfaqet vetëm gjatë urinimit atëherë lexo Keni urinim të dhimbshëm?
4. Në se keni një acarim të dhimbshëm të kokës dhe lafshës së penisit ju mund të keni një infeksion që quhet Balanitis. Sipas shkaktarit të infeksionit mund të përdoren antibiotikë ose antimykotike dhe në rast se të infeksioneve seksualisht të transmetueshme duhet të mjekohet edhe partneri. Që të mos ri përsëritet mund të bëhet syneti.
5. Në se acarimi i dhimbshëm është shpërndarë në të gjithë penisin atëherë kjo mund të jetë shkaktuar nga ndonjë reaksion alergjik nga përdorimi i prezervativëve dhe kremrave kontraceptivë si Eczema dhe Contact Dermatitis.
6. Në se në lëkurën e penisit tuaj keni ulcera ose zona të pezmatuara ose me flluska të vogla atëherë ju mund të keni shenjat e infeksioneve seksualisht të transmetueshme si p.sh. (Genital Herpes).
7. Në se në lëkurën e penisit tuaj keni rritje të mishta të lëkurës në formë lezash apo lythesh, të veçuara ose të bashkuara ju mund të vuani nga një infeksion viral seksualisht i transmetueshëm me emrin Genital Warts.
8. Në se keni plagë apo ulçer me krater të sheshtë ju mund të keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme me emrin Syphilis ose kancerin e penisit (Cancer of the penis).
9. Në se keni sekrecione qelbi nga penisi atëherë mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshme që quhet Gonorrhoea.
10. Në se gjatë ngrehjes penisi juaj nuk qëndron drejtë por i përkulur në një anë ju mund të vuani nga Peyronie’s Disease. Në rastet e lehta nuk ka nevojë për trajtim por kur përkuljet janë të mëdha atëherë nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.



Main menu 2