Jump to Navigation

Keni probleme me testet dhe skrotumin?

Testet janë dy organe të njëjtë në formë ovale të cilat prodhojnë farën e mashkullit ndërsa skrotumi është qesja mbështjellëse e këtyre organeve.
Vetë ekzaminimi i rregullt i testeve është i rëndësishëm sepse mund të zbulojë ndonjë xhungë apo ndonjë ënjtje të tyre. Një ënjtje e dhimbshme e testeve kërkon një vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë probleme me testet dhe skrotumin:
1. Në se keni dhimbje dhe ënjtje të njërit prej testeve shkaku mund të jetë përdredhja e kordoneve që mbajnë varur testet (Torsion of the testis).
2. Një shkak disi më pak serioz që mund të interesojë edhe testin tjetër mund të jetë infeksioni i testeve dhe i atyre tubujve të gërshetuar që mbajnë të depozituar spermën (Epididymo-orchitis) i shkaktuar nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm ose i ardhur nga një infeksion me origjinë virale të gjëndrave të pështymës (shytat).(Mumps). Në se keni vrarë organet tuaja gjenitale dhe brenda një periudhe dy ditore konstatoni dhimbje dhe ënjtje të testeve, ju mund ti keni dëmtuar testet prandaj duhet të kërkoni urgjentisht autoambulancën!
3. Në se konstatoni ndonjë zmadhim të pa dhimbshëm në teste ju mund të keni Epididymal Cysts që janë flluska të vogla të parrezikshme të cilat zhvillohen pranë tubujve të gërshetuar që depozitojnë spermën, por në raste të tilla nuk mund të përjashtohet edhe ndonjë kancer i testeve (Cancer of the testis).
4. Në se keni një masë të zmadhuar që përfshin në tërësi mbështjellësen e testeve, atëherë brenda skrotumit mund të jetë grumbulluar lëng (Hydrocele) ose një zmadhim i tillë mund të vijë nga depërtimi brënda skrotumit nëpërmjet kanaleve inguinale i pjesëve strukturale të zorrëve (Inguinal Hernia).



Main menu 2