Jump to Navigation

Jeni impotent?

Impotenca është pamundësia e meshkujve për të ngrehur apo për ta mbajtur ngrehur organin e tyre seksual. Edhe pse është shqetësuese, prapëseprapë vështirësitë që hasen në disa raste janë normale dhe mund të shkaktohen nga faktorë të tillë si p.sh. stresi, ankthi, lodhja ose alkooli. Në se impotenca duket shpesh atëherë duhet të konsultohesh me ndonjë mjek sepse mjekimi i kësaj gjendje mund të arrijë nivele të larta suksesi.

Kujdes! Trajtimi i impotencës nga ndonjë person jo mjekësor mund të vonojë diagnozën dhe mund ta bëjë impotencën një problem edhe më serioz. Prandaj duhet të konsultoheni me specialistët mjekësorë para se të merrni iniciativën për të ndërmarrë ndonjë formë tjetër trajtimi.

Ja disa nga shkaqet e impotencës:
1. Në se problemin e ngrehjes e keni vetëm rastësisht, kjo nuk është për tu shqetësuar mbasi shumë njerëz kohë mbas kohe e përjetojnë një gjë të tillë për më tepër nga ankthi që krijohet sidomos në ato raste kur fillohet një relacion i ri seksual apo nga faktorë të tjerë si stresi, lodhja, pirja e tepruar e alkoolit.
2. Në ato raste kur problemin e ngrehjes e keni të papritur por edhe pse të herëpashershëm, ju ndodh që nga hera të zgjoheni në mëngjes me organin e ngrehur atëherë shkaku mund të jetë me origjinë psikologjike dhe mund të ketë lidhje me ankthin që ju krijohet nga ndërtimi jo i suksesshëm aktivitetit tuaj seksual. Por në rastet kur kjo ngrehja e mëngjesit nuk ju ka ndodhur ndonjëherë dhe problemi ka ardhur gjithmonë duke u rënduar atëherë shkaku mund të kërkohet tek sëmundja e sheqerit (Diabetes Mellitus), tek çrregullimi i ankthit dhe i mërzitjes (Anxiety Disorders), (Depression), tek marrja e medikamenteve antidepresivë (Antidepressant Drugs) sidomos betablokatorët, ndërsa në të moshuarit tek sklerotizimi i enëve të gjakut (Atherosclerosis).
3. Në ato raste kur ju nuk ndjeni në vetvete dëshirë për seks kjo mund të konsiderohet një problem serioz sepse nga kjo gjë pakësohen shanset për të bërë të mundur ngrehjen (Decreased Sex Drive).
4. Një arsye që mund të çojë në impotencë është ankthi që krijohet kur keni derdhje të parakohshme të spermës para futjes ose menjëherë pas futjes së organit seksual në vagjinë (Premature Ejaculation). Për të përmirësuar kontrollin e derdhjes së spermës duhet që menjëherë para derdhjes të ushtrojmë shtypje të mjaftueshme të organit seksual (të kanalit urinar) në zonën para fillimit të kokës me anë të gishtit të madh dhe gishtit tregues.
5. Çelsi për një seks të mirë është komunikimi me partnerin dhe mirëkuptimi reciprok, duke u shprehur pozitivisht dhe me dashuri ndaj njëri tjetrit dhe duke evituar përdorimin e fjalëve që tingëllojnë armiqësore dhe kritike; duke krijuar një plan të përbashkët veprimi që të pëlqehet nga të dy palët. Nuk duhet të sforcohesh për të vazhduar ritualin e kësaj marrëdhënie seksuale të paplotësuar për aq kohë sa nuk ndjehesh i disponueshëm për një gjë të tillë sepse zakonisht kjo gjendje kalimtare gradualisht do të riparohet. Sidoqoftë pas kësaj dëshire të paplotësuar nuk keni pse të dekurajoheni dhe të ktheheni mënjanë, por vazhdoni të rrini të përqafuar dhe duke u përkëdhelur me njëri tjetrin, duke u shpjeguar dhe duke u siguruar se ky çrregullim që vjen nga stresi është diçka e përkohshme dhe se shumë shpejt dashuria do të kthehet.



Main menu 2