Jump to Navigation

Ju dhëmbin kyçet?

Dhimbja e kyçit mund të shkaktohet nga një vrarje ose nga ndonjë ndrydhje dhe shpesh bëhet vetvetiu mirë pa arritur zbulimin e shkakut. Podagra (kur acidi urik është i rritur në gjak) ose infeksioni i kyçit bëjnë që kyçi të ënjtet, të skuqet dhe të nxehet.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë dhimbje kyçi:
1. Në se ju keni pësuar një vrarje në kyç dhe nuk mund ta lëvizni atë dhe kyçi duket i deformuar atëherë ju mund të keni pësuar thyerje të kockës (Fractures), tendosje ose shkitje muskulore (Muscle Strains and Tears) dhe dëmtime, tërheqje apo përdredhje lidhësesh (Ligament Injuries). Në këtë rast ju duhet ti telefononi menjëherë doktorit tuaj!
2. Në se keni vetëm një kyç të skuqur dhe të nxehtë atëherë mund të jetë infeksioni qelbëzues të kyçit (Septic Arthritis) ose podagra (kur kemi të rritur acidin urik në gjak) (Gout) ose infeksioni i kyçit që duket si podagër (Pseudogout).
3. Në se disa prej kyçeve i keni të skuqura dhe të nxehta atëherë ju mund të keni një sëmundje të ngadalshme dhe progresive degjenerative të kyçeve, që i bën ata të dhimbshëm, të ënjtur, të shtangur dhe të deformuar (Rheumatoid Arthritis). Por edhe ndonjë sëmundje infektive bakteriale të zorrëve apo të organeve gjenitale mund të shkaktojë një reaksion me dhimbje kyçesh (Reactive Arthritis). Po ashtu, prekje kyçesh mund të kemi edhe në disa sëmundje infektive virale që karakterizohen me puçrra në lëkurë si p.sh. Rubella apo sëmundja Lyme (Lyme Disease), që zakonisht shfaqet pas pickimit prej ndonjë këpushe.
4. Në se gjatë lëvizjes së kyçit të sëmurë ndjen kërcitje, atëherë mund të keni një sëmundje shtangëse të kyçeve që vjen nga degjenerimi i kërceve të kockave (Osteoarthritis).
5. Në se dhimbja e shpatullës është aq shumë e fortë sa që nuk na len të lëvizim shpatullën atëherë mund të keni ngrirjen e shpatullës (Frozen Shoulder). Mund të merrni ilaçe kundër dhimbjes ose të injektoni lokalisht kortizonikë.
6. Në se keni dhimbje të kyçeve të qafës, të lexoni Keni dhimbje qafe?
7. Në moshën fëminore mund të hasen probleme me këllqet por ata nuk janë serioze ndërsa dy sëmundje që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale si çvendosja aksidentale e kokës së kockës së kofshës (Slipped Femoral Epiphysis) dhe degjenerimi gradual i kokës së kockës së kofshës (Perthes’ Disease), janë mundësi të rralla.



Main menu 2